INTERVISTA/ Myrto Uzuni në piedestalin e karrierës: Synimi im…

E diel, 5 Maj, 2024

Myrto Uzuni është në piedestalin e karrierës së tij. Golat ndaj Dinamos së Kievit dhe Juventusit janë vetëm njëra anë e shkëlqimit të sulmuesit beratas. Pjesa tjetër plotësohet nga 12 golat dhe 7 asistet në kampionatin hungarez, të fituar me Ferencvaroshin.

Së fundmi, mediat hungareze kanë bërë me dije edhe përgjigjen për kërkesën e Olimpiakosit që pak ditë më parë u reklamua në një nga mediat më të mëdha.

Nga sa bëhet me dije prej “Csakfoci.hu”, kampionët hungarezë që festuan këtë fundjavë titullin e tretë radhazi dhe të 32-in në histori, kërkojnë të paktën 4 milionë euro për kartonin e bomberit të Kombëtares shqiptare. Shifër, që në bazë të të njëjtave raportime është konsideruar e lartë nga drejtuesit e Olimpiakosit.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, Uzuni e driblon edhe dritaren e merkatos që po afron, duke u shprehur se fokusi i tij janë golat. 25-vjeçari flet edhe për përballjen që do të ketë me disa nga shokët e ekipit në vjeshtë si dhe pikat e forta të Shqipërisë përballë Hungarisë.

Uzuni, me dopietën tuaj, Ferencvaroshi u shpall kampion në Hungari. Si ishte ky sezon i parë për ju?

Ishte ndeshje e bukur dhe për t’u mbajtur mend. Fillimisht për golat që shënova dhe pastaj për faktin se zyrtarizuam titullin kampion. Personalisht ka qenë një sezon shumë i mirë për mua, më i miri në karrierën time. Shifrat flasin vetë, pasi kam shënuar 15 gola me Ferencvaroshin, 12 në kampionat dhe 3 në Champions. Gjithashtu, kam asistuar edhe shtatë herë për ekipin. Për ta plotësuar, është edhe goli që shënova me Kombëtaren dhe një tjetër ndaj Kosovës në miqësore.

Në vitin e parë, jeni i treti në listën e golashënuesve. E pretendonit “Këpucën e Artë”?

Duke parë që kanë mbetur shumë pak ndeshje, është e pamundur që tani të mendoj për këtë arritje, pasi vendi i parë është gjashtë gola në avancë ndaj meje. Unë humba edhe shumë ndeshje në kampionat dhe kjo më largoi nga kjo garë në periudhën kur isha pozitiv me Koronavirus.

Si sulmuesi kryesor i ekipit, sa presion keni ndier në ndeshje të caktuara?

Presion për të bërë sa më mirë, për të ndihmuar sa më shumë skuadrën dhe për të shënuar sa më shumë gola ka çdo sulmues. Por, unë e përkthej në frymëzim dhe dëshirë për t’i bërë realitet këto. E kam thënë edhe në intervista të tjera në “Panorama Sport” që unë jam ndier shumë mirë te Ferencvaroshi që në momentin e parë kur kam mbërritur.

Një lloj sekreti për formën tuaj?

Ndoshta po. Kjo ka qenë një nga ndihmesat kryesore dhe më ka bërë të mundur të tregoj plotësisht cilësitë e mia në fushë. Që nga presidenca, drejtuesit, stafi, shokët e skuadrës dhe trajneri që më ka mbështetur shumë dhe më ka dhënë liri në fushë kanë bërë të mundur që këtë ndjesi kaq të mirë ta shpërblej me golat dhe paraqitjet e mia që kam bërë. Në momentin që jam i qetë, jap më të mirën time dhe kjo më është bërë e mundur këtu në Hungari. Që kur erdha, ky ishte synimi im, që të jem një nga lojtarët më të mirë të ekipit. Punova shumë dhe më vjen mirë që çfarë kam bërë, po më shpërblehet.

Tani që fituat titullin, kur ka qenë kënaqësia më e madhe këtë sezon?

Në dy momente, kur kam shënuar gol ndaj Dinamos së Zagrebit që u kualifikuam më tej në Champions, si dhe goli që kam realizuar në grupet e Champions-it ndaj Juventusit.

Jeni shpërblyer më shumë për golat apo për titullin?

(Qesh…) Jam shpërblyer për të dyja. Për titullin është një premio kolektive. Ndërsa personalisht kam një premio të përcaktuar në kontratë nëse arrij të kontribuoj për 20 gola te Ferencvaroshi, pra gola dhe asiste personale, por shifrat nuk mund t’i bëj publike.

Në Greqi, një nga gazetat më të mëdha u hap me interesimin që Olimpiakosi kishte për ju. Si është e vërteta dhe çfarë mendon Uzuni për një transferim të tillë?

Nuk e mendoj fare. Unë jam i fokusuar te golat që të shënoj sa më shumë. Kemi edhe 3 ndeshje dhe shpresoj që të vijoj me këtë ecuri. Interesimet? Më duket normale që të ketë interesime nga skuadra të tjera, përderisa ne fituam titullin dhe unë personalisht kam pasur këto statistika që përmenda më lart. Sidoqoftë, është klubi që merret me këtë çështje.

Është Greqia mes ligave të preferuara për të ardhmen tuaj?

Dëshira dhe synimi im është që të shënoj sa më shumë. Kaq!

Ishit protagonist në Kombëtare në ndeshjet e marsit. Si ishte për ju, kur duket se me Manajn përbëni një dyshe fantastike?

Më vjen mirë për golin që shënova dhe që u mundova të ndihmoja Kombëtaren. Ne morëm 6 pikë në ato ndeshje që mendoj se ishin detyrim. Megjithatë, sipas meje, forcën tonë duhet ta tregojmë ndaj Hungarisë dhe Polonisë.

Si është Hungaria, një pjesë të mirë të së cilës e njihni?

Do të jetë një ndeshje interesante. Jo vetëm për mua, që njoh disa nga lojtarët të cilët janë të Ferencvaroshit, por edhe ata nga kampionati hungarez. Megjithatë, do të jetë interesante edhe sepse Hungaria luan me të njëjtën skemë si ne./PanoramaSport/

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.