Aeroporti i Rinasit këshillon udhëtaret drejt Italisë: Ju duhet DPLF

E diel, 29 Qershor, 2025

Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit sjell në vëmendjen e udhëtarëve drejt Italisë se duhet të kenë me vete DPLF-në, formën Dixhitale të Vendndodhjes së Pasagjerit.

Forma duhet të jetë e plotësuar në formë elektronike dhe duhet të paraqitet pranë sportelit të biletave bashkë me kodin e udhëtimit.

Për ata që nuk kanë adresë emaili, ju lutemi të afërmve që të ndihmojnë familjarët për plotësimin e formularit dhe ta kenë me vete të printuar përpara udhëtimit.

https://app.euplf.eu/#/form

Italia vazhdon me kufizimet e udhëtimit. Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU, si dhe familjarët e përcaktuar nga urdhëresat e autoriteteve italiane.

“Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi si dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjenës. Maskat janë të detyrueshme”, thotë TIA në njoftimin e saj.

Italia ka nisur zbatimin e DPLF që nga data 24 maj.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.