“Flasim për Zagrebin shqip”, nxënësit e gjuhës shqipe mbyllin vitin shkollor

E shtunë, 12 Tetor, 2024

Në përfundim të vitit shkollor, nxënësit e klasave të mësimit shqip të Zagrebit dhe Velika Goricës morën pjesë në shëtitjen edukativo-turistike, të titulluar: “Flasim për Zagrebin shqip”.

Shëtitja u udhëhoq nga ciceronja turistike profesorja Durdica Ramqaj (e vetmja cicerone turistike e gjuhës shqipe në Kroaci) dhe mësuesja Melita Orešković, nën përkujdesin edhe të anëtarëve të Këshillit Shqiptar të Zagrebit: Arlinda Hima-Shatrit, dr. Emirat Asipit, dhe gazetar Xhevdet Sahatxhijut, profesor.

Nxënësit për një ditë ishin turist në qytetin e bukur të Zagrebit, ku dëgjuan për historinë e qytetit, legjenda, anegdota në gjuhën shqipe, por edhe u njohën me shqiptarët e shquar që kanë dhënë e japin çdo ditë kontributin e tyre për zhvillimin në fushat e kulturës, shkencës, ekonomisë e sportit.

Në udhëheqjen e mësueses Melita Orešković dhe profesores e udhëheqëses turistike Durdica Ramqaj nxënësit vizituan Sheshin R. Kroacisë, ku ndodhen Teatri Kombëtar, Akademia e Muzikës, Akademia e Arteve, Universiteti i Zagrebit, Muzeumet e Etnografisë, të Tregtisë, Skulptura e artistit Meštrović-Kupa e jetës. Më pas vizitituan në rrugën Dalmatinska ku ndodhet pllaka përkujtimore për albanologun Milan Šufflay-in dhe në rrugën Mesnička bustin e shkrimtarit kroat Andrija Kačić Miošić, autor i librit “Biseda të këndshme të popujve sllavenë”, në të cilën një pjesë të rëndësishme ia ka dedikuar heroit tonë kombëtar Skënderbeut.

Shëtitjen e mundësoi dhe organizoi Këshilli i Pakicës Kombëtare Shqiptare të qytetit të Zagrebit në bashkëpunim me Shkollën tetëvjeçare “E. Kumičića” Velika Goricës dhe shkollën “Ljubljanica” të Zagrebit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 