Nyjat në gjuhën shqipe: Diakronia dhe sinkronia e një evolucioni tipologjik

E mërkurë, 8 Maj, 2024

Profesor Aristotel Spiro sjell për publikun librin e tij më të ri: “Nyjat në gjuhën shqipe: diakronia dhe sinkronia e një evolucioni tipologjik: prokliza binare dhe enkliza shquese”. Në një rrëfim për gazetën Dielli, gjuhëtari Aristotel Spiro shprehet se ky studim synon t’u japë përgjigje shumë problemeve të deritanishme të pazgjidhura të dijes gjuhësore në lidhje me nyjat. Ky studim hedh dritë mbi marrëdhëniet reale që zhvillohen midis kategorive të ndryshme leksikogramatikore dhe rivlerësimin e tyre kategorial në dinamikën e sotme të zhvillimit të gjuhës shqipe.
RËNDËSIA E NYJAVE NË GJUHËN SHQIPE
Nyjat përbëjnë një nga kategoritë kryesore e më të rëndësishme të gramatikës së gjuhës shqipe. Si në planin diakronik ashtu edhe në atë sinkronik, ato paraqiten si kategoria më e diskutueshme e gramatikës së saj. Shfaqja e tyre pati pasoja të thella për gjithë strukturën e saj gramatikore. Është një gjë e njohur tashmë se gjuha shqipe nuk ka nyja shquese të paravendosura, por e shpreh shquarsinë gramatikisht me anë treguesish që i prapangjiten temës së emrit. Një dukuri e tillë ndeshet edhe në disa gjuhë të tjera ballkanike dhe joballkanike. Tregues të prapangjitur shquarsie marrin emrat, por edhe kategori të tjera leksikogramatikore kur sillen si emra. Ato që emërtohen «nyja të përparme» vetëm formalisht u ngjajnë nyjave, meqenëse funksionalisht kryejnë më së shumti rolin e rregullatorit të lidhjes gramatikore me një fjalë paraprijëse. Nyjat e shqipes kanë qenë disa herë objekt qendror studimi i studiuesve shqiptarë dhe të huaj (H. Pedersen, M. La Piana, N. Mjeda, E. Çabej, S. Riza, Sh. Demiraj, M. Çeliku, B. Bokshi, K. Topalli, M. Samara, C. Tagliavini, V. Pisani, A. Androutsopoulou, A. Spiro, J. Trommer, H. Campos, I. Giurgea etj. etj.). Roli i tyre në ligjërim dhe kompleksiteti i problemeve që paraqesin e justifikojnë këtë interesim. Ato janë studiuar si në planin diakronik ashtu edhe në atë sinkronik. Diskutimi i zgjatur në kohë ka lënë gjurmë edhe në metodat dhe modelet e ndryshme të studimit që janë përdorur (historiko-krahasuese, strukturore funksionale, transformative gjenerative). Duke studiuar problemin e nyjave të shqipes ne duam ta zhvendosim qendrën e njohur të rëndesës së tij studimore në planin diakronik, ndërsa në planin sinkronik të vëzhgojmë statusin e tyre brenda sistemit gramatikor të gjuhës dhe sjelljen e tyre gramatikore.
HISTORIA E LINDJES SË NYJAVE
Historia e prapavendosjes së nyjave shquese në shqipe është njëkohësisht edhe historia e lindjes së tyre. Nyjat e prapme e të përparme kanë lindur njëkohësisht duke qenë pjesë e të njëjtit proces gramatikalizues. Procesi i formimit të nyjave shquese nuk është thjesht procesi i shndërrimit të dëftorit anaforik në morfemë të varur shquese. Është diçka më shumë se aq. Është kalimi nga një sistem pa nyja shquese, pa kategorinë gramatikore të shquarsisë e pashquarsisë në një sistem gjuhësor të ri me nyja shquese, madje të prapavendosura e të përngjitura. Për këtë u shfrytëzuan disa mjete gramatikore. Dëftori anaforik luajti në këtë proces sigurisht rolin themelor. Nëpërmjet përdorimit të një radhe të dyfishtë formash të plota e të patheksuara u kalua në sistemin e dyfishtë të nyjave të përparme. Format e plota të dëftorit anaforik u përdorën për krijimin e nyjave shquese enklitike, të cilat vijimisht u përngjitën, ndërsa format e patheksuara u përdorën për krijimin e nyjave të përparme. Por nuk ishte vetëm dëftori anaforik që u shfrytëzua në këtë proces. Përveç tij, u shfrytëzuan edhe morfemat e sistemit gjuhësor ekzistues në fund të fjalës, të cilat nuk u hodhën poshtë, ashtu si mbaresat e tjera, për arsye të përdorimit të tyre të vazhdueshëm (mbaresa e rasës kallëzore njëjës të emrave mashkullorë e femërorë) e të qartësisë së tyre fonetike (mbaresa e rasës emërore njëjës e emrave femërorë), si dhe rianalizimet analogjike (mbaresat nyjore të shumësit). Prania diakronike e këtyre formantëve tregon se kalimi në një gjendje pa nyja shquese në një gjendje me dy palë nyjash shquese të prapangjitura dhe nyjash të përparme nuk paraqitet si një proces i thjeshtëzuar: rënie mbaresash të vjetra indoevropiane dhe zëvendësim i tyre prej mjetesh të tjera gramatikore, të cilat çuan në krijimin e nyjave shquese. Nuk ka pasur ndonjë fazë vakuumi morfematik në fund të emrave të (proto)shqipes. Morfemat e vjetra të varura kanë bashkëjetuar dhe janë bashkëpërdorur me morfemat e reja të lira duke ndikuar njëra-tjetrën: morfemat e vjetra duke nxitur varësinë e formave të plota të dëftorëve anaforikë, ndërsa këta duke ndihmuar në riinterpretimin e tyre si formantë shquarsie. Proceset gramatikalizuese që filluan me krijimin e një sistemi lakimi të dyfishtë për shkak të përdorimit të nyjës shquese të prapangjitur, vijuan me përdorimin e nyjës së përparme si fjalë klitike në mjedise të ndryshme sintaksore, të cilat e ndërruan krejt pamjen morfologjike, në atë masë sa mund të flitet për një gjuhë cilësisht të re, vijim i një gjuhe tjetër, e cila quhet konvencionalisht protoshqipe, por që mund të identifikohej në kuadrin e një diskutimi shkencor me ilirishten e jugut. Përdorimi i mëtejshëm i nyjave të përparme ndoqi fatin e morfemave të lira: sa më afër nyjave shquese janë ndodhur, aq më shumë kanë ndjekur rregullsinë fillestare të përkatësisë së formave të plota me ato të patheksuara.
HISTORIA E NYJËS SË PRAPME TË SHQIPES
Historia e nyjës së prapme të shqipes nuk është vetëm historia e prapavendosjes së klitikëve dëftorë. Përemrat dëftorë përbëjnë sidoqoftë pjesën kryesore të kësaj historie.
Origjina e nyjave të përparme çon përjashtimisht tek përemrat dëftorë të dikurshëm. Përkundrazi, nyjat e prapme shquese e kanë origjinën jo vetëm tek përemrat e dikurshëm dëftorë të pasvendosur, por edhe në mjete të tjera gramatikore (mbaresa të dikurshme rasore të riinterpretuara si formantë shquarsie). Nyjat e përparme paraqesin një simetri të plotë përdorimi e përndarjeje. Përkundrazi, nyjat e prapme janë më heterogjene përsa i përket origjinës së tyre në krejt sistemin rasor (khs. nyjat e prapme shquese në rasën kallëzore njëjës dhe në rasën emërore njëjës të emrave femërorë). Nuk ka një përkatësi të plotë univoke midis nyjave të përparme dhe atyre të prapme. Edhe nga kjo pikëpamje dëshmohet se historia e enklizës se shquar të shqipes zë fill tek nyjat e përparme të saj. Edhe pse origjinarisht dëftorë klitikë, ato nuk arritën kurrë të zhvilloheshin në tregues gramatikorë shquarsie. Pavarësisht se mjedisi sintaksor i përdorimit të tyre zanafillës ka qenë sintagma emërore, statusi i lidhjes së tyre ka qenë gjithmonë i varur. Mandej, lidhja e ngushtë që krijuan me mbiemrat nuk përbënte një truall truall të favorshëm për gramatikalizimin e një proklize shquese. Në këto kushte, e gjithë loja gramatikalizuese e shquarsisë në shqipe u zhvillua në pozicion enklitik.
DISA PËRFUNDIME TË RËNDËSISHME TË NYJËS NË GJUHËN SHQIPE
Mund të thuhet si përfundim se 1) Shqipja nuk ka pasur kurrë nyjë shquese të paravendosur, ashtu si gjuhët balte dhe sllave. 2) Nevoja për shquarje është origjinarisht nevojë për plotësimin strukturor – kuptimor të sintaksës, një tregues i prirjes për “morfologjizim” të sintaksës. Nyjat e prapme e të përparme kanë lindur njëkohësisht duke qenë pjesë e të njëjtit proces gramatikalizues. ndërsa tek nyjat e prapme kanë vepruar më shumë ndryshime fonetike, tek nyjat e përparme vërehet më shumë veprimi i rrafshimeve analogjike. Megjithatë nuk mbetën pa u prekur nga ndryshimet fonetike edhe nyjat e përparme, sikundër rianalizime analogjike kanë ndodhur edhe tek nyjat e prapme. Nyjat e përparme janë fjalë klitike. Për nga sjellja gramatikore, ato ngjajnë me fjalë të tilla si parafjalët (me, në, nga, prej etj.), trajtat e shkurtra të përemrave vetorë (i, e, ia, ua), me «pjesëzat» që shërbejnë si tregues gramatikorë të kohëve apo diatezave foljore (do, u). Si fjalë klitike nyjat shfaqin disa veçori fonetike dhe gramatikore karakteristike për këtë kategori fjalësh. Janë të patheksuara dhe së bashku me fjalën e bashkëpërdorur tentojnë të shqiptohen si një tërësi e vetme fonetike, krijohet si të thuash një «fjalë fonetike» e përbërë nga një fjalë me kuptim konceptual dhe një fjalë me kuptim gramatikor. Lidhja që krijon me fjalën e përcaktuar bujtëse është kaq e fortë, saqë funksionalisht paraqitet shpesh si një njësi e vetme. Megjithatë, jo vetëm analiza gramatikore, por edhe intuita gjuhësore e shqipfolësve mund t’i identifikojë fjalët klitike si njësi të mëvetësishme të dallueshme qartë. Nyjat e përparme në shqip janë fjalë proklitike, ndërsanyjat e prapme tashmë janë pjesë e strukturës së emrave, janë morfema gramatikore të varura. Por dikur ato kanë qenë fjalë klitike dhe madje në pozicion enklize. Është pikërisht ky pozicion që ka favorizuar gramatikalizimin e tyre të shkallëshkallshëm, nga dëftor anaforik në nyjë shquese të prapavendosur dhe më së fundi në morfemë të varur shquese, duke iu trupëzuar përfundimisht fjalës së përcaktuar bujtëse.
NYJAT E PËRPARME TË SHQIPES
Nyjat e përparme të shqipes klasifikohen si kategori e mbyllur fjalësh. Edhe pse elemente analitike, ato përdoren para formave eptuese, duke qenë edhe vetë të eptueshme. Së bashku me nyjat e prapme, ato përbëjnë si argumentin më të kumbueshëm të një tipologjie të përzier sintetike analitike të shqipes. Historia e nyjave të përparme i ndjek këto deri në ditët e sotme: prirja e tyre gramatikalizuese vijon, veçse kësaj here nga e djathta. Si rrjedhojë e përdorimit të vazhdueshëm ato zhvillojnë një lidhje kohezive me bujtësit e tyre emra, mbiemra, përemra e folje, saqë këta ndihen të pamjaftueshëm në kryerjen e funksioneve sintaksore pa ndihmën e nyjave ose / dhe fjalëve të tjera gramatikore. Kjo lidhje gramatikore evidenton një tipologji gjuhësore të veçantë, e cila karakterizohet nga pamjaftueshmëria funksionale e fjalëve me autonomi leksikore e morfologjike. Kjo pamjaftueshmëri plotësohet nga bashkëpërdorimi i tyre me fjalët proklitike që u paraprijnë. Shpesh fjalët e shqipes krijojnë një lidhje të tillë brenda fjalisë, saqë shprehja e njërës nënkupton shfaqjen e tjetrës, pa përdorimin e së cilës sintagma nuk mund të quhet e plotë. Kjo mënyrë lidhjeje i afron kaq shumë fjalët në kuadrin e sintagmave, saqë i jep sintaksës shqipe një karakter morfologjizues.
ROLI I EMFAZËS NË NXITJEN E PROCESIT PËRFTUES TË NYJAVE TË PRAPME E TË PËRPARME
Parë në kontekstin ballkanik, konstatohet roli i emfazës në nxitjen e procesit përftues të nyjave të prapme e të përparme prej dëftorëve klitikë, të cilët përdoreshin para përcaktorëveme funksion caktues emfatik (në shqip e rumanisht). Dëftori klitik i (proto)shqipes dhe i (proto)rumanishtes nuk arritën kurrë të evoluonin në morfema shquarsie. Dëftorët klitikë të gjuhëve ballkanike shënojnë fillimin e një gramatikalizimi, i cili çoi në lindjen e nyjave shquese. Nyja shquese në shqipe ka lindur nga dëftori klitik, i cili iu pasvendosemrit të përdorur në një sintaksë emfatike. Ajo ka lindur duke u përdorur në sintagmën emër + dëftor klitik anaforik + emër në gjinore, e cila vijimisht u transformua në skemën emër + dëftor klitik anaforik + përcaktor. Fillimisht dëftori klitik është përdorur para përcaktorëveme funksion caktues emfatik, ndërsa pas prapangjitjes së nyjës enklitike tek emrat ajo u ripërdor para përcaktorëve si pasojë e krijimit të një «vakuumi» ndërtimor në trajtën e vet të patheksuar joemfatike. Emërtimi i saj si nyjë justifikohet vetëm në plan formal, por nuk planin kuptimor funksional ajo nuk ka asgjë të përbashkët me nyjën. Rumanishtja ose nëna e saj dakishtja, sikundër latinishtja vulgare ballkanike, nuk ka pasur nyja shquese të paravendosura. Nyja e prapme në rumanishte ka lindur nën ndikimin e latinishtes vulgare(të folur nga ilirët e romanizuar, por ndoshta edhe nga popuj të tjerë të romanizuar), sintaksa e së cilës ishte e ndikuar nga sintaksa e (proto)shqipes. Fakti që në disa dialekte të sotme rumune apo në thjeshtligjërim gjenden gjurmë të përdorimit të nyjave shquese të paravendosura, apo të strukturave me vlerë nyjore shquese (Niculescu 1996/7: 258) tregon se modelet e romanizimit në Daki dhe proceset gramatikalizuese jo gjithmonë kanë ndjekur të njëjtën rrugë. Është fakt se bullgarishtja nuk arriti të zhvillonte një sistem nyjash të përparme tek përcaktorët emërorë apo mbiemërorë, që do të na ndihmontepër të arritur tek ai mjedis gramatikalizues i natyrshëm i një enklize shquese. Kjo rrethanë na detyron që t’i shohim nyjate prapme shquese të bullgarishtes të kenë lindur e të jenë zhvilluar nën ndikimin e (proto)rumanishtes. Duke shfrytëzuar një skemë të gatshme morfologjizimi, atë të rumanishtes, e cila mund të përdorte në atë fazë dëftorin klitik pa qenë nevoja e shfaqjes së një përcaktori të pasvendosur, bullgarishtja zhvilloi vetëm nyjën e prapme shquese. Kjo shënoi edhe fillimin e Lidhjes Gjuhësore Ballkanike./Dielli/
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 