Remitancat – Motor Zhvillimi ende nënoptimal

E diel, 5 Maj, 2024

Me daljen nga diktatura e gjatë komuniste, Shqipëria krijoi natyrshëm dhe progresivisht një avantazh strategjik, të cilin vazhdon ta ruajë edhe sot: një fuqi punëtore të integruar ekonomikisht në vendet ku emigroi dhe që vijoi të ruajë lidhjet familjare, ekonomike e kulturore me vendin amë. Ndonëse marrëdhëniet e emigrantëve me Shqipërinë kanë njohur oshilacione me kohën, vala e emigracionit të kohëve të fundit dëshmon se Shqipëria edhe për shumë kohë do të jetë një eksportuese neto e fuqisë punëtore. Kjo prirje, e shndërruar tashmë në model ekonomik, kërkon vëmendje dhe trajtim të veçantë e të kujdesshëm nga ana e sektorit publik dhe atij privat. Kështu, kursimet e individëve dhe familjeve shqiptare në emigracion të përhershëm apo të përkohshëm, të nisura drejt atdheut, janë të një rëndësie vitale për vetë rolin që kanë dhe mund të kenë në zhvillimin e vendit. Nga ndihma për jetesë të shumë familjeve e deri te kontributi në zhvillimin e sistemit financiar vendas, remitancat mbeten një fenomen i rëndësishëm që duhen kanalizuar e përdorur me zgjuarsi.

Historikisht remitancat kanë përfaqësuar rreth 10% të PBB-së vjetore vendase, duke furnizuar me të ardhura afro 13% të buxhetit familjar. Ndonëse përdorimi i tyre ka mbuluar kryesisht nevojat për ushqim dhe arsimim të shqiptarëve, adresimi i fenomenit përmes politikave strategjike shumëpalëshe dhe nevoja e përdorimit të influkseve në mënyra efektive, vetëm vitet e fundit ka marrë vëmendjen e qeverisë shqiptare dhe aktorëve të tjerë lokalë.

Krijimi i institucionit të ministrit të Shtetit për Diasporën dhe miratimi i Strategjisë Kombëtare për Diasporën janë një hap në drejtimin e duhur, por që ka ende rrugëtim sfidues përpara. Qeveria shqiptare dhe institucionet e tjera shtetërore duhet t’i përkushtohen seriozisht rregullimit tërësor të dukurisë, me qëllim shfrytëzimin e potencialit që fondet e remitancave mbartin, shmangien e efekteve negative të dukurisë dhe për t’i ardhur në ndihmë individëve e familjeve të prekura, institucioneve financiare e ekonomisë vendase në përgjithësi.

Remitancat janë një fenomen kompleks dhe sfidat e vështirësitë që lidhen me përdorimin e tyre në mënyra të qëndrueshme janë të shumta.

Së pari, adresimi i problemit dhe zgjidhjet e nevojshme kërkojnë ndërmarrjen e masave të shumanëshme dhe shtrirjen e këtyre masave te disa kategori aktorësh, të tillë si: individët e familjet që përfitojnë drejtpërdrejtë nga remitancat, institucionet bankare e financiare, autoritetet shtetërore kombëtare e rajonale, shoqatat e shoqëria civile, etj.

Aktualisht remitancat karakterizohen nga mungesa e kanaleve zyrtare të rregulluara, çka krijon vështirësi që atyre t’u jepet përparësia e nevojshme kur formulohen strategjitë, ndryshe për shembull nga flukset e fondeve zyrtare edhe pse kjo nga një tjetër këndvështrim do të thotë se flukset e remitancave nuk impaktohen nga problemet e mangësitë e administratës publike.

Për më tepër, deri më sot, statistikat e enteve publike mbi remitancat kanë analizuar volumet e përgjithshme dhe ato nuk karakterizohen nga analiza të thelluara, të detajuara apo të veçuara në kategori, duke analizuar tiparet e kategorive dhe sjelljen e grupeve të ndryshme.

