Intervista/ Graciela Vega: Universi arbëresh i shkrimtares argjentinase

E mërkurë, 15 Maj, 2024

Mes fillimit dhe fundit të një lidhjeje tokësore me nënën time, vijuan një numër i pafund rrëfimesh dhe bisedash që ndërtuan, në imagjinatën time fëminore, një atdhe shpirtëror ku udhëtoja sa herë që realiteti ishte i ashpër e kundër meje.

Po bëj një parantezë:

Rëndësia e kësaj interviste është e shumëfishtë, pasi kryqëzohen elementë të ndryshëm të pandashëm, së pari dhe më kryesorja siç është intervista me një shkrimtare dhe një protagoniste aktive në botën argjentinase të botimeve dhe jo vetëm.

Interkultura e saj, origjina e përzier arbëreshe-shqiptare-italiane-argjentinase, atdheu, Argjentina, ku përzierja e kombësive në një sintoni perfekte e mishëruar tek ajo, me një emërues të përbashkët, rrënjët stërgjyshore nga Arbëria, krijojnë hapësirë, supozoj këtu për kuriozitetin e lexuesve tanë italo-shqiptarë mbi njohjen, ndër të tjera, të një bashkëatdhetareje të një shkrimtari tjetër të njohur argjentinas me origjinë arbëreshe, Ernesto Sabato.

Graciela, mirë se erdhët në Albania News!

-Pra, ju jeni arbëreshe nga ana e nënës.

Gjyshërit tuaj dhe nëna juaj, kjo e fundit e re në atë kohë, u nisën në vitet ’50 nga San Basile, (Shën Vasili), Kalabri dhe u vendosën në Buenos Aires, që u bë qyteti juaj i lindjes…

Në cilën moshë e kuptuat thellë origjinën tuaj të vërtetë?

Është interesante. Kur linda, fjalët e para që dëgjova ishin shqip. Nëna ime dhe gjyshja më drejtonin në këtë pjesë të botës. Kur u rrita, pothuajse isha gjysmë shekulli në moshë, nëna ime u largua me fjalët e saj të fundit gjithmonë në shqipe.

Mes fillimit dhe fundit të një lidhjeje tokësore me nënën time, pasuan një numër i pafund rrëfimesh dhe bisedash që përbënë, në imagjinatën time fëminore, një atdhe shpirtëror ku udhëtoja sa herë që realiteti ishte kundër meje.

Mbase kjo histori e nënës sime me vendin e saj të lindjes dhe zakonet e saj u bënë aq të forta brenda meje saqë dhe unë u ktheva në një emigrante me dëshirën për t’u kthyer në shtëpi. Kaq e fortë është kultura. Kaq i fuqishëm është gjaku i Shqipërisë.

Në shtëpi flitej shqip. Dhe përballë personave që vinin të na vizitonin apo kur dilnim bashkë, nëna dhe gjyshja ime flisnin shqip. Mendoj se nuk mund ta dalloja kur ato më flisnin me njërën gjuhë apo tjetrën. Ishte mishëruar brenda meje dhe më dukej normale të isha dygjuhëshe… babai im fliste spanjisht por ato vazhdonin të flisnin në mënyrë alternative dhe në prani të tij.

Mbaj mend “petullat”. Sa shumë më pëlqenin! Kuzhina e shijshme e gjyshes sime. Fiqtë e shumëpritur në pemë. Speci djegës.

– Ju jeni një shkrimtare.

Si lindi pasioni juaj për shkrimin dhe cila mendoni se është arsyeja e prirjes suaj së fundmi për të shkruar përralla si zhanër letrar që po aplikoni kryesisht kohë?

Ȅshtë një imazh që filtrohet si rrezet e diellit nga dritarja. Kështu ajo ka ndryshuar nga eterike me kalimin e kohës. Sidoqoftë unë gjithmonë përpiqem ta zotëroj dhe më ajo më shpëton. Është një nga të paktat kujtime të fëmijërisë sime të hershme.

