Antena…

E premte, 26 Prill, 2024
E premte, 26 Prill, 2024

Antena…

Antena… përkon me një moment të veçantë të jetës time, maj-qershor 1993, e kur ndër të tjera vendlindjes time Peshkopi, do ti vendosej Antena, investim i Këshillit të Rrethit të asaj kohe e ku së fundmi qytetarët do mund të shihnin disa kanale televizive më shumë pas një kohe të gjatë izolimi të shumëfishtë.

…Më vjen në mendje shpesh antena edhe si koncept edhe si objekt. Antena si koncept mbeti gjallë jo vetëm në memorie por edhe në sjelljen tonë duke i deformuar ato, ndërsa e dyta, objekti antenë do të kujtohet gjithmonë si objekt i munguar apo misterioz, i mbetur në tentativë e padyshim si një relike që na mbajti gjallë kureshtjen tonë naive dhe përherë fëmijërore mbi të panjohurat përtej izolimit tonë shekullor.

Të vetmohuar nga bota përtej nesh e cila e megjithatë ekzistonte me të mirat dhe të këqijat e saj, antena brenda nesh u shndërrua në një “organ jetësor” nëpërmjet të cilit mund të ndiqje jetën e tjetrit, dëshirat, lëvizjet, ëndrrat për liri apo shijet e fshehta për muzikë, art, kinematografi.

Kjo shtojcë “organike“ shprehje e varfërisë mendore e intelektuale nisi të zëvendësonte procese që njeriun e bëjnë thellësisht njeri: si të menduarit, të reflektuarit apo të analizuarit me veten dhe për veten, pasi vetvetja nisi të zëvendësohej me “ po tjetri çfarë bën, ha, pi, mendon apo ëndërron, pasi për veprime nuk bëhej fjalë pasi ato kishte se kush ti kontrollonte.

Shndërrimi në mendësi i këtij instikti të nxitur (aspak të lindur) do të linte pasoja të jashtëzakonshme në sjelljet njerëzore duke kushtëzuar shpesh herë edhe veprimet dhe ndërveprimet e tyre. Duket sikur as liria nuk ka efekt mbi individët që jetojnë me këtë shtojcë jo organike që ndjek dhe përndjek tjetrin. Nuk është aspak rastësore xhelozia, fyerjet, imitimet, kopjimet sjelljet euforike, poshtërimi i tjetrit, denigrimi, mohimi, viktimizimi, etj. janë të gjitha derivat i ekzistencës së “antenës brenda vetes”, asaj që në një mënyrë apo në një tjetër është shprehje e palirisë dhe e varësisë individuale nga ajo kolektive, tipar ky që lind inferioritetin dhe e bën njeriun të dobët, pre e veprimeve të tjetrit, përgjues dhe përgojues duke ia zbehur aftësitë krijuese dhe reflektuese të cilat do ta shndërronin atë në më kreativ nëse do ti kushtonte më shumë kohë vetvetes nëpërmjet mendimit, meditimit dhe plot efekteve të tjera që burojnë prej këtyre akteve thellësisht njerëzore.

Për objektin antenë, reliken primitive që na e sillte botëzën fshehtësisht në ekranin gri dhe sytë e etur të ëndrrave tona të fikura mendoj gjatë edhe pse pak është shkruar. Të gjithë e kujtojmë nga një të tillë, e fshehur, prej telash që gërshetoheshin, alumin gjysëm reflektues, në interferencë konstante me realitetin po aq gri e të pabojë si ekranet e kohës, e plot e plot mundime të tjera për shpresë sinjali, figura me xixa, zëra të largët të panjohur, të ndaluar. Disave kjo lloj antene nuk u funksionoi dot kurrë, sepse ajo tjetra, antena brenda vetes dikujt (fqinjit, farefisit apo klientit misterioz) ishte fuqiplotë. Antena, kjo relike e kujtesës tonë kolektive mbeti e largët ndërkohë kur ne e kishim kaq jetike informacionin, kulturën, njeriun me tërë universin e vlerave që zoti ia ka falur qëkurse e krijoi duke i dhënë tiparet e llojit mendimtar dhe krijues, reflektues dhe debatues, kureshtar i arsyeshëm dhe kërkues të drejtash dhe lirish.

Antena ky objekt kërkues, le të jetë sensor i ndjesive të munguara të njerëzores brenda dhe jashtë nesh, i atyre cilësive që jetës i japin ngjyrat e munguara, ato që asaj ia dhunoi koha, njerëzit pre e saj apo viktima të saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 