Gjuha amtare – gjuha e zemrës!

E shtunë, 20 Prill, 2024
E shtunë, 20 Prill, 2024

Gjuha amtare – gjuha e zemrës!

Sot është dita ndërkombëtare e gjuhës amëtare, ndaj dua të ndaj me lexuesin disa nga përvojat e mia personale si mësuese e gjuhës shqipe në Diasporë, fillimisht në Greqi e aktualisht në Zvicër. Dy vende me histori emigracioni e integrimi shumë të ndryshme.

Të flasësh për gjuhën amtare, është si të flasësh për shpirtin tënd. Ajo është hyjnore, është rrahje zemre, është e gjithë qenia jote! Pa të je askushi, pa të je i zbrazët dhe sado gjuhë të huaja të ngulitësh në memorien tënde, ato kurrë nuk do të mundin të depërtojnë në zemër! Jo më kot gjuha amtare është quajtur GJUHA E ZEMRËS! Me asnjë gjuhë tjetër nuk mund të përkëdhelësh fëmijën tënd, ta këshillosh, ta inkurajosh, ta qortosh, ta vësh në gjumë, ta qetësosh kur rënkon apo lëndohet tek hedh hapat e para…. Ta zhbësh këtë lidhje, sado të përpiqesh, nuk mund ta arrish.

7 Mars 2001 ne ” Vatren e emigrantit”

Keqtrajtimi i gjuhës shqipe

Këto 30 vitet e fundit, qindra mijëra shqiptarë morën rrugët e mërgimit, por dhe shekuj më parë historia e shqiptarëve e ka njohur këtë plagë, që prej arbëreshëve e deri më sot. Fati e deshi që dhe unë të jem një nga këto grimca shqiptare, të shpërndara kudo nëpër botë. Për më se 20 vitesh në Greqi e tani së fundmi në Zvicër…..

Përshtatja në një vend të huaj ka koston e vet. Nuk kupton, nuk njeh njeri, nuk mund të shprehesh e jo më të hysh në diskutime e të japësh mendimin tënd, të merr malli për prindërit, madje edhe për rrugët ku ke ecur, shfrytëzohesh e mëpërkëmbesh……shpreson të kthehesh në vendlindje dhe kjo ëndërr të ndjek e s’të shqitet, herë e bukur e herë e zbehtë…

Qershor 2002 në kongresin e mësueseve grekë në Selanik

Pas vitit `90, emigrantët shqiptarë në Greqi filluan të rritin ndjeshëm numrin e tyre, madje pas disa viteve ato u bënë pjesa dërrmuese mes komuniteteve të huaja në shtetin helen. Nuk do të doja të analizoja emigracionin shqiptar, pasi është temë e gjerë, por do të ndalem tek gjuha amtare, pasi ajo ishte më e keqtrajtuara dhe vazhdon te keqtrajtohet.

Inferioriteti dhe frika e ekspozimit si shqiptarë për arsye te ilegalitetit të tyre në tokën helene, bëri që shumë prej emigrantëve shqiptarë të mohonin prejardhjen. Ky proces i dha shtysë dhe racizmi që ekzistonte në një pjesë të shoqërisë vendase. E them një pjesë, sepse populli i thjeshtë grek e ka treguar me plot shembuj  ndihmën dhe përkrahjen ndaj nesh, ashtu si dhe emigrantët familjarë me punën e ndershme kanë ndërtuar jetën e tyre atje. Por ky fenomen, pra mohimi i identitetit dhe si pasojë dhe i gjuhës shqipe (duke mos u folur shqip fëmijëve as në shtëpi) këtë gjë e vazhduan edhe pasi u legalizuan, madje njiheshin shumë mirë nga vendasit se nga vinin. Këtë fenomen dalëngadalë e kthyen në legjitimitet, saqë arrinin deri aty sa të thonin për fëmijët e tyre se “nuk u duhet shqipja, sepse nuk do të kthehemi në Shqipëri!”

