Shqiptarët në Kinë dhe Azi pa pasaporta, asnjë zgjidhje zyrtare

E hënë, 29 Prill, 2024

“Shqiptarët në Kinë dhe Azi, nuk do të kenë shancin e bërjes së pasaportës biometrike në Pekin”. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe pas deklaratës së bujshme nga Ministria e Brendshme tre muaj më parë në lidhje me këtë çështje. “Treshja e famshme”, Ministri e Brendshme, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme si dhe kompania Aleat, sërisht kanë gënjyer hapur dhe pa problem atë që e kanë publikuar vetë disa muaj më parë.

Ministria e Jashtme “gënjen”

Burime nga brenda Ministrisë së Jashtme, kanë deklaruar se “procesi i bërjes së pasaportës dhe kartës së identitetit për shqiptarët që jetojnë në Kinë dhe Azi nuk do të bëhet. Të paktën tani për tani”. Deklarata si e thënë në një kafene nga një institucion diplomatik, ka ngritur edhe më tepër alarmin dhe problemin e madh të marrjes së pasaportës në Pekin për shumë shqiptarë, ku një pjesë e tyre për shkak të gjendjes së pandemisë në vend dhe pamundësisë për të shkuar dhe marrë pasaportën në Shqipëri, janë në “ditë të hallit” me punëdhënësit, lejen e qëndrimit dhe zyrat e emigracionit. Faji, sipas ministrisë i ngelet kompanisë Aleat për gjendjen aktuale, ndërkohë kjo e fundit akuzon ministrinë për neglizhencë totale.

Neglizhenca e ambasadës

Kërkesa për dokument zyrtar në lidhje me shtyrjen e vlefshmërisë së pasaportës aktuale ose që ka skaduar, duket se bie në vesh të shurdhër nga Ambasada Shqiptare në Pekin. Edhe pse shqiptarët e interesuar kanë kontaktuar zyrtarisht me e-mail ambasadën, përgjigja ndaj tyre ka ardhur shumë kohë më vonë, duke mos dhënë asnjë rezultat.

Por jo vetëm kaq. Skandali për këtë problem është edhe më i thellë. Teksa ish-konsulli Shkëlzen Imeraj ka dhënë disa herë dokument zyrtar për shtyrjen urgjente të afatit të pasaportave për shqiptarët, pasuesja e tij në këtë post, kundërshton dhënien e këtyre dokumentave duke i quajtur “të pabazuara në fakte dhe ligj”. Dalja “bllof” e kolegut diplomat për një dokument me firmë, vulë dhe numur protokolli të cilin zyra e emigracionit e ka njohur fare mirë dhe pa asnjë problem, është tjetër skandal i institucionit diplomatik më të lartë shqiptar në Kinë dhe Azi.

Dhe teksa sheh për shkak të gjendjes së pandemisë, dhënien e dokumentit zyrtar nga ambasadat e disa prej vendeve më të varfëra në botë si Liberia, Ghana apo Somalia për shtetasit e tyre, për shqiptarët në Kinë ngelet të thuhet vetëm “Zoti vëntë dorë mbi ne”.

Edison Myrteza 
8 tetor 2021 PEKIN 

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 