Kështu, sigurimi i të dhënave të analizueshme mbi remitancat dhe rrugëve e mjeteve për grumbullimin e tyre është një sfidë dhe njëkohësisht një domosdoshmëri që të sigurohet që masat e ndërmarra dhe strategjitë për remitancat të kthehen në funksion të zhvillimit.

Tjetër mangësi në drejtim të shfrytëzimit efektiv të remitancave është mungesa e shërbimeve të posaçme të dedikuara ndaj tyre nga ana e bankave dhe institucioneve financiare. Duke qenë se remitancat janë në thelb dërgesa parash, pa përfshirjen e këtyre institucioneve në mënyrë të koordinuar dhe me objektiva të qarta, shfrytëzimi i remitancave në të mirë të zhvillimit dhe qëndrueshmërisë financiare do ishte i kufizuar.

Roli i remitancave përgjithësisht shihet si pozitiv për ekonomitë në zhvillim, por ato bartin edhe risqe dhe mund të krijojnë probleme për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe sjelljen e individëve dhe të qeverive.

Një shembull për këtë është krijimi i varësisë ndaj të hyrave nga jashtë të kapitalit. Pra, në vend që të krijohet një ekonomi e qëndrueshme vendase, krijohet varësi nga puna e emigrantëve dhe fondet e ardhura nga vendet e huaja, ose e ilustruar ndryshe me një shembull të thjeshtë, në vend që të krijohen fabrika për prodhimin e veshjeve, blihen veshje importi me dërgesat e emigrantëve. Sa më shumë që një vend të varet nga hyrja e fondeve të remitancave aq më shumë do jetë i varur nga shëndeti i ekonomisë globale ose ekonomive ku është përqendruar diaspora. Kriza ekonomike botërore dhe në veçanti vështirësitë ekonomike të shteteve si Italia dhe Greqia janë një shembull i pastër për këtë rrezik. Gjithashtu, kur ekonomitë që mbajnë emigrantë nga një shtet, në raste krizash e vështirësish ekonomike, emigrantët detyrohen të kthehen në vendet e tyre, duke rënduar kështu edhe me shumë ekonomitë vendase.

Nga një tjetër këndvështrim makroekonomik, edhe pse të hyrat e cash-it mund të ndihmojë vendin pritës të optimizojë bilancin e pagesave, të hyra të shumta në monedha të huaja mund të shkaktojnë mbivlerësim të monedhës vendase. Kjo si pasojë ndikon në koston e prodhimit duke i bërë eksportet më pak konkurruese, meqenëse mallrat bëhen më të shtrenjta kundrejt shteteve të tjera. Nga ana tjetër, siç u prek dhe më lart, duke vlerësuar monedhën vendase pritet që të shtohet konsumi i importeve dhe kjo vjen në dëm të industrive vendase.

Pavarësisht vështirësive dhe rreziqeve që shoqërojnë flukset e remitancave, në Shqipëri ka pasur hapa pozitivë në këtë drejtim, si në formën e ndryshimeve legjislative e rregullatore, si përsa i përket infrastrukturës së pagesave, por edhe nëpërmjet edukimit e ndërgjegjësimit të konsumatorëve përkundrejt shërbimeve financiare, dhe veçanërisht atyre që përdorin teknologjitë digjitale për lehtësimin e transfertave e pagesave.

Hyrja në fuqi e ligjit “Për shërbimet e pagesave” ka përcaktuar një bazë të shëndoshë për minimizimin e kufizimeve teknike dhe duke rritur mundësinë e hyrjes në infrastrukturën kombëtare të pagesave.

Ligji pritet të rrisë cilësinë dhe lehtësitë për shërbimet e dërgesave, dhe duke stimuluar ndërmjetësit financiarë për të hyrë në këtë treg dhe rritjen e konkurrencës mes tyre në favor të efikasitetit të tregut dhe rrjedhimisht në favor të klientëve fundorë.

