Rritje e lartë e eksporteve në 6 mujorin e parë, tejkalojnë me 16% edhe 2019-n

E premte, 26 Prill, 2024

Eksportet kanë vijuar ecurinë pozitive me rritje dyshifrore edhe në qershor, edhe në krahasim me para krizën pandemike, duke reflektuar rritjen e fortë të dy grupeve, “materiale ndërtimi e metale” dhe “minerale lëndë djegëse e energji”, të favorizuara nga konjuktuara ndërkombëtare.

Eksportet e ushqimeve dhe ato të makinerive e pajisjeve kanë vijuar zgjerimin e qëndrueshëm, ndërsa tekstilet dhe këpucët mbeten të vetmet që janë më poshtë se niveli i 2019-n. Ndërsa në raport me vitin e kaluar rritja është shumë e fortë, për shkak të frenimit të eksporteve gjatë periudhës së karantinës që përfshiu gjithë Europën.

INSTAT raportoi se për 6 mujorin e parë 2021, eksportet arritën në 176.6 miliardë lekë, me një rritje prej 41% në raport me janar-qershor 2020. Ndërsa në krahasim me të njëjtën periudhë të 2019-s, rritja është gati 16%.

Në qershor, eksportet ishin 34.8 miliardë lekë, me rritje 50.8% në raport me të njëjtin muaj të 2020-s (kur shitjet jashtë vendit sa kishin filluar të merrnin veten nga pandemia) dhe 36.6% më të larta në raport me qershorin 2019.

Tekstilet e këpucët mbeten poshtë nivelit të parakrizës, por përmirësohen në qershor

Tekstilet dhe këpucët, grupi kryesor eksportues në vend (me 32% të totalit), vijojnë të vuajnë pasojat e karantinave të reja të Europës. Ndonëse me rritje prej 16.6% për 6 mujorin në raport me janar-qershor 2020, shitjet e këtij grupi vijojnë të mbeten 9.7% më të ulëta në raport me 6 mujorin normal të 2019-s.

Eksportuesit pohojnë se sektori po vuan nga mungesa e porosive të reja, si rrjedhojë e krijimit të stoqeve gjatë karantinës së zgjatur. Megjithatë rihapja graduale e Europës me fillimin e verës ka rritur shpresat për sektorin.

Qershori ka dhënë sinjale pozitive, teksa eksportet e tekstile e këpucëve ishin pothuajse në nivelet e parakrizës, vetëm 0.4% më të ulëta se në të njëjtin muaj të 2019-s. Por frika vijon të mbetet nëse një valë tjetër në muajt e fundit të vitit mund të detyrojë kufizime të reja, që do të ndikonte direkt këtë industri.

Rritje e fortë e materialeve të ndërtimit e metaleve

Eksportet e materialeve të ndërtimit dhe metaleve, grupi i tretë më i madh eksportues në vend (me 20% të totalit) vijuan ecurinë pozitive edhe në qershor. Për 6 mujorin, eksportet e këtij grupi u rritën me 100.5%, ndërsa janë 43.7% më të larta edhe se janar-qershor 2019. Prodhuesi i çelikut, Kurum, që është eksportuesi më i madh në vend po mundohet t’i përgjigjet një kërkese që është në nivele rekord, si në tregun e brendshëm ashtu dhe të jashtëm, dhe ndërkohë çmimet e metaleve në bursat ndërkombëtare po shënojnë rritje.

Ky është grupi me zgjerimin më të madh në vlerë në 6 mujorin 2021, në raport me vitin e kaluar, duke ndikuar në 34% të rritjes totale.

Rritje e fortë edhe për lëndët djegëse

E njëjta tendencë pozitive ka vijuar edhe për mineralet, Lëndët djegëse e energjinë, që është rritur me 89.5% për 6 mujorin në raport me 2020-n, dhe 48% në krahasim me të njëjtën periudhë 2019. Eksportet drejt Spanjës, që është tregu kryesor i kompanisë prodhuese të naftës, Bankers Petroleum, u dyfishuan në qershor, të ndihmuara dhe nga shtrenjtimi i naftës në bursa dhe gjallërimi i kërkesës pas heqjes graduale të kufizimeve.

