Shqiptarët në Hungari: Klementinasit që jetonin përgjatë rrjedhës së lumit Sava

E premte, 26 Prill, 2024

Në territorin e Hungarisë, veçanërisht në pjesën jugore të Szerémség, dikur Mbretëria e Hungarisë, sot territore të Kroacisë e të Serbisë (Vojvodina), përgjatë rrjedhës së poshtme të lumit Sava (Száva), ka jetuar një komunitet me shqiptarë. Sipas burimeve historike, pas pushtimit turk të shek. XV grupi etnik i quajtur Klementinas u vendos kryesisht në dy fshatra: në ​​Herkócán (Hrtkovci) e Nyéken (Nikinci). Më poshtë le të shohim këtë kuriozitet etnografik, historinë e të vetmit “ishull” të banuar nga shqiptarët në Hungari!

Në provincën, ose “Komitetin” e Szerèm-it, në Hungarinë jugore, deri gjatë periudhës përpara Luftës së parë botërore, kanë vazhduar të ekzistojnë këto dy fshatra: Hrtkovce dhe Nikinci.

(Komitetet e Mbretërisë së Hungarisë, në hungarisht vármegye, kanë qenë ndarjet kryesore administrative të mbretërisë për shumë shekuj. Pas reformës së fundit administrative të vitit 1867 ato ishin 71, nga të cilat tetë i përkisnin Mbretërisë së Kroaci-Sllavonisë.)

Sikur të kishim shkuar në këto vende, rreth vitit 1850, do të ishim befasuar sepse do ta kishim ndjerë veten papritmas diku tjetër: në vende të banuara nga një fis me zakone të ndryshme nga ata të vendit dhe që flet një gjuhë tjetër.

Në këto dy fshatra jetonte një popullsi e begatë shqiptare, me prejardhje barinjsh luftëtarë. Më vonë u dalluan si bujq dhe blegtorë të zotë. Ndërmjet tyre kishte edhe vreshtarë që ishin të njohur për prodhimin e një vere të mirë, Salaksia.

Vera Salaksia, e vjetërsuar dhe me shije të thatë nuk kishte dallim, për cilësinë e saj të jashtëzakonshme, nga verërat e Malagës. (List měsečni horvatsko-slavonskoga Gospodarskoga Družtva, 1847, Zagreb. Gazetë mujore e Shoqërisë Ekonomike Kroate-Sllavone Fq. 87)

Ndërsa sipas agronomit të njohur hungarez Ferenc Schams (l. 1780 – v. 1839) Karlóca ka qenë rajoni i dytë pas Tokaj-it, në 14 rajonet historike të prodhimit të verës. Këtu prodhohej vera aszú (me vile rrushi të thara të goditura nga myku botrytis cinerea), nga varieteti i rrushit Kadarka me prejardhje nga Shkodra. Në kohën e pushtimit turk vreshtat dhe prodhimi i verës u dëmtua seriozisht.

Edhe delet e tyre, që kishin marrë nga Shqipëria, kanë qenë të famshme në të gjithë Sllavoninë e quheshin klementinase, pikërisht sipas emrit të klementinasve.

Emri Klementinas mund të jetë edhe një titull për historinë e tyre tragjike që patën këta emigrantë shqiptarë.

Mendohet se një kapedan i ushtrisë së heroit shqiptar Gjergj Kastrioti Skërderbej, i quajtur Klement, në kohën e pushtimit të Sulltan Muradit II, aty nga gjysma e shekullit XV, në krye të dy mijë shqiptarëve, emigroi nga vendlindja e tij, duke shkuar për të themeluar një shtet të vogël të pavarur midis maleve të kufirit serbo-hungarez. Në lidhje me emrin Kelmend, Albanologu Zef (Giuseppe) Valentini, flet për fisin e Kelmendit, të cilin në dokumente e gjejmë qysh në vitin 1242. Ndërsa si mbiemër i dokumentuar është gjetur në vitin 1353, Gjergji, i biri Gjergj Kelmendit nga Spasa (vend), (dominus Georgius fulius Georgii Clementi de Spasso).

