SHBA/ Violinistja shqiptare Brunilda Myftaraj koncert në Konektikat

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Orkestra Virtuoze e Dhomës në Konektikat të SHBA-ve do të japë një koncert në qershor nën titullin “Muzika për Pranverën”, ku do të përfshihen vepra nga Felix Mendelssohn, Joseph Haydn, Charles Fernandez dhe Franz Schubert.

Pjesë e rëndësishme e koncertit është edhe violinistja shqiptaro- amerikane Brunilda Myftaraj e cila ka marr mjaft vlerësime nga kritika dhe nga publiku për mjeshtërinë e saj, në Shqipëri, si dhe Itali, Greqi, Francë, Austri, Zvicër etj. Media britanike “New London Day” e cilëson Myftarajn si një “violiniste të hollë dhe të bukur”. Myftaraj është diplomuar me vlerësime të larta në Universitetin e Arteve në Tiranë dhe ka studiuar edhe në Europë e SHBA.

Artistja shqiptare ka qenë dhe soliste me Orkestrën Simfonike të Hartford dhe me Orkestrën Virtuoze të Dhomës në Konektikat. Brunilda ka fituar dhe një sërë çmimesh, si çmimin e parë në konkursin Van Rooy, konkursin Emerson Quartet dhe Trinity Auditions në Nju Jork. Ka qenë gjithashtu pjesëmarrëse në shumë konkurse prestigjioze dhe ka publikuar dy albume solo “Violinë e zhveshur” dhe “American Pie”. Të dy këto albume kanë marrë vlerësime nga Fanfare, revista kryesre e muzikës kasike amerikane.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.