Verë. Unë po bëja pushimin e pasdites dhe mërzia më shqetësonte.  Nëna ime punonte në makinë qepëse, me atë pedalin e zhurmshëm që e çonte larg duke fluturuar. Kushedi se çfarë mendonte kur ‘mungonte’. Unë këmbëngulja, kërkoja vëmendje. Atëherë nëna ndalonte këmbët, lironte duart nga makina qepëse dhe niste të kërkonte nëpër kutitë e kartonit pranë tavolinës së prerjes. Një nga një i vendoste mbi dysheme. Ishin copëra pëlhure. Të përmasave dhe motiveve të ndryshme: me pika, me lule, me vija, të bardha, të zeza, satin, të ashpra, lëmuara, të rrëshqitshme, të lehta apo të rënda. Ai ishte momenti i pasurisë, ku shpirti  mbushej me lojëra. I mblidhja me krahët e mi që i bëja si shportë, shkoja në një kënd të dhomës dhe nisja të krijoja. I bashkoja, i lidhja, i qepja. U jepja formë.

Qetësohesha në kënaqësinë time duke i vendosur bashkë format e duke u dhënë një domethënie. Herë bëja rroba, e herë batanije dhe perde, krijoja dritë dhe hije me pëlqimin tim. Me mbetjet e copërave.

Për të veshur kukullat e mia kisha nevojë për ndihmën e nënës. Ajo i jepte dorën e fundit asaj që kisha krijuar. Dorën e fundit, e thashë. Fëmijëria ka atë nuancë, të paktën ajo imja. Gjithçka ishte gati të mbaronte dhe duhej të mësoja si ta bëja. Bashkimi i atyre mbetjeve të qepjeve i jepte punë duarve të mia. Ishte një melhem për të mbushur orët e mia boshe. Nga bashkimi i atyre copave, për dore nga babai im kalova në shkrimin e letrave me fjalë.

Atëherë duhej të përfundoja një fjali, një mesazh.

Diçka që dëshmonte se si ndihesha ose çfarë doja.

Babai më mësonte të shkruaja letra, nënës sime nga ana babait dhe shoqes sime që jetonte larg.

Dhe erdhi koha e letrave, lloji epistolar u instalua kaq fort saqë mendimi im shprehej gjithmonë në formën e një dialogu. Dhe nëse nuk i hidhja në letër, shkruaja gjithçka që bëja apo ndieja për një diçka tjetër.

Mbase ishte një tjetër ilaç për të mbushur boshllëkun. Më pas erdhi koha e shkollës dhe hapësira u mbush me numra dhe shkronja. Detyra, i quanin. Detyra që caktoheshin gjatë vitit shkollor.

Vetëm në periudhën e pushimeve, një zbrazëti rishfaqej për t’u pëmbushur me leximin e romaneve në pasditet e verës, në orën e pushimit. Nga njëra tek tjetra.

Duke gëlltitur fragmente fjalësh që do të doja ti përjetësoja dhe ti kopjoja në një fletore.

Kështu, nga fragmente të leximit dhe shkrimit, si flutura që thith nga lule të ndryshme, vazhdova jetën time si lexuese dhe shkrimtare.

Përfundimet ishin të pakta, pasi kënaqësia ishte leximi dhe shkrimi me fragmente.

Ja pse përpiqem gjithmonë të pastroj qepjet dhe të kryej prerjen e penjve. Ka si qëllim të tregojë atë që është, atë që ka qenë dhe atë që do të jetë, në këtë kohë boshllëku të pëmbledhjes së jetës për t’i dhënë domethënie. Nga copat, tek fragmentet, në kohën e fragmentuar.

Sigurisht zhanri im i preferuar është romani.

-Njëkohësisht, drejtoni një bibliotekë në Buenos Aires.

Për kuriozitet, mes rafteve të institucionit tuaj, ka autorë arbëresh/shqiptarë?

Ka disa libra që na i kanë dhuruar bujarisht miqtë tanë në San Basile – Shën Vasili. Ja titujt: San Basile- kujtime historike, San Basilio Craterete, K’shtu a fjasmi na, Veshia e Shёn Vasilit, Shkëndija e artë, Kapitullimi i 1510- origjina e San Basile.

– Keni pasur mundësinë të njihni nga afër shkrimtarin Ernesto Sabato?