Në fjalorin gjeografik të botuar nga Elek Fényes në vitin 1840, përcaktohet numri i “klemetinasve” në 1600 shpirtra, të cilët në atë kohë jetonin të gjithë në dy fshatra, në Szerèm.

Sipas Palóczi Edgár një variant tjetër i emrit Kelmend, sipas traditës së këtij grupi etnik katolik, është ai i një bariu me emrin Klement, i cili ishte themeluesi i fisit të madh të kelmendasve. Këtij i lindën shtatë djem, secili prej tyre themeloi nga një klan – ndërmjet tyre gjejmë, për shembull, fisin Martinovics. Ky emër tingëllon i njohur; Ignác Martinovics e mori emrin nga i ati dhe është një pasardhës i largët i këtij klani. Ky murg françeskan, që predikoi doktrinat e Jakobinëve hungarez, nuk jetoi kurrë në këtë zonë, ai lindi në Pest në vitin 1755, por babai i tij ka qenë sigurisht nga Shqipëria e sotme.

Klement, klementinas a kelmendas, mendohet se emri këtij fisi vjen nga fjala latine clemens-(tis), d.m.th. i mëshirshëm, e më vonë e gjejmë si emër personi Clemens. Në shkrimet e studiuesve të huaj emri gjendet i transkriptuar në “Klemnti, Klimenti, Clementiner” etj. kurse në gjuhën shqipe “Kelmen, Klemente, Kelmendi”. Për herë të parë, në kuptimin e sotëm, e ndeshim te Papa Klementi i I-rë (90-101 pas.K.) dhe Shenjt i Kishës Katolike. Kelmendasit e kanë adhuruar si mbrojtës të fisit në tërë historinë e tyre duke ia kushtuar lutjet dhe kishat e tyre këtij shenjti.

Pra, fillimisht kryeqendra e vogël e këtij ngulimi mori emrin Klement, e më pas e gjithë kolonia. Më vonë, megjithatë, për të ruajtur lirinë e tyre klementinasit u detyruan nga Porta e Lartë, të paguanin një haraç prej 4,000 fiorin në vit.

Gjatë tridhjetë viteve të para të shekullit të 18-të klementinasit ishin nën mbrojtjen e Mbretit Karli i III, i cili pati një ndikim shumë të fortë në Ballkan, kështu që kolonia lulëzoi dhe jetoi e qetë e pa shqetësime.

Fillimisht klementinasit emigruan në disa male të shkreta në kufi me Serbinë, për të shpëtuar nga persekutimet e turqve. Disa vjet më vonë peshkopi Arsenije IV Jovanović Šakabenta, në vitin 1737, i bindi ata të braktisnin ato male të pafrytshme për të shkuar dhe jetuar në territorin serb. Në fakt, ishin njëzet mijë shqiptarë dhe serbë që po përgatiteshin të shkonin në Vailovánál (Vallicovo)kur turqit, pasi fati i luftës ishte kthyer kundër gjermanëve, u sulën mbi emigrantët, duke bërë një masakër të tmerrshme.

Mjafton të themi se nga njëzetmijë që ishin, vetëm njëmijë mbijetuan, ndërmjet të cilëve vetëm treqind shqiptarë klementinas.

Ndërsa iknin, të shkretët, të përndjekur nga hakmarrja mizore turke, kapërcyen lumin Sava dhe Mbreti Karli II u dha mundësinë për t’u vendosur në territorin e mbretërisë së tij, ku themeluan dy fshatrat Hrtkovce dhe Nikinci.

Në ato toka, klementinasit e shkathët krijuan mirëqenie dhe jetuan të qetë, në këtë mënyrë ata u stabilizuan duke ruajtur edhe zakonet e traditat e tyre.

Për më shumë se njëqind vjet ata mbetën pa u përzier, si grup etnik, në gjuhë dhe zakone, edhe pse me bashkatdhetarët e tyre i ndante feja, meqë serbët ishin ortodoksë.

Kështu, gjithnjë duke u martuar me njëri-tjetrin, për një kohë të gjatë, nuk pati depërtime të etnive të tjera; pra trashëgimia morale, tradicionale dhe gjuhësore e stërgjyshërve nuk u prek.

