Dy fjalë për Strategjinë Kombëtare të Diasporës dhe Planin e Veprimit 2021–2025

E hënë, 20 Maj, 2024

Përfshirja ime pranë Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), si pjesë Ministrisë së Europës dhe Punëve të Jashtme ka qenë një privilegj i jashtëzakonshëm. Për popullin shqiptar, që masivisht gjendet e jeton jashtë kufijve të vendit, integrimi i mirëfilltë dhe i organizuar i diasporës përbën një çështje jetike, që meriton prioritet të padiskutueshëm politik.

Strategjia Kombëtare e Diasporës dhe Plani i Veprimit 2021 – 2025 është në këndvështrimin tim një përpjekje e shkëlqyer për arritjen e këtij procesi në të cilin pata mundësi të kontribuoj. Si këshilltar lokal për çështjet e diasporës pranë Ministrisë për Evropën dhe Punëve të Jashtme, për gjashtë muaj kam asistuar  implementimin e planit të veprimit, të cilat kryesisht i përkasin kësaj ministrie.

Nuk duhet harruar megjithatë, që Strategjia është në fillesat e saj dhe  ende  kërkon promovim sidomos për ato aktivitete  që kanë aspekte të prekshme dhe konkrete kërkojnë më shumë kohë. Në mendimin tim, faza promovuese është thelbësore për një strategji të tillë dhe nisur nga kjo, unë kam propozuar disa  aktivitete të ndryshme që e çojnë përpara këtë stad të strategjisë.

Nuk mund të thuhet kurrësesi që puna e zhvilluar gjatë këtyre muajve ka qenë e lehtë dhe pa sfida; ndonëse mbështetja e IOM-it dhe Ministrisë nuk ka munguar asnjëherë. Sfida më e madhe e strategjisë kombëtare është që propozimet e bëra në të, të transformohen në arritje praktike. Është thellësisht e nevojshme në arsyetimin tim që ne, —shteti Shqiptar— ta shohim zhvillimin e marrëdhënies me diasporën tonë si një rritje dypalëshe. Ne nuk duhet të harrojmë pyetjen, çfarë ne mund të bëjmë për diasporën tonë?

Unë besoj se strategjia aktuale mund t’i përgjigjet edhe kësaj pyetjeje. Rritja e bashkëpunimit mes Shqiptarëve të Shqipërisë dhe atyre që jetojnë në diasporë do të vazhdoj me doemos, mbi të gjitha sepse ne i nevojitemi njëri-tjetrit për ta zhvilluar vendin tonë. Nëse plani kombëtar për diasporën ndiqet me rigorozitetin e deritanishëm nga institucionet e qeverisë sonë, unë gjykoj se strategjia do të na japë arsye të tjera shtesë për t’i dimensionuar këto marrëdhënie. Ajo çka do të ndodhë tani që nuk ka më një Ministri për Diasporën do të përcaktojë edhe vëmendjen e qeverisë aktuale në raport me diasporën shqiptare.

Shpesh herë gjatë këtyre muajve, së bashku me skuadrën ku kam punuar jami munduar të gjejmë mënyra për të  prevaluar kërkesat e strategjisë; Personalisht i kam kushtuar një rëndësi të veçantë promovimit të personave me aftësi të kufizuar që jetojnë në diasporë. A nuk do t’ju dukej juve një histori e shkëlqyer suksesi, ajo e një studenti shqiptar të verbër i cili në mënyrë krejtë të pavarur studioi në Gjermani ndërsa sot punon për universitetin e tij, pa harruar të kontribuojë në familje? Ka shumë histori suksesi të ngjashme vlejnë të promovohen dhe lexohen.

Puna e bërë në këto gjashtë muaj dhe pozicioni im në të më bën të ndihem krenar,  jo vetëm sepse në CV-në time sot shkruhet një fakt që tregon rritje personale dhe profesionale; por sepse kam qenë pjesë e një skuadre të veçantë dhe të gatshme për të përmirësuar një çështje thelbësore për diasporën shqiptare. Kontributi im në këtë çështje do të vazhdojë. Ka ende një sërë idesh që unë kam sygjeruar në punë e sipër dhe që shpejt do të konkretizohen. Duhet thënë që unë dhe kolegët e mi nëpërmjet këtij programi fellowship-i kemi përfituar njohuri në fushën e diasporës dhe migracioni dhe jemi të gatshëm të kontribuojmë me tej në ceshtje të tilla, për një Shqipëri më të zhvilluar nga ana sociale dhe ekonomike.

***

Ky artikull është përgatitur nga Z. Stenaldo Mëhilli në kuadrin e programit të IOM Albania “Angazhimi i Diasporës Shqiptare në Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë”, si pjesë e detyrës angazhmit së tij në pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtëme për të mbështetur zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Diasporës dhe Planit të Veprimit 2021 -2005. Opinionet e shprehura në këtë artikull pasqyrojnë pikëpamjet e autorëve dhe nuk janë domosdoshmërisht përfaqësuese të opinionit të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).

Programi i IOM “Angazhimi i Diasporës Shqiptare në Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë” finnacohet nga Ministria e Punëve të Jashtme Italiane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, implementohet në bashkëpunim me Ministritë e linjës si dhe me si dhe përfshirjen operacionale të Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim (AICS) në Shqipëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 