Greqi/ Në institutin Koridhalos shpërndahen tesktet e nismës “Dhuro Libra”

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Përfaqësues të ambasadës shqiptare në Greqi kanë zhvilluar një vizitë në institucionin e vuajtjes së dënimit në Koridhalos të Athinës. Autoritetet shqiptare u informuan me kushtet e strehimit të shtetasve shqiptare që vuajnë dënimin në këtë institucion, respektimin e të drejtave të tyre, nevojat dhe detyrimet si dhe mbi të gjitha gjendjen shëndetësore.

Gjithashtu gjatë kësaj vizite u shpërndanë librat e nismës “Dhuro Libra” mundësuar nga Agjencia Kombëtare e Diasporës dhe Qendra e Botimeve për Diasporën, me mbështetjen e Ministrit të Shtetit për Diasporën dhe Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë dhe bashkëpunimin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, të destinuara për shtetasit shqiptarë që vuajnë heqjen e lirisë pranë Institucioneve të Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Greqi.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.