Gjatë pesëdhjetë viteve të para të 1800-ës, ata mbetën shqiptarë, dhe ka shumë udhëtarë dhe shkencëtarë, veçanërisht hungarezë, të cilët përshkruajnë jetën dhe zakonet e këtij populli të çuditshëm që kishte hyrë në zemër të Hungarisë pa u asimiluar, gjatë shumë brezave.

Por kur Maria Teresa themeloi një urdhër special të tipit ushtarak (në gjermanisht Militär-Maria-Theresien-Orden), që përfshinte të gjithë banorët e zonave kufitare, interesi kryesor u drejtua nga shqiptarët hungarez. Në atë kohë, meqë ishin luftëtarë të zotë, ata ishin të organizuar në reparte ushtarake për ruajtjen e kufirit, e pikërisht në atë kohë fillon edhe zvetënimi i tyre.

Një shkencëtar hungarez, Danielis Cornides, i vizitoi në vitin 1777 për të studiuar zakonet dhe doket e tyre, dhe shqyrtoi tërësisht çdo detaj, që më pas e përshkroi. Ai gjeti të gjitha zakonet dhe traditat më të lashta dhe qe i pranishëm gjatë valleve tradicionale shqiptare. Ai përshkruan një nga këto valle që organizohej përjashta në natyrë: gratë dhe burrat, me kostumet e tyre shqiptare, vendoseshin në dy rreshta, secili duke mbështetur krahun e majtë në shpatullën e tjetrit dhe duke kënduar dhe kërcyer, sipas ritmit, këngët e lashta të Shqipërisë, të trashëguara brez pas brezi nga baballarët, në mënyrë misterioze. Ndërmjet dy rreshtave dilnin duke kërcyer dy burra me shpata në dorë, dhe kërcenin duke luajtur dhe duke rrotulluar armën, me një ritëm të egër. Gratë pastaj ngrinin me duart lart një shall mëndafshi, gjithmonë duke qëndruar në një vend në mes të lëvizjeve të mrekullueshme, duke iu drejtuar herë një kërcimtari e herë një kërcimtari tjetër. Në fund, në vend të muzikës, kumbonte vetëm kënga e vajzave, duke himnizuar lavdinë e heronjve të vjetër, veçanërisht të Skënderbeut.

Zakonet e tyre janë ende të vrazhda, nganjëherë zemërohen papritmas të shtyrë nga mendimi i hakmarrjes, por vëzhguesi i kujdesshëm vëren se janë të ndershëm, besnikë e të rezervuar. Ata martohen të rinj. Burrat 20 vjeç dhe gratë 13-14 vjeç. Janë shtatlartë me tipare të rregullta dhe të këndshme. Gratë në moshë të re dallohen për bukuri e burrat e tyre janë krenarë dhe xhelozë deri në ekstrem. Studiuesi Danielis Cornides rekomandon që askush të mos flasë me gratë pa krijuar miqësi më përpara, sepse nga burrat e tyre mund të pritet çdo gjë…

Personat e një familjeje zakonisht jetojnë së bashku në një shtëpi, kështu që formohen familje me 30-40 anëtarë. Të dy fshatrat janë të ndërtuar mirë; kishat janë të ritit romak, pasi ata janë katolikë deri në pikën e fundit. Shtëpitë e tyre janë të mëdha dhe të pastra. Ushqimet i kanë me cilësi më të mirë se të serbëve, djathërat janë ushqimi kryesor. Pija e tyre e preferuar është rakia të cilën e përziejnë me mjaltë. Edhe grave u pëlqen të pinë.

Foto nga Budapesti. Kortezi e autorit, Gino Luka

Edhe Elek Fènyes, në vitin 1842, shumë vite më vonë, përshkruan imtësisht zakonet dhe traditat tipike shqiptare të banorëve të dy fshatrave: Veshja e tyre është e veçantë, ngjyra e kuqe luan një rol të rëndësishëm. Burri mban një kapelë të kuqe, një xhaketë të shkurtër e të ngjeshur pas trupit, prej një stofi të trashë, të zbukuruar me peliçe të zezë dhe gajtana, një gete shumëngjyrëshe dhe çorape të kthyera me pala, një shall të zi (si kravatë) dhe një përparëse me ngjyrë të kuqe të errët mbi të cilën gjendet një përparëse tjetër me ngjyrë më të qartë e zbukuruar me thekë. Burri e shtrëngon belin me një brez stofi, në të cilin mban një kobure dhe një thikë. Shpata i varet anash,ndërsa topuzin prej bronzi ose hekuri me një bisht prej gjysmë metri të gjatë e mban në dorën e djathtë.