Ky grup ndikoi në 32.2% të rritjes vjetore për 6 mujorin (në raport me 2020-n), i dyti me ndikimin më të lartë pas metaleve.

Në rritje dhe grupet e tjera

Grupi i ushqime pije dhe duhan ka vijuar tendencën pozitive të nisur prej tre vitesh, duke u zgjeruar me 15.7% për 6 mujorin. Ky grup ishte më pak i ndikuari nga kriza.

Me ecuri pozitive ishin dhe makineritë pajisjet e pjesët e këmbimit, shitjet e të cilit u rritën me 32.5% në raport me 6 mujorin 2020 dhe 35.1% në raport me të njëjtën periudhë 2019.

Sipas INSTAT, Gjatë muajit Qershor 2021, në rritjen e eksporteve prej 50,8 %, pozitivisht kanë ndikuar grupet: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +20,1 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me +14,9 pikë përqindje dhe “Tekstile dhe këpucë” me +4,8 pikë përqindje.

Gjatë muajit Qershor 2021, rritja e eksporteve prej 38,8 %, krahasuar me mesataren mujore të tre viteve (20182020), është ndikuar nga grupet: “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +14,7 pikë përqindje “Materiale ndërtimi dhe metale” me +11,8 pikë përqindje, dhe “Ushqime, pije, duhan” me +5,0 pikë përqindje. Ndërsa grupi “Lekurë dhe artikuj prej tyre” ka ndikuar negativisht me -0,3 pikë përqindje.

Për 6 mujorin, Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të eksporteve, janë: “Materiale ndërtimi dhe metale” me +13,9 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse dhe energji elektrike” me +13,2 pikë përqindje dhe “Tekstile dhe këpucë” me +6,3 pikë përqindje.

Rritet deficiti tregtar

Sipas INSTAT, Në gjashtëmujorin e parë 2021 eksportet e mallrave arritën vlerën 177 mld lekë, duke u rritur me 40,9 %, ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 354 mld lekë, duke u rritur me 30,5 %, krahasuar me një vit më parë. Deficiti tregtar arriti vlerën 178 mld lekë, duke u rritur me 21,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2020.

Rritje e fortë e eksporteve drejt Italisë, Kosovës e Spanjës

Sipas INSTAT, Në muajin Qershor 2021, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Qershor 2020 janë: Italia (28,9 %), Kosova (49,1 %) dhe Greqia (115,3 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Mbretëria e Bashkuar (21,3 %) dhe Ukraina (58,4 %).

Gjatë këtij gjashtëmujori vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (31,8 %), Kosova (66,8 %) dhe Spanja (39,6 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Mbretëria e Bashkuar (27,7 %) dhe Ukraina (39,0 %).

Në muajin Qershor 2021, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Qershor 2020 janë: Italia (16,7 %), Turqia (70,3 %) dhe Kina (19,0 %). Ndërsa vendi me të cilin importet kanë pasur uljen më të madhe është: Greqia (0,8 %).

Gjatë këtij gjashtëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (38,5 %), Turqia (56,5 %) dhe Kina (34,3 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Rusia (10,7 %), Zvicra (25,2 %) dhe Ukraina (22,5 %).

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE-së zënë 60,0 %, të gjithë tregtisë. Në Qershor 2021, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 70,0 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 54,9 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (29,4 %), Turqia (9,2 %), Greqia (6,9 %) dhe Gjermania (6,6 %).

Shkëmbimet tregtare, për gjashtëmujorin e parë 2021, me vendet e BE-së zënë 61,8 % të gjithë tregtisë. Në periudhën Janar – Qershor 2021, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 72,5 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 56,4 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë: Italia (31,4 %), Turqia (7,9 %), Greqia (7,0 %) dhe Gjermania (6,6 %)./ Monitor

Burimi: INSTAT