Itali/ Thirrja drejtuar prindërve për trashëgimin e gjuhës shqipe

E premte, 3 Maj, 2024

Federata Kombëtare e Shoqatave Shqiptare në Itali e shqetësuar nga indiferenca e disa prindërve të cilët nuk arrijnë të gjejnë vetveten në dërgimin e fëmijëve të tyre pranë qëndrave të mësim dhënies së gjuhës shqipe ka ndërmarrë një nismë për ti bërë thirrje të dëgojnë fëmijët të mësojnë gjuhën amtare.

“Edukimi i fëmijve nuk është vetëm ushqimi dhe veshja që u japim atyre, por edhe trashëgimia e gjuhës që na kanë mësuar prindërit tanë si pjesë e pandashme e identitetit tonë. Një detyrim moral të cilin duhet ta bëjmë të gjithë, sepse nëpërmjet gjuhës shprehet, kultura, arti, historia, trashëgimia kombëtare, shpirti e qytetërimi i një kombi. Kjo situatë alarmante duhet të jetë një këmbanë thirrje sensibilizuese për shumë familje shqiptare, por edhe për mjaft organizata e shoqata vullnetare të cilat duhet ti shtojnë përpjekjet e tyre edhe në bashkëpunimet e tyre me komunat ku janë të rregjistruara .

Shembujt nuk na mungojnë në disa provinca e komuna të shoqatave tona “Shqiponja” në Bergamo. “Alba Calcinato” në Brescia, ”Besëlidhja” në Rovereto. “Alba Bell”në Belluno. “Skënderbeg” në Fermo, “Sofra Shqiptare” në Lecco, “Shqiponja APS” në R.Emilia. “Imparare L’Albanese” në Padova, ”Radici e Ali” Ortona(Chieti) ”Rinia” në Riva del Garda .

Të gjitha këto shkolla janë në gadishmëri me mësuesit e tyre për ju, të cilët e meritojnë të quhen mrekullia shqiptare.Vullnetarë të pa lodhur,prindër të mrekullueshëm, bashkëpuntorë e patriotë të devotshëm. Në shumë vende, përfshirë edhe trojet tona, gjuha shqipe po diskriminohet nga shumë faktorë, por ne që jetojmë larg atdheut kemi të drejtë ta ruajmë dhe ta mësojmë atë në mënyrë të rregullt gjuhë se: “Shenja e kombit është gjuha. Çdo komb njihet me anë të gjuhës” na  kujton i madhi S.Frashëri. Pavarësisht kushteve se ku jetojmë e punojmë do të na duhet ti kthehemi gjuhës sonë të bukur shqipe, sepse vetëm kështu nderojmë veten dhe atdheun. Me këtë rast ,apelojmë të gjithë prindërit shqiptarë brënda dhe jashtë Italisë që fëmijët  e tyre ti drejtojnë drejt shkollave shqipe”, është ky apeli i Federatës Kombëtare e Shoqatave Shqiptare Itali (FNAI).

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 