Përse fëmijët tanë nuk flasin shqip…

E enjte, 28 Mars, 2024
E enjte, 28 Mars, 2024

Përse fëmijët tanë nuk flasin shqip…

” … kombi nuk qytetërohet, me mësimin e gjuhëve të huaja, por me mësimin e gjuhës së vet”.

Të jetosh në Britaninë e Madhe, disa mendojnë se duhet të ndryshosh mendim, kulturë dhe të tjetërsohesh. Me një formë, pranojnë ndryshimin si diçka normale, dhe si proces kalohet në diçka tjetër, gradualisht bëhen dikush që nuk janë! Këtu i qëndrojmë një mendimi, sistemit jetësor duhet t’i përshtatemi, por jo të refuzojmë identitetin tonë kombëtar.

Ky determinim pothuajse normal, e që në fakt nuk ngjan me normalitetin, shumë prej nesh e kanë hasur në familjet tona. Fëmijët tanë, nuk flasin shqip, nuk mendojnë shqip, nuk kuptojnë shqip. (madje këtu dhe disa prindër mes vete). Është për tu shqetësuar dhe duhet të jetë shqetësim për secilin nga ne që kemi sjell në jetë fëmijë, ose si të tillë jemi të sjell nga prindërit tanë.

Meditimi rreth prejardhjes, rreth historisë, rreth të kaluarës, rreth të ardhmes do të duhej të jetë rrefimi i parë për fëmijët tanë. (kusht- një mësim për jetë). Ata duhet ta dinë historinë tonë përjetimet tona, të shkuarën tonë, si përvojë sado e brishtë të këtë qenë ajo. (ajo të ju shërbejë atyre si përvojë. Dhe ata të kenë një pasqyrë të qartë rreth këtij realiteti).

John, mendimtar i shquar anglez thotë; “Themeli i një kombi e gjenerate është gjuha dhe kultura”. Krahas kësaj teorie, bashkëmendim rreth kësaj çështje ka ndarë edhe