Glorifikimi i shqiptarëve dhe Shqipërisë nga vizitorët e huaj

E enjte, 2 Maj, 2024

Në filmin hit të viteve gjashtëdhjetë “Barefoot in The Park”, me protagonistë Robert Redford dhe Jane Fonda, çifti i sapo martuar shkon në një restorant shqiptar në Nju Jork.Të nesërmen në mëngjes zgjohen nën efektin e kombinimit të ushqimit dhe pijes shqiptare rakia, që njihet tashmë.

Për ata që janë të interesuar për historinë, do njihen me mitet për shqiptarët të cilët, ndërsa vendi i tyre ishte skllavëruar nga turqit, në një farë mënyre ata arritën të drejtonin pjesën më të madhe të Perandorisë Osmane.

Bajroni, duke udhëtuar në Shqipëri në 1809 i përshkroi ata si “nënshtetasit më luftarakë të Sulltanit”, dhe Ali Pashën, në një vizitë në kalanë e tij me këto fjalë, “gjashtëdhjetë vjeçar, trupë mbushur, jo i gjatë, fytyrë mprehtë, sy kaltër dhe mjekër bardhë, sillej mirë, dhe zotëron atë dinjitet që e shoh shpesh midis turqve. Ai ka pamjen e gjithçkaje përveç karakterit të tij të vërtetë, sepse ai është tiran, mizor, shumë i guximshëm, dhe një gjeneral i mirë, saqë ata e quajnë Mahometan Buonaparte”.

Bajroni shkruan për kulturën shqiptare kështu: “Shqiptarët me veshjet e tyre (më madhështoret në botë, të përbërë nga një tufë e gjatë e bardhë, mantel i punuar me ar, xhaketë e jelek dhe këmishë prej kadifeje, pistoleta dhe kama të montuara në argjend)” Ai vetë i është bërë një portret me veshje shqiptare, e cila sot në Galerinë Kombëtare të Portreteve të Londrës.

Kurse gruaja shqiptare shpesh vendosej në rrethana dramatike nga vizitor të huaj. Për shembull, ajo merte me vete fëmijët e saj kur vendosi t’i shpëtonte pushtimit turk. Ajo ishte e bukur, pasionante, rebele, por fati i saj ishte në duart e burrave. Bajroni shkruante: “Ato janë mbase gratë më të bukua për nga pamja në botë, por ato trajtohen si skllave, dhe me pak fjalë trajtohen si kafshë, lërojnë tokën, gërmojnë dhe mbjellin, dhe i pashë të ngarkuara me dru. Kurse burrat janë të gjithë luftëtarë dhe lufta është prokupimi i tyre i vetëm”. Shumë studjues, vizitor vërshuan në viset shqiptare pas vizitës së Lord Bajronit.

Ky imazh i hershëm i Shqipërisë, sado i romantizuar apo i dramatizuar, u zëvendësua në shekullin XX nga një tjetër, njëlloj ekzotik por më pak piktoresk. Para viteve 1990 imazhi i vendit në perëndim ishte i dominuar nga efekti i Enver Hoxhës dhe regjimit të tij despotik.

Diaspora shqiptare e shekullit të XX-XXI

Shqiptarët për dekada, tashmë janë përshtatur në vende të huaja duke u integruar. Emigrantët kanë marrë me vete kujtimet për vendin e tyre, si shpronësimin, shtypjen dhe varfërin për 50 vjet. Largimi nga vendi i bëri ata endacakë të një bote, e cila ende është e ndaluar për bashkëqytetarët e tyre. Vende ku ata udhëtuan shpesh nuk dinin asgjë për vendin e tyre të vogël. Në disa vende, Shqipëria konsiderohej si vend i mistershëm. Vendi në të cilin Norman Wisdom trajtohej si hero kombëtar; vendi, diktatori i të cilit, Enver Hoxha, i cili u hyri në luftë me të gjithë, madje edhe aleatët e tij. Pjesa më e madhe e valës së parë të emigrantëve përbëhej nga burra. Ata kaluan kufij, duke lënë pas gratë, fëmijët, familjet dhe miqtë e tyre. Ata i kënduan hidhërimit të tyre, mbase një orë e vjetër e dhuruar nga prindërit, ca rroba, të cilat i dërguan ata mbrapa, në atë vatër të varfër, si edhe sfidat e jetesës që i shtyu të largoheshin .

Si u larguan ata?