A është ky argument? A u kthyen arbëreshet e ikur 600 vite më parë ? Jo. Por edhe sikur të mos kthehesh më, përse e hedh si një veshje të dalë mode?

Në fillim si një e çarë e më pas u kthye në një hendek, mohimi u kthye në modë të re !!

Ishte pikërisht ky ngacmim, që si këmbanë kobsjellëse na mobilizoi, mua dhe anëtarët e shoqatës “Shqiptarët e Selanikut” e cila u formua në vitin 1998, të bënim përpjekjet në këtë drejtim. Dhe pikërisht, më 7 Mars 2001, në Selanik arritëm të hapnim për herë të parë në historinë e emigracionit shqiptar “Mësonjëtoren e parë shqipe”! Ditë e shënuar për të gjithë shqiptarët, por në veçanti për ne mësuesit. Ajo ditë ishte festa jonë dhe ne e festuam në Vatrën e Emigrantit, në Selanik. Mësues vullnetarë e aktivistë të shoqatës u vumë në shërbim të saj.

Për mësuesit grekë, kjo festë e jona ishte e panjohur, madje këtë ata na e shprehën  në Kongresin e 2-të mësuesve, në Qershor te vitit 2002, të organizuar nga Fakulteti Pedagogjik i Universitetit “Aristoteli” të Selanikut. Z. Jorgo Ciakalo, dekan i këtij fakulteti në atë kohë. Në fjalën e tij na quajti “dallëndyshet e gjuhës shqipe”.

Më kujtohet kur flisja para dhjetra mësuesve grekë dhe ata më dëgjonin me respekt dhe natyrshëm na përgëzuan për ç`ka bënim, sepse GJUHA E NËNËS NUK ËSHTË TURP, POR KRENARI !

Ajo është gur themeli që mund të mbajë plot gjuhë të tjera mbi supe, është domosdoshmëri për të komunikuar me lidhjet e gjakut, është ngushëllim për gjyshërit dhe gjyshet që i kanë larg nipat e mbesat, është pasuri e trashëguar me gjak e sakrifica, është një derë e hapur ku flitet shqip, është shumëçka dhe jo pengesë apo e padobishme për ata fëmijë që rriten kudo, veç jo në atdhe!

Ata fëmijë që mësuan gjuhën amtare, jam e bindur se u janë mirënjohës prindërve dhe mësuesve të tyre. Po ata që nuk vijnë të mësojnë shqip ? Dhe ata janë me mijëra! Sot askush nuk mund të justifikohet se ka frikë. Kudo në Greqi janë hapur kurse të mësimit plotësues të gjuhës amtare. Dhjetra mësues vullnetarë sakrifikojnë për këtë qëllim për vite me radhë, paçka se kanë familjet e tyre, punën e tyre me të cilën mbajnë familjen, madje sakrifikojnë jetën e tyre personale në shërbim të gjuhës amtare, e megjithatë pjesëmarrja në këto kurse është minimale.

Por çfarë pengon?

Duke krahasuar Zvicrën (me aq kohë sa jam këtu) me Greqinë ku jetova gjithë rininë time, mund të them se atë që nuk e gjeta atje e gjej këtu dhe po ashtu, atë që e kisha atje, nuk e gjej këtu….

Në Zvicër  pjesa dërrmuese e familjeve janë shqiptarë të ardhur nga Kosova dhe nga të gjitha trojet shqiptare. Ata e flasin gjuhën shqipe në shtëpi, secili sipas dialektit të vet (në Greqi jo). Drejtoritë arsimore në Zvicër ua japin mundësinë e mësimit të gjuhës amtare çdo kombësie të huaj që shfaq interes, madje organizojnë seminare e trajnime për mësuesit e  “gjuhës dhe kulturës së vendlindjes” HSK, siç e quajnë ata (në Greqi jo). Mësuesit shqiptarë paguhen simbolikisht nga prindërit ( në Greqi jo). Në Zvicër tonelata librash kanë ardhur enkas nga Kosova për vite me radhë (në Greqi jo). Janë derdhur fonde për projekte të ndryshme (në Greqi jo) e kështu lista vazhdon… Por përsëri, si këtu e si atje numri i nxënësve që ndjekin kurset e gjuhës amtare është tepër i vogël në krahasim me numrin e madh të fëmijëve të moshës së arsimit fillor.

