Anisa Sula, nga Italia në Britani, tashmë avokate në një kompani franceze

E enjte, 25 Prill, 2024

Si shumë prindër shqiptarë, edhe prindërit e avokates Anisa Sula sakrifikuan profesionet e tyre në vendlindje për të ardhmen e fëmijëve. Ata u vendosën në Itali ku Anisa kreu shkollën, dhe më pas studimet për drejtësi. Ambiciet  e saj të mëdha për degën e zgjedhur e shtynë të vazhdojë studimet në “King’s College” në Londër dhe tashmë të ardhmen e saj e shikon pikërisht në Britani. Ajo punon si avokate në një kompani internacionale franceze në departamentin e “Group Legal Brand Affairs”. Në një intervistë për “Diaspora Shqiptare” shprehet se Shqipëria ka një vend të veçantë në zemrën e saj dhe ndihet e lumtur kur shikon se turizmi në Shqipëri ka bërë hapa para dhe të huajt po tregojnë gjithnjë e më shumë interes për vendin tonë.

Anisa si i kujtoni momentet e para kur u larguat në Shqipëri në Itali dhe a mendoni se ka ndryshuar koncepti i emigrimit tek Shqiptarët?

Momentet e para i kujtoj si një periudhe e vështirë, por në të njëjtën kohë e lumtur. E vështirë, sepse më mungonin shumë familjarët  dhe shoqëria që kisha në Shqipëri. E lumtur sepse unë, mami dhe motra u bashkuam me babin i cili jetonte në Itali prej dy vitesh. Mund të them që gjatë viteve të para, jeta jonë ndryshoi në mënyrë radikale. Unë dhe motra ime, Aurora, filluam shkollën në qytezën ku jetonim, Bellaria (afër Riminit), me rezultate shumë të mira, sepse shkolla dhe edukimi që kishim marrë në Shqipëri na kishte përgatitur shumë mirë. Prindërit tanë sakrifikuan profesionet e tyre, dhe filluan punë të tjera në Itali, për të na dhënë neve mundësitë për t’u shkolluar dhe jetuar në Itali.

Koncepti i emigrimit tek shqiptarët nuk besoj se ka ndryshuar shumë, sepse shikoj akoma plot shqiptarë sidomos të rinj që përpiqen të ikin nga Shqipëria dhe që e shohin perëndimin si ‘la terra promessa’ (toka e premtuar). Besoj se qeveria shqiptare duhet të punoj akoma edhe më shumë për t’i krijuar mundësitë moshave të reja të punojnë në vendin e tyre. Të rinjtë shqiptarë nuk duhet të shikojnë emigrimin si i vetmi opsion që kanë për të ardhmen, sepse mendoj nëse ke dëshirë të punosh ka edhe në Shqipëri shumë mundësi për të ardhmen. Normal që vështirësitë janë të mëdha, por nuk është e lehtë edhe opsioni i emigracionit, sidomos emigracioni ilegal.

Mbaruat studimet për drejtësi në Itali dhe më pas vendosët të vijonit kualifikimet në Britani. Pse ky vendim, çfarë ofronte më shumë Britania për ju?

Pasi mbarova degën e juridikut në Universitetin e Bolonjës me notat maksimale, vendosa të ndiqja një karrierë në ‘International Business Laë’ dhe gjëja më logjike për të bërë ishte t’u transferoja në Londër, sepse është një nga qytetet më internacionale në Europë dhe sepse të ofron më shumë mundësi profesionale për sa i përket fushës së specializimit tim.

Prej disa muajsh jeni kualifikuar si avokate në Britani dhe keni nisur të ushtroni profesionin tuaj atje?

Po është e vërtet. Punoj për një kompani internacionale franceze në departamentin e ‘Group Legal Brand Affairs’ në Londër me një fokus në të drejtën komerciale dhe “Intellectual Property”.

Ishte vështirë të arrije deri tek kualifikimi?