Gratë, flokët e bukur të zinj i kanë të mbledhur në një gungalec, të mbështetur mbi shpatulla, përpara; në pjesën e pasme, të  kapur mbi kokë, kanë një vello mëndafshi të zbukuruar me shirita. Qafa është e rrethuar me zbukurime që shndrisin. Përveç këmishës së gjatë, e cila u ndalon hapat e mëdhenj, ata veshin një jelek me bordura të zbukuruar me para, dhe përparësja shumëngjyrëshe varet nga rripi i larmë me një tokëz me zinxhir bakri. Veshja e sipërme përbëhet nga një veshje e kuqe me peliçe, thekë dhe qepje, mëngët e të cilës arrijnë vetëm deri në bërryla. Çorapet e tyre të larmishme janë të ngjashme me ato të burrave.

Mund të thuhet se asimilimi i tyre i vërtetë ose më mirë “kroatizimi” fillon pas viteve 1850, dhe më shumë se gjithçka tjetër për “faj” të shkollave, ku të rinjtë, duke mësuar të flasin një gjuhë të re, harruan të tyren. Dhe dihet që gjuha është themeli mbi të cilin mbështetet ndërtesa e një grupi etnik, që është e përbërë nga shumë e shumë gjëra, duke filluar nga veshjet e deri te muzika, nga ushqimi te besëtytnitë, por më shumë se gjithçka tjetër nga vetë grupi shoqëror, që ka prirje për t’u shpërndarë e për t’u shkrirë.

Në fillim të shekullit XX, vetëm të moshuarit, tashmë, flisnin gjuhën shqipe, ose ndoshta vetëm e kuptonin.

Shumë interesa tani i lidhnin banorët e atyre tokave me njëri-tjetrin, të cilët “ndotnin” njëri-tjetrin, duke harruar, për shkak të një force që nuk mund të mposhtet, trashëgiminë historike me prejardhje të drejtpërdrejtë nga Kastrioti, të cilën mbase e kishin ruajtur në mënyrë të pavetëdijshme deri atëherë.

“Pesti Hirlap” i Budapestit gjithashtu shkruan për historinë e tyre, dhe thotë ndër të tjera se mbishkrimet e varreve të mbledhura në varrezat antike të dy vendeve klementinase dëshmojnë mjaft mirë për besnikërinë dhe dashurinë që popujt e jugut të Hungarisë së Madhe ruanin për mëmëdheun e tyre.

Kur László Réthy studiues i famshëm i numizmatikës, bëri një vizitë në vitin 1895, vetëm disa të moshuar flisnin akoma gjuhën antike. Réthy ka qenë ndër studiozët e parë që ka parë librin e dorëshkruar të priftit të ndjerë Antal Vozsenilek në kishën e Hrtkovce, me titullin “Sermones Albanici dicti per Antonium Voxenileg Parochum Hrtkovcensem“.

Dalëngadalë fjala e fundit shqipe pothuaj është fikur në ngulimet shqiptare në Hungari, por Cornides e Réthy kanë qenë të kujdesshëm për të mos i humbur gjurmët e gjuhës shqipe. Të dy kanë mbledhur një fjalor dhe kanë transkriptuar besnikërisht lutjen Aty ynë në shqip, ashtu siç u a kanë thënë shqiptarët në atë kohë. Këto monumente të shqiptarëve hungarez nga viti 1777 e deri në vitin 1895 janë variante interesante e do t’i shërbejnë medoemos shkencave të albanologjisë të cilat janë në zhvillim e sipër.