E kam njohur vetëm përmes veprës së tij, si shkrimtar dhe si aktivist për të drejtat e njeriut. Ishte i madh.

-Në 2017 ju vizitoni tokën e paraardhësve tuaj, San Basile (Kozencë, Itali).

Çfarë ndjetë në atë vizitë? Veshur me llambadhor, veshjet tradicionale arbëreshe, çfarë përjetuat…?

Kur arrita në SanBasile gjithçka më dukej shumë familjare. Nëna ime duhet të ketë qenë një rrëfyese e zonja, pasi gjithçka që më kishte treguar si të ishte një përrallë, ekzistonte dhe shfaqej aty para syve të mi. U ndjeva si Uliksi në Itakë pa lindur atje. Gjithçka ishte e mrekullueshme, mikpritja, miqtë e shpirtit, shijet, veprimet, deri dhe tek mesha greke.

Kam studiuar greqishten klasike me pasion kur isha shumë e re dhe u specializova në letërsi klasike pa e ditur se arsyeja bazë ishte gjaku. E ndodhur në San Basile e gjithë jeta ime mori kuptim, kuptova lëndën e parë me të cilën ndërtohet pasioni njerëzor. Të vishja veshjen e paraardhësve të mi kjo përbëri një ritual. E njoh veten si hallka e fundit e atyre grave shqiptare që mbërritën në Itali.

– Keni qenë ndonjëherë në Shqipëri? Nëse jo, është në projektet tuaja të ardhshme kjo?

Është një ëndërr e madhe, po kaq e madhe sa nuk guxoj as ta ëndërroj. Pas kësaj pandemie shumë projekte kaluan në formën e një mrekullie. Nëse ekziston një mrekulli, një ditë do të jem atje.

-Po shkruani libra të rinj, që janë gati në botim, a keni të tillë për momentin?

Po përfundoj së shkruari romanin. I fundit pastaj është një libër me poezi e prozë i titulluar “De lenguajes”.

Unë shkruaj gjithashtu disa artikuj mbi nxitjen e leximit perinatal dhe mbi letërsinë në përgjithësi.

Identitet
Jeta, është gjuha e rrënjëve e lidhur me zinxhirë
të fjalëve dhe heshtjeve.

Çdo kujtim i padukshëm
ngacmon çdo çast
në jetën përditshëm.

Jeta, të përfshin në gjirin e saj
e lind gjenerata pa pushim.

Unë jam dhe s’jam.
Jam një degë e grave antike që dalin në botë nga unë,
dhe unë i jetoj ato, si të përjetshëm.

Graciela Vega

BIOGRAFIA E GRACIELA VEGA

Jam drejtoreshë e Bibliotekës së Komunës së Almirante Brown, Buenos Aires, Argjentinë.

Unë kryej punë kërkimore, realizoj seminar dhe shkruaj mbi nxitjen perinatale të leximit.

Kam qenë redaktore speciale e revistës Billiken dhe kryeredaktore e Primer Ciclo a Macmillan, Puerto de Palos.

Kam punuar si redaktore e jashtme për El Barco de Vapor dhe si redaktore e Material Didactico de Ciencias per Estación Mandioca.

Kam botuar libra të ciklit të dytë në Editorial SM.

Kam koordinuar Programin e Leximit të Librave dhe të Shtëpive të Kulturës së Kombit e prej aty promovimin e leximit në familje.

Nga Biblioteca Popolare e Municipale Esteban Adrogué, që drejtoj aktualisht, kam udhëtuar udhëtuar me Bibliomóvil (Bibliotekë e lëvizshme) duke nxitur leximin në vende jokonvencionale si: burgje, shtëpi, spitale mes të tjerash.

Kam shkruar për fëmijë e të rritur (manuale, romane, rrëfime, poezi dhe ese)

Publikimet e mia të fundit: Antiguas (poezi) dhe La storia di Zelmira (Historia e Zelmirës), histori për fëmijë.

Aktualisht po punoj mbi romanin tim “The Last Line” që përqëndrohet në hetime dhe analiza të komunikimit njerëzor.

Marrë nga ALBANIA NEWS

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 