Shprehitë dhe fjalët e urta popullore janë ruajtur me fanatizëm për shekuj të tërë ndër arbëreshët e Italisë, si pjesë e kolanës së pasur të trashëgimisë kulturore që kanë pasuar nga brezi në brez prej gjashtë shekujsh. Studiuesit Bellusci Costantino dhe Flavia d’Agostino i kanë përmbledhur në një vepër studimore, “Arbashkuar” (Arbërishtja e Bashkuar). Studiuesi kanë ngacmuar kuriozitetin e lexuesve duke publikuar disa nga shprehjet dhe proverbat e katundit të Mashqiti.
- Atë çë mbillan kùarran – Atë që mbjell do korrësh
- Barku plot, këmba lot – Barku plot, këmba lot
- Buka më a ëmbal isht atë çë hahat ma djersë – Buka më e mirë është ajo që nxirret me djersë.
- Fjàla më a mira isht atë çë nëng thuhat – Fjala më emirë është ajo që nuk thuhet.
- Gur gur bëhat mur – Gur, gur bëhet mur
- Helq një e merr di – Me një gur vret dy zogj
- Ish dreq njé Korone – Është tamam një Coronèo (njëri fisnik)
- Ish i egër si kulumbrì – Është i egër si kulumbri (frut i egër)
- Ishte me bithe perdhe – Ishte më këmbë në tokë
- Ku hin dialli nëng hin mjedkun – Ku hyn dielli, nuk hyn mjeku
- Kur zogji veta e vjen, o stisan o ka folén – Kur zogu vete vjen, ose ka ose po ndërton folenë.
- Kur tjètar nëng ke, ma një plake veta fle – Kur s’ke pulën do hash sorrën
- Kush fle ma qenin, ngrihat ma plèshtat – Kush fle me qenin, zgjohet me pleshta
- Kush nëng ka kocë ka këmbë – Shtrij këmbët sa ke jorganin/ DiasporaShqiptare
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.