Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë, Itali njofton qytetarët që kanë aplikuar për pasaportë dhe letërnjoftim deri më datën 4 prill 2021, se dokumentet kanë mbërritur.
Në zbatim të legjislacionit të emergjencës COVID-19, ato do të mund të tërhiqen edhe përmes korrierëve postarë.
“Nëse nuk keni plotësuar formularin për tërheqjen me korrier në ditën e takimit në Ambasadë, atëherë cilido korrier që zgjidhni duhet të pajiset me:
- Autorizimin e firmosur për tërheqjen, shoqëruar nga kopja e dokumentit tuaj të identifikimit;
- Kuponin e aplikimit që keni marrë në Ambasadë;
- Dokumentin “lettera di vettura”, vetëm nëse ju kërkohet nga korrieri.
Adresa jonë është:
Ambasciata della Repubblica d’Albania
Via Asmara 3 – 5
00199 Roma
Italia
Tërheqja e dokumenteve kryhet në çdo ditë pune, në orarin 09:00-15:00.
Kujdes: Pasaportat dhe kartat ID nuk i dorëzohen korrierit, nëse mungon dokumentacioni i kërkuar për tërheqjen”, shkruhet në njoftim.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.