Kjo lloj iniciative ligjore promovon gjithashtu integrimin e teknologjisë, përmirësimin dhe automatizimin e shpërndarjes dhe përdorimit të shërbimeve financiare. Megjithatë edhe pse çështja e remitancave pritet të përfitojë nga efektet e pritshme të këtij ligji, ky akt normativ apo të tjerë të krahasueshëm, nuk i adresojnë në mënyrë të veçantë nevojat për sistematizimin e remitancave, nevojat e emigrantëve dhe kanalizimin e remitancave në funksion të zhvillimit, si për shembull krijimi i balancave zhvilluese mes zonave urbane e rurale.

Të tjera zhvillime pozitive janë përpjekjet e përqendruara për të përditësuar infrastrukturën kombëtare të pagesave dhe të platformave digjitale të pagesave. Këto zhvillime pritet të ndihmojnë drejtpërdrejt dhe tërthorazi shfrytëzimin e remitancave dhe grumbullimin e informacionit mbi to. Por grumbullimi dhe ekzistenca e të dhënave, pa pasur organizata që përpunojnë këto të dhëna për të arritur në propozime shkencore konkrete në linjë me strategjitë kombëtare për diasporën nuk pritet të sjellë efektin e synuar.

Gjithashtu, duhet pranuar se edukimi i konsumatorëve rreth shërbimeve financiare ka ardhur duke u rritur nga viti në vit, duke rritur besimin e tyre në sistemin e pagesave dhe duke stimuluar dërgesat e parave. Por për shkak të zhvillimeve teknologjike, edukimi financiar duhet të shtrihet gjithashtu në drejtim të rritjes së aftësive digjitale të popullatës, si parakusht për të maksimizuar potencialin e përdorimit të instrumenteve elektronike të pagesave.

Për këtë qëllim, shoqatat e emigrantëve, në koordinim me autoritetet publike, mund të ushtrojnë një rol të rëndësishëm për edukimin e diasporës mbi shërbimet e pagesave dhe promovimin e shërbimeve të reja dhe alternativave të reja të ofruara nga institucionet financiare, vendase apo dhe të huaja.

Për këtë qëllim, roli i qeverisë është përcaktues si një mundësues i mjedisit, duke koordinuar përpjekjet midis institucioneve publike, grupeve të bazuara në emigrantë, organizatave të shoqërisë civile dhe sektorit financiar. Në lidhje me këtë të fundit, shteti duhet të jetë më kërkues dhe të krijojë stimujt e nevojshëm për institucionet financiare që ato të rrisin lehtësitë e aksesit në shërbimet financiare, qoftë duke krijuar platforma që rrisin transparencën mbi kushtet e shërbimeve, qoftë me ofrimin e lehtësive dhe kushteve më konkurruese e atraktive.

Të gjithë aktorët e përmendur më sipër mund të mësojnë nga eksperiencat e vendeve të ndryshme, historitë e suksesit në botë dhe nga dija e organizatave ndërkombëtare rreth remitancave. Nëpërmjet përpjekjeve të përbashkëta e të harmonizuara në drejtim të shfrytëzimit të qëndrueshëm e zhvillues të fondeve të remitancave mund të përfitojnë të gjitha palët e përfshira.

****

Ky artikull është përgatitur nga Z. Ardi Sukaj në kuadrin e programit të IOM Albania “Angazhimi i Diasporës Shqiptare në Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë”, si pjesë e detyrës angazhmit së tij në Bankën e Shipërisë për të mbështetur zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Diasporës dhe Planit të Veprimit 2021 -2005. Opinionet e shprehura në këtë artikull pasqyrojnë pikëpamjet e autorëve dhe nuk janë domosdoshmërisht përfaqësuese të opinionit të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).

Programi i Diasporës, financuar nga Ministria Italiane e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, zbatohet nga IOM Albania në bashkëpunim me Ministrin e Shtetit për Diasporën, Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrinë e Financave dhe Agjencisë Italiane për Bashkëpunim Zhvillimi (AICS) në Tiranë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.