Teksa e gjithë bota pret të injektojë vaksinën anti-COVID tek popullata e tyre, një mutacion i ri ka dalë në qarkullim, e që ka shqetësuar jo pak zyrtarët e lartë të shteteve.
Përmes një lidhje Skype, në Ora News mjekja shqiptare në Britani Detina Zalli ka shpjeguar se koronavirusi deri më tani ka pësuar 23 ndryshime gjenetike dhe po bëhet më agresiv.
“Është e vërtetë që situata është e vështirë, goxha e vështirë. Varianti i ri i virusit i titulluar B.1.7, ka 23 ndryshime, apo ndryshe mutacione gjenetike, shumë prej këtyre ndodhen në zonën virusit që ruajnë një rol të rëndësishëm se si virusi hyn në qelizat njerëzore. Në Angli 60 % të rasteve, janë dominant duke i mundur të gjithë variantet e tjera. Kjo tregon se varianti i ri transmetohet shumë shpejt dhe po bëhet varianti dominant. Njerëzit infektohen shumë më shpejt, si dhe varianti i ri mund të shoqërohet me një shkallë shumë të lartë të vdekshmërisë”, thekson shkencëtarja shqiptare.
Përsa i përket mutacioneve gjenetike që virusi ka pësuar gjatë këtyre muajve, Zalli jep këtë shpjegim: “Mutacionet e virusit ndodhin shpesh sepse janë pjesë të jetës së virusit. Duke qenë se virusi gjatë gjithë kohës replikohet mund të pësojë ndryshime gjenetike. Rëndësi ka që këto ndryshime të mos ndodhin tek proteinat kyçe të virusit, që luajnë një rol të rëndësishëm tek proteinat, çka do të çonte në mutacionin e virusit në një shkallë më të madhe. Nëse këto mutacione ndodhen në proteinën spike, atëherë duhet të jemi më të kujdesshëm sepse virusi mund të jetë më agresiv, ka shumë rëndësi të dihet se në cilat proteina të virusit ndodhen këto mutacione.”, theksoi Zalli.
E pyetur se sa imunitet kanë personat e vaksinuar, Detina Zalli shprehet se ende nuk ka një përgjigje përfundimtare. “Vaksina Pfizer është testuar në mutacionin e ri dhe ka rezultuar se është efektive, ndërsa Moderna mund ta njoh dhe ta luftojë variantin e ri, por duhen edhe studime të tjera për ta konfirmuar. Deri tani të dhënat shkencore kanë treguar se njerëzit e vaksinuar pas 3-4 javësh që janë vaksinuar kanë një shans më të ulët të preken. Gjithsesi duhet të presim për më shumë të dhëna, por vaksina i mbron më shumë edhe nëse preken.”
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.