Traktatet e fuqive të mëdha nuk e morën parasysh ekzistencën e këtij komuniteti dhe, duke gjymtuar tokën hungareze, ata përfshinë në territoret serbe edhe dy fshatrat e atyre shqiptarëve që në kohërat antike, për të shpëtuar nga zgjedha turke, kishin zgjedhur me vullnetin e tyre të ishin nënshtetas hungarezë. Por ata shtetarë që ndanë tokat në atlasin gjeografik, ashtu si fëmijët që lozin me njëri-tjetrin, nuk kishin asnjë dijeni, ose qenë indiferentë, që në tokën e bukur hungareze kishte ende pakica shqiptare besnike ndaj vëllezërve të tyre hungarezë./albanianews.it/

Mbi autorin:  Dr. Gino LUKA, ka lindur në Shkodër ku ka kaluar një pjesë të jetës së tij. Aktualisht jeton në Firence. Është diplomuar në Universitetin e Firences në degën “Teoria dhe Praktika e Përkthimit”, Fakulteti i letërsisë dhe filozofisë. Sot ai i është përkushtuar përkthimit dhe një pasioni tjetër: shkrimit.

Ndër veprat e tij mund të përmendim “Shënime të kuzhinës italo-shqiptare” (në gjuhën shqipe), një përmbledhje të anekdotave popullore të Nastradinit. “Jeta dhe aventurat e Nastradin Hoxhës”, të përkthyera së fundmi në italisht. Në Itali gjithashtu ka botuar “Floçka: Fabula dhe përralla shqiptare” dhe “Nusja e ujërave”. Bot. Italisht dhe shqip (tekst dygjuhësh me ushtrime dhe lojëra gjuhësore).

Me librin “Fabula Shqiptare”, (Ed. Nuovi Autori, Milano 1998) ka fituar Çmimin e dytë Letrar Ndërkombëtar “Tito Casini”, të shpallur nga Universiteti Katolik i Milanos në vitin 1999.

Ndërmjet pasioneve të tij (sommelier) është edhe vera. Për “Albania News” dhe “Shqiptari i Italisë”, përveç  artikujve të tjerë me temë historike, ka shkruar në italisht historinë e verës në Shqipëri .

Ai rregullisht mban konferenca për folklorin dhe kulturën shqiptare.

Përkujdeset për blogun “Linguaculture” dhe ëndrra e tij është të jetojë në një botë pa luftëra.

Referime bibliografike:

  • Báró Nopcsa FerencÚti jegyzetek egy amatőr-etnográfus naplójából. Népélet (Ethnographia) XXXIV–XXXV. évf. (1923–1924) [1924!] 65–74. (Baron Ferenc Nopcsa, Shënime udhëtimi nga ditari të një etnografi amator. Etnografia XXXIV – XXXV. viti (1923–1924) [1924!] 65–74.
  • Franco V. Dionisi – Le colonie clementiane, Le vie dell’ 1928. Anno V – N. VII (Kolonitë klementinase, Rrugët e lindjes, 1928. Viti V. N. VII).
  • Hetzmann RóbertAlbánok a Szerémségben, (Shqiptarët në Szerémség) Aracs: gazeta e hungarezëve të Jugut, 2018. – Világ-Krónika (Kronika nga bota) IV, 1880. N. 27, 210.
  • Ignác Martinovics
  • Ignác Romsics, Historian, Member of the Hungarian Academy of Sciences The treaty of Trianon and its repercussions (Traktati I Trianonit dhe ndikimet e tij), 2020.
  • Palóczi Edgár,  Albán telepek Magyarországon, Eredeti kiadás: Pesti Hírlap XXXVI. évf. 132. sz. (1914. jún. 7.) 65–66. (Ngulime shqiptare në Hungari), Botimi origjinal: Gazeta e Pestit viti XXXVI No. 132 (7 qershor 1914) 65-66.
  • Szegh Dezső, Az albánok. Katholikus Szemle évf. (1913) 7. sz. 787–800 (Shqiptarët. Revista katolike XXVII. viti (1913) Nr. 7. fq. 787–800).
  • İskender Bey kimdir? – Türkiye Diyanet Vakfı İslam Ansiklopedisi. (Kush është Skënderbeu? – Enciklopedia e Fondacionit Fetar Islam të Turqisë).
  • İSKENDER BEY Osmanlılar’a karşı mücadele eden Arnavut beyi. İslâm Ansiklopedisi (Fisniku që luftoi kundër otomanëve. Enciklopedia e Islamit).

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 