Morën anije, gomone për të shkuar në itali. Për ta nuk kishte vende dhe bileta të rezervuara. Fytyrat e tyre ishin të rrudhura si malet e tyre, për bukurinë e së cilës Bajroni është shprehur “male dhe valë malesh me bukurinë më piktoreske”. Shpesh ata nuk kishin bagazhe, as rroba, as ujë, as ushqim, dhe askënd për t’i parë kur largoheshin, askënd për t’i pritur. Joshja e Perëndimit ishte shumë e madhe për t’i rezistuar!

Lidhjet e Diasporës me vendin mëmë

Diaspora e sheh veten si përfaqësuese të Shqipërisë dhe krenohet me të. Të vendosur tani në komunitetet në të gjithë botën, nga Evropa, Amerikë, Australi dhe Zelanda e Re, ata inkurajojnë lirinë, tolerancën dhe liberalizmin në vendin mëmë dhe kudo që janë. Të njohësh Shqipërinë! Shkoni në një nga dasmat e tyre qoftë brenda apo jashtë vendit. Gratë shqiptare mbajnë kokën lart, ulen me krenari dhe kërcejnë me elegancë. Një ndër vallëzimet tipike është ajo për emigrantët, të cilët dhe pse të ndarë gjeografikisht, gjithmonë ndjehen të bashkuar. Ata kërcejnë në një këngë të quajtur “Refugjati”. Kërcejnë, qajnë, përqafohen, një popull krenar për emocionet e tyre. Si mundesh të harrosh peisazhet, lumenjtë, malet, borën e bardhë të viseve tuaja, male dhe vetem male por më piktoreskët në botë!

Muzika shqiptare vjen si një britmë e ngadaltë nga një zemër e plagosur. Ja se çfarë thotë një adhurues i muzikës së Ballkanit, producenti amerikan i muzikës dhe autori i “Vajtimet nga Epiri”, Christopher King, për muzikën e Jugut Shqiptar: “Unë u dashurova me muzikën shqiptare dhe Epirote, vetëm pasi luajta disa copëza të vjetëra, të viteve ‘78, të kësaj muzike në Stamboll, disa vjet më parë kur isha me pushime me gruan dhe vajzën. Kjo gjë më erdhi natyrshëm, nga përshtypja e krijuar e shumë artistëve nga ky rajon, që luanin këtë lloj muzike, e cila është sinqerisht tepër e fuqishme, e pa zbukuruar, “e rëndë, therëse”, se çdo muzikë tjetër që kam hasur. Në fakt, është kaq modeste dhe prekëse, sa dyshoj se shumë, që nuk do ta konsideronin atë si muzikë … është më shumë se një tonik i fortë ose kure për plagët tona të vjetra shpirtërore”. C. King ka të drejtë, muzika shqiptare të ngre mallin për gurët, lëndinat, lumejtë, detin, pyjet dhe gurgullimet e ujit të ngrirë nën akull në pranverë.

Shqiptarët dhe traditat e mbartura edhe në Diasporë

Tradicionalisht, një shqiptar rritet me traditën të kujdeset për njerëzit e tjerë të afërm dhe të respektojë të moshuarit. Pra, është përgjegjësia e të gjithëve të kujdesen për njerëzit që janë më të varfër se ju; të jesh mikpritës dhe bujar për këdo që vjen në shtëpinë tënde, dhe të trajtosh këdo njëlloj sepse perëndia në të cilën disa besojnë ka krijuar njerëzit njësoj. Këto virtute, të cilat janë tashmë njihen si një tipar i shqiptarëve, është e vetmja dhe më e çmueshmja kulture për një shqiptar, ku dinjiteti, ndershmëria, dhe bujaria vlerësohen maksimalisht.

Pak familje në Shqipëri nuk kanë asnjë anëtar të familjes jashtë vendit, dhe integrimi ështe një kontribut global. Tashmë vizitorët nga e gjithë bota kërkojnë ushqim të mirë, mikpritje dhe vendet e bukura historike dhe kulturore. Sot shëtisni në Tiranë dhe dëgjoni gjuhë të ndryshme të folura, ashtu si në çdo kryeqytet tjetër kozmopolit të botës. Diaspora është “ambasadorja” më e mirë, dhe e paraqet Shqipërinë përpara botës si një vend tërheqës në çdo aspekt.

Po e mbyll këtë me një thënie të bukur të anglo-saksonëve për shqiptarët “Shqiptarin e largon nga Shqipëria por Shqipërinë nuk e largon dot nga shqiptari”.