Destinacione shqiptare/ Puka, një aventurë e vërtetë turistike

E enjte, 28 Janar, 2021

Disa pamje mahnitëse janë realizuar këto ditë të para të 2021 nga një zonë e bukur malore e Shqipërisë, që mund të konsiderohet edhe si një Zvicër e vogël. Bëhet fjalë për Pukën.

Puka, 145 km nga Tirana, mbetet e preferuara e adhuruesve të malit, ajrit të pastër, qetësisë dhe frymëzimit nga natyra.

Kjo qytezë alpine mbart në vete të gjitha opsionet turistike, për të mirëpritur pranë saj vizitorë vendas dhe të huaj.

Po ashtu Puka njihet për masivin e madh pyjor të pishave, me një sipërfaqe prej 400 hektarësh.

Puka shërben edhe si bazë për ushtrimin e alpinizmit, në malin e Munellës, Bjeshkët e Tërbunit dhe mali i Krrabit. Githashtu agroturizmi i cili prej vitesh po zhvillohet, vitet e fundit falw infstimeve nw infrastrukturw po pwrparon gjithnjw e mw shumw.

Hani i Përparim Laçit është një ndër shembujt ekselent se si me punë dhe vendosmëri mund të krijohet një atraksion turistik në një zonë të bekuar me bukuri natyrore. Përparim Laci e ka ndërtuar hanin e tij prej më shumë se një dekade dhe tani po merr frytet e punës tij të palodhur.

Me ngjashmëri me Zvicrën, Puka, thotë Përparimi, po kthehet në një destinacion edhe për adhuruesit e skive. Me 21 dhoma, pistë skish, gatime tradicionale të Pukës dhe me klimën fantastike të saj, kjo qendër agroturizmi e radhës është një tjetër model zhvillimi për ekonominë jo vetëm familjare, por të zonës në tërësi.

Falë natyrës dhe relievit që ka, hanet e Pukës ofrojnë gatime tradicionale të zonës si: fli dhe tave dheu, mish në gaca, qumësht, bulmet, mjaltë, vezë fshati, kërpudha, reçel nga më të ndryshmit si reçel kumbulle, fiku, molle etj. Fruta të thata dhe tre lloje salcash. Në dhomat e hanit për shkak të komoditetit, por edhe të qetësisë dhe ajrit të pastër, gjumi bëhet i lehtë dhe zgjimi me një ndjesi të këndshme dhe optimiste për një ditë të bukur. Personeli i haneve, i specializuar, të orienton dhe të ndihmon që ta organizosh ditën sa më mirë me aktivitete si shëtitje në pyll, gjueti, shëtitje me varkë, në dimër rrëshqitje me ski etj.

Kush shkon në Pukë një herë, ka dëshirë që të mos e lërë me aq, pasi do që të shkojë gjithmonë. Resurset e saj turistike janë të shumta dhe nuk mund të shfrytëzohen në pak kohë. Psh, qyteti të mban më shumë se një ditë, por po të shkosh në mal, do ditë të tëra të eksplorosh shpellat. Janë 85 të tilla. Një ditë e do me Shpellën e Kaurit, nga më të mëdhatë, më të bukurat dhe më enigmatiket në Shqipëri. Shpella  e  Kaurit ka qenë e banuar që në lashtësinë e hershme. Por edhe më pas, për periudhën bizantine ka gjurmë jete, me mure të ndërtuar në shekullin VII-VIII të erës sonë. Natyrisht kjo shpellë ka qenë një vend ideal për murgjit, të cilët më të qetë dhe më të vetmuar se aty nuk kishin ku të gjenin vend tjetër. Shumë pranë kësaj shpelle ka kaluar dikur rruga që lidhte Shkodrën me  Prizrenin. Një shpellë tjetër po si ajo e Kaurrit është edhe Shpella e Shqelit. Pranë këtyre shpellave natyra të ofron një tjetër mrekulli, liqenin madhështor të Komanit, me ata fjordet e vegjël piktoreskë që bashkohen dhe zbusin grykëderdhjet e përrenjve që zbresin zhurmshëm nga alpet.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.