Mund të them se ishte pak e vështirë, sepse juridiku është një degë e vështirë edhe fakti që unë e kisha mbaruar universitetin në një shtet me një sistem ligjor të ndryshëm (Italia ka një sistem të njohur si ‘civil laë’ ndërsa Britania e Madhe ka një sistem të njohur si ‘common laë’) nuk ishte në avantazhin tim.  Mbasi mbarova masterin në “International Business Laë” në King’s College në Londër, duhet të bëja edhe dy kurse pas universitare për të marrë titullin si avokate. Është një profesion plot sfida dhe ambienti është shumë konkurues përsa i përket kësaj fushe.

Sa ngjasojnë dhe ndryshojnë Italia dhe Britania dhe çfarë ndjesie ishte të shkëputeshe sërish për tú përshtatur me një kulturë dhe vend tjetër?

Janë dy shtete të ndryshëm me pak gjëra të përbashkëta. Italia është një vend shumë i bukur, plot me kulturë, art, histori dhe diell. Por nga ana profesionale është më e vështirë të përparosh sidomos në qoftë se do të ndjekësh profilin tim profesional sepse firmat dhe kompanitë prezente në territorin italian janë të vogla ose të mesme.

Britania e Madhe është një vend i cili të jep më shumë mundësi nga ana profesionale, sidomos Londra sepse ka shumë kompani multinacionale. Në fillim e kisha pak të vështirë të përshtatesha, por ndryshe nga njerëzit që mund ta kenë si eksperiencë të parë transferimin në një shtet tjetër për mua ishte më e lehtë këtë radhë.

Në cilin vend e shihni të ardhmen tuaj?

Të ardhmen time e shoh në Britaninë e Madhe, në Londër më saktë edhe pse pata disa dyshime mbas Brexit sepse e shoh Londrën si një qytet metropolitan ku diversiteti kultural është forca e këtij qyteti dhe jo pika e dobët si në shumë vende të tjera të Europës.

Diaspora shqiptare në Britani është e madhe, përfshirë edhe personat që jetojnë atje ilegalisht. Në këndvështrimin tuaj si avokate, çfarë duhet bërë për tí ardhur në ndihmë emigrantëve të paligjshëm?

Kjo lidhet edhe me pikën e mësipërme kur theksova se shqiptarët i shohin vendet perendimore në këtë rast Britaninë si një destinacion ku ëndrrat bëhen realitet. Por fatkeqësisht nuk konsiderojnë shumë sfida që emigrimi ilegal mund të sjell dhe vështirësia për të pasur një jetë normale. Besoj që më shumë informacion i duhet dhënë në Shqipëri duke i shpjeguar që është shumë e vështirë për një nënshtetas shqiptarë të marri vizën në Britani.

A hasin vështirësi këto shtetas të cilët nuk janë të regjistruar në shtetin ku jetojnë?

Sigurisht, sepse kanë vështirësi të gjejnë punë, të aplikojnë për dokumenta, të integrohen me komunitetin lokal e të angazhohen. Të jesh emigrant ilegal do të thotë që nuk ke as të drejtat themelore të qenit njeri.

Një pjesë e jetës e kaluar në Shqipëri, më pas Italia, tashmë që jeni në Britani, kur gjeni mundësinë për të udhëtuar, cilin shtet do zgjidhni Shqipërinë apo Italinë?

Përpiqem të vizitoj të dy shtetet. Besoj se kanë plot mrekulli natyrore për të vizituar. Ndjejmë një kënaqësi kur shikojmë që turizmi është rritur goxha edhe në Shqipëri. Vendi jonë është plot me mrekulli natyrore dhe arkeologjike, por shqiptarët duhet të respektojnë këto pasuri të pacmuara dhe të mesojnë nga fqinjët italian se si të vlersojnë turizmin si pjesë shumë e rëndësishme të ekonomisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 