Ministri Majko takon zyrtarin e KiE: Ndryshimi i Kodit Zgjedhor, hap me rëndësi

E martë, 25 Mars, 2025

Ministri i Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko ka pritur në një takim zv. Presidentin e Asamblesë Parlamentare të KiE, njëkohësisht dhe senator i Partisë Socialiste spanjolle, Antonio Gutiérrez Limones.

Gutierres i cili ndodhet nё Shqipёri për të vëzhguar zgjedhjet e 25 Prillit u shpreh se zgjedhjet e 25 prillit janё njё moment i rёndёsishё pёr vendin dhe Shqipёria meriton njё mbështetje tё plotё.

Gjatë takimit, ministri Majko e njohu z. Limones me politikat e hartuara dhe institucionet e Diasporës. Duke u ndalur te Vota e Diasporёs Ministri Majko theksoi se hapi mё i rёndёsishё ёshtё hedhur, u bё e mundur ndryshimi i Kodit Zgjedhor, dhe ky ёshtё hapi i mё i rёndёsishёm drejt realizimit tё votёs sё shqiptarёve qё jetojnё jashtё.

“Ata qё jetojnё jashtё, janё shqiptar qё e shohin vendin me sy dhe logjikё tё ftohtё, dhe kjo ёshtё njё gjё e mirё pёr Shqipёrinё. Sepse ata thjesht duan vendin dhe nuk u intereson politika” tha ndër të tjera ministri Majko.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.