Në Greqi fëmijët që lindën apo shkuan në moshë parashkollore u përkasin brezit të dytë, ndërsa në Zvicër hasim edhe brezin e trete, e megjithatë asimilimi në Greqi ka shpejtësi marramendëse. Dhe lind pyetja: Kush është përgjegjës për këtë? A janë prindërit? Deri diku. A është shteti amë? Për mua po, përgjegjësi kryesor dhe po e argumentoj ashtu siç unë e mendoj (qofsha gabuar!)

Puna e përditshme, e mundimshme, koha e shkurtër pranë familjes, bëjnë që komunikimi me fëmijët të jetë i pakët në krahasim me pjesën tjetër të ditës ku fëmija flet gjuhën e huaj. Edhe sikur të ndodhte e kundërta, jo të gjithë prindërit janë mësues dhe rolin e shkollës askush nuk mund ta zëvendësojë.

Nga ana tjetër organizatat e shumta, apo shoqatat, konfliktet mes tyre, shpesh herë dhe të stimuluara nga faktorë e subjekte përçarëse, zilia, paaftësia për të bëre vetë diçka të dobishme, por shumë të zotë për të përfituar nga mundi i dikujt tjetër, këto e shumë të tjera ua venitin dëshirën emigrantëve për t`u bashkuar e për të marrë pjesë në aktivitete kulturore me qëllim mbajtjen gjallë të identitetit kombëtar.

Gjithashtu, duke qenë në kuadrin e vullnetarizmit nuk ka kontroll, nuk ka kërkesë llogarie për cilësi në mësimdhënie. Ka raste ku rolin e mësuesit e bën kushdo që nuk është i diplomuar si i tillë , megjithëse mundohet për të ndihmuar. Me gjithë respektin për cilindo prej tyre, besoj se ka ardhur koha kur çdo hap të bëhet me profesionalizëm !

Në emër të gjuhës amtare janë zhvilluar seminare pa fund, janë botuar e ribotuar tonelata librash, projekte e udhëtime si shkëmbim përvoje, fonde të deklaruara në konferenca, por të humbura rrugës për kismet…

Mungesa e mjeteve didaktike të përshtatshme i lodh mësuesit dhe ata detyrohen të kërkojnë, të krijojnë, të përshtatin. Pasiguria e vijueshmërisë së mësimit të rregullt, sidomos me kushtet e krijuara nga pandemia, mungesa e certifikimit te nxënësve si dhe licensimi i mësuesëve, të gjitha këto e shumë të tjera, që jam e bindur se kolegët e mi i njohin, kanë bërë që ruajtja e gjuhës amtare të jetë një grumbull problematikash.

Vitet e fundit, mësimi i gjuhës amtare është vëne në fokusin e ministrive të Diasporës të të dy shteteve shqiptare, duke filluar me hartimin e një kurrikule të përbashkët për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në Diaspore, ngritja e Qendrës së Botimeve për Diasporën në Tiranë e cila me intensitet maksimal po merr iniciativa e hapa konkretë në shpërndarjen dhe botimin e librave në shërbim të gjuhës amtare, krijimi i KKAD, pranë kësaj qendre, regjistrimi i mësuesve të Diasporës, (që për mendimin tim duhet të jetë i hapur në çdo kohë dhe jo me afat për aplikim një mujor). Të gjitha këto e shumë të tjera sot shumëkush i sheh në rrjetet sociale te publikuara dhe sigurisht janë hapa pozitivë, të pamarra më parë.

Shpresoj dhe dua , që gjuha shqipe të qëndrojë si një kurorë në kryet e çdo shqiptari, kudo ku ai është !

Mimoza Dako –   Mësuese e gjuhës amtare  «  Shkolla Shqipe – Zvicër »

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.