Zvicra, 730 vite nga themelimi dhe kontributi i shqiptarëve

E diel, 19 Maj, 2024

Data 1 gusht është festa kombëtare e Zvicrës që përkon me themelimin e kombit. Çdo vit organizohen festimet dhe pse këtë herë, ashtu si vjet ato kanë qenë të kufizuara për shkak të pandemisë.

HISTORIKU

Dita përkujton 1 gusht të vitit 1291 që shënon dhe nënshkrimin e Kartës Federale. Sipas legjendës, një grup burrash lirdashës u betuan për besnikëri në livadhin e Rütli (ose Grütli) në bregun e liqenit Lucerne në kantonin e Urit.

Por kjo Kartë zyrtarisht si dokument u njoh vetëm në vitin 1758 kur dhe u rizbulua në arkivat e Schvvyz dhe 1 gushti si festë vjetore nisi më 1899 ndërsa si festë pubike kombëtare më 1 gusht 1994.

SHQIPTARET DHE ZVICRA

Aktualisht vlerësohet se në Zvicër jetojnë më shumë se 300 mijë shqiptarë të cilët e festojnë këtë datë njësoj si zviceranët. “Festimet tona këtë vit vijojnë me mjete virtuale. Shpresoj që keni patur mundësinë të shihi missione1agost, një faqe interneti ku ju mund ti bashkoheni aktivitetit dhe të ndani momente, të bëni komente, të mësoni receta tipike zvicerane, lojëra, sporte e kuriozitete”, thotë në spotin e urimit ambasdori i Zvicrës në Shqipëri Adriane Maitre.

Përveçse Zvicra është mike e madhe e shqiptarëve dhe e Kosovës, ajo është edhe atdhe i dytë për mbi 250.000 shqiptarë. Shumica syresh janë nga Kosova e nga trojet e tjera që dikur sundoheshin nga Jugosllavia. Ata kanë nisur të shkojnë në Zvicër qysh në vitet ‘60, dhe kanë vazhduar të mërgojnë drejt atij vendi për shkak të diskriminimeve kombëtare, politike dhe ekonomike në vendlindjen e pushtuar.

Gjatë luftës ai vend ndihmoi strehimin e të shpërngulurve me dhunë nga Kosova, mbajti ndërkombëtarisht anën e drejtë, dhe vazhdimisht e ka ndihmuar Kosovën pas çlirimit e pavarësisë.

Shqiptarët janë integruar mirë në Zvicër, aq sa shpesh dëgjojmë të thuhet se kombëtarja e Zvicrës është ekipi i tretë më i mbështetur nga shqiptarët, pas Shqipërisë e Kosovës, për shkak të shqiptaro-zviceranëve që luajnë aty.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 