Themelohet Opera e Kosovës, Inva Mula: Vendim historik!

E shtunë, 27 Prill, 2024

Pas shumë përpjekjeve dhe zhvillimeve të hovshme në komunitetin artistik në Kosovë dhe një kontributi të madh nga kompozitorët, instrumentistët, solo-këngëtarët, dirigjentët dhe shumë e shumë personalitete, themelohet institucioni i Operës së Kosovës.

Në Kuvendin e Kosovës dje, me 75 vota pro, deputetët miratuan propozim-vendimin e Qeverisë për themelimin e institucionit te Operës së Kosovës si institucion i shërbimit publik.

Ndër 75 votat për këtë institucion ishin edhe nga deputetë të opozitës.

Kosova është vendi i fundit në Evropë që krijon një strukturë të tillë. Me një aktivitet të bujshëm koncertal duke përfshirë premiera koncertale dhe kompozime të Operës nga vitet ’50, profilet e Operës kanë vazhduar të zhvillohen pandërprerë.

Qeveria e Kosovës ka vendosur themelimin e Operës si një nga prioritetet kryesore në programin qeverisës dhe sot urojmë të gjithë komunitetin muzikor dhe artistik për krijimi i këtij institucioni me rëndësi të madhe për artin në vendin tonë.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar edhe sopranoja shqiptare me famë botërore Inva Mula, duke e cilësuar një vendim historik.

“Themelimi i Operes se Kosovës eshtë lajmi me i bukur i këtyre momenteve qe po kalon bota! Sot me shumë se kurrë kemi nevojë per ART! Bravo Kosovë per vendimin historik!”, shkruan ajo.

Opera është një nga strukturat më të larta të veprimtarisë artistike ndërdisiplinore, dhe si e tillë, është një nga masat më të rëndësishme për zhvillimin e kulturës së një vendi.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 