Loja narrative romaneske si shtresëzim semiotik

E hënë, 6 Maj, 2024

Letërsia është një formë komunikimi ku e brendshmja dhe e jashtmja krijojnë një marrëdhënie varësie që realizohet midis një dhuruesi dhe një përfituesi, homologjikisht autorit dhe lexuesit. Nëse ndalemi te periudha postmoderniste autorët i sërvirin publikut ( lexuesit)  forma dhe teknika të ndryshme narrative duke e bërë veprën letrare elastike ndaj ekuilibrit tradicional.

Nëse ndalemi te dhuruesi i tregimit, novelë apo romanit duhet të specifikojmë tri nivelet që jetësojnë shkrimin, e në këtë mënyre rrëfimin e ndajmë në:

Së pari kur rrëfimi mbështetet te një person fizik i cili ka një jetë, personalitet dhe një pozitë të caktuar shoqërore i cili është autori.  Konceptimi i dytë diferencon autorin me narratorin ku rrëfimtari gjendet në dy pozita; në rrëfimtar të gjithëdijshëm i cili di të fshehtat e personazheve dhe atë që personazhet do të veprojnë, pra kontrollator ndaj çdo situate të krijuar brenda botës së trilluar, kurse konceptimi i tretë studiuesit kanë krijuar një largpamësi midis rrëfimtarit të gjithëdijshëm dhe personalitetit të pavarur të personazheve ku të brendshmen e tyre e dinë vetëm ata dhe në instanca të caktuara shfaqen e shpalosin ide, mendime e në sekuenca të tjera mbyllen në vetvete. Pra, krijohet  një lojë e pafundme potencialesh ku veprimet, fjalët e gjestikulacionet e personazheve përbëjnë një gamë të gjërë teknikash që letërsia i përthyen në figura të analepsës, prolepsës retrospektive. Është lehtësisht e konkludueshme se autori siç e thotë Poe “…do të shihet se njeriu prodhimtar është gjithnjë plot fantazi dhe se njeriu me të vërtetë imagjinar nuk është tjetër veçse analist”. Autori mvishet me petkun e krijimtarisë dhe i jep publikut produktin e vetë origjinal.  Me këtë panoramë lexuesi i kujdesshëm bën një ndarje mes narratorit dhe autorit, pra narratori nuk mund të jetë autori e lexuesi duhet të kuptojë mirë gjuhën e tekstit që sipas Benvenistes ndahet në dy spektra në artikulim dhe integrim që përbëjnë izotopinë e romanit.

Artikulimi si një formë shkrimore që çon drejt fiktivitetit degëzohet në narrativën empirike pasi pjesë e saj është historia e pikërisht kjo vihet në pah historia e personazheve. Integrimi si proces është më i rëndësishëm pasi sekuencat e shkëputura kalojnë në një shpërndarje heterokronologjike duke sjellë retrospektivën dhe elementët e saj përbërës, prandaj integrimi narrativ nuk paraqitet në mënyrë të rregullt simetrike, por si një teori arkitukturore në forma të çrregullta ku mini-segmentet e demonstrojnë etapa të ndryshme duke çuar rrjedhën e ngjarjeve në forma të reja të letraritetit.

Siç u lartpërmend përveç narratorit kryesor kemi edhe narratorët e zërave të personazheve ku përmendim romanin e Fatos Kongolit “Lëkura e qenit “ku z.Tarapi është ai që rrëfen, rrëfyesi personazh i cili mbart peshën më të madhe por ka vetëm një sekuencë përjashtimore ku Lori merr pjesë në rrëfim. Në këto kushte aludojmë që rrëfyesi i ka besuar rrëfimin njërit prej personazheve pasi ai vetë nuk ka informacione për marrëdhënien mes tyre. Në një situatë rrëfimin e udhëheq Lori e cila rrëfen për vetveten, për nënën, për problemet e vuajtjet e saj që ka kaluar ku ligjërimi merr trajtën e një përshkrimi të dhimbshëm duke nisur nga medaljoni si simbol e deri te brenga e saj shpirtërore. Vdekja e nënës  dhe e babait i ka prishur mbrojtjen emblematike e ajo ndihet e rrezikuar dhe e mësuar me këtë fakt ajo flet me gjakftohtësi ndaj situatave të krijuara në jetën e saj; citoj “Më pyete për medaljonin dhe mua më duhet të prish humorin. Medaljoni i përkiste nënës sime. Ajo vetë e kishte trashëguar  prej nënës së saj dhe sot, as njëra dhe as tjetra nuk janë më. Këtu nuk ka ndonjë gjë që të më ngjallë interes. Interes nuk ngjallin as vdekja e babait të nënës sime, as e tim eti. Njerëzit nuk e çajnë kokën. Të gjithë vrapojnë si të çmendur, shumica nuk e dinë se përse dhe për ku, mjafton të vrapojnë, të mos mbeten prapa je i humbur, kurrkush nuk merakoset për ty, edhe sikur të shqyejnë egërsirat në mes të ditës, besnikë ndaj asaj shprehjes së vjetër sipas së cilës “ delen që ndahet nga tufa e ha ujku e qeni”

Parantezisht, kemi të bëjmë me një histori dashurie të shfaqur në tri breza në fillim nëpërmjet retrospektivës arrijmë të kuptojmë që Kristi fëmijë, nxënës shkolle pëlqente shumë mësuese Lizën e cila mbante në qafë një medaljon i cili e shoqëron rrëfyesin tonë në etapat e rritjes së tij. Në një kohë të dytë i shfaqet Dolora që ishin në të njëjtin brez e bukur dhe sharmante e cila bëhet enigmatike nga medaljoni e atij i kujtohen çastet e fëmijërisë dhe dëshirën për mësuesen., por momenti më kulmor është shfaqja e Lorit në skenë e cila bëhet katalizator për zgjidhjen e skemës së krijuar nga ana e Kristit: tri femra me të njëjtin medaljon. Dolora del se ishte e bija e Lizës dhe e ëma e Lorit.  Medaljoni kthehet në një simbol psikoanalistik, i cili sjell eroticitetin të fshehur në nënvetëdije.  Dëshira erotike për mësuesen përmblidhen te medaljoni ku e bijat e mbesa në rastin konkret janë shtresat palimseste të eroticitetit të fshehur në pavetëdijen e personazhit.

Rrëfyesi bëhet shumë i afërt me lexuesin dhe tregon ngjarje dhe ndodhi të cilat personazhet e tjerë nuk e dinë e këtu mund të përmendim Krist Tarapi i cili impononte djalin e tij Tomin që të shkonin në teatrin e kukullave për të parë gruan e ‘panjohur’ Dolorën ku dita e diele e djali refuzonte për të vetmen arsye sepse e kishte kuptuar këtë raport të fshehtë.  Edhe Marga gruaja e Krist Tarapit ishte në dijeni për lidhjet e tij dashurore, por në konceptim Marga ëndërronte për  një familje të shëndoshë dhe nuk dëshironte të prishte martesën, citoj “ Marga i lexonte, m’i jepte mua t’i lexoja . Ajo nuk më kërkoi ndonjëherë shpjegime dhe unë nuk kisha se çfarë shpjegimesh t’i jepja. Pas marrjes së një letre të tillë Marga mbyllej në vetvete. Nuk pranonte të bënim dashuri. Ma ndalonte të flija me të në shtratin bashkëshortor. Në këto raste isha i detyruar të flija në kuzhinë, mbi kanap, i kënaqur së paku që ajo nuk sajonte skena. Më tej nuk pranonte të dilnim bashkë tek miqtë apo të afërmit për vizita. As shëtitje me fëmijët kur ata ishin të vegjël dhe i nxirrnim nga liqeni. Në këto periudha që ndonjëherë zgjasnin më shumë se dhjetë ditë duke vuajtur nga frika se Margës do t’i sosej durimi dhe do të kërkonte divorcin, unë përpiqesha të pajtohesha…”

Rrëfimtari është shumë transparent ndaj ligjërimit të tij në raport me përfituesin ( lexuesin) dhe e lë të lirë të gjykoj mbi situatat mendimet dhe veprimet e tij. Kristi ka bërë veprime të papëlqyera në sy të djalit dhe Margës por kjo gjë nuk e bën nervoz dhe ia hedh fajin vetvetes duke e vetëquajtur veten “lëkurë qeni”, por a mund ta shfajësojmë dashuritë e tij erotike e pengjet e mbartura prej vitesh?! Zgjedhja e këtij togfjalëshi është e qëllimshme nga ana e autorit i cili do të vë në pah krizën, zbrazëtinë dhe dyshimin mbi vlerat morale e shoqërore.

“…Njerëzve si unë, megjithatë fati u jep verbërisht ca dhurata të pamerituara. Në rastin tim, për shembull, një grua e mrekullueshme. E kjo grua e mrekullueshme, në rastin tim paskej vajtur dëm si gjalpi në lëkurën e qenit. Kështu thoshin. Unë pra isha lëkura e qenit.”

Loja narrative është një proces i shumëfishtë ku rrëfimi kalon në shkallë hierarkike, pra prezantohet protagonisti e më pas rrëfen ngjarjen e të gjitha këto krijojë kodifikime të cilat studiuesit e përkufizojnë si roman bashkëkohor që ka nën vetvete dryna të panumërt e lexuesi fillon t’i hap ato një e nga një duke arritur te kuptimi thelbësor i romanit.

Nga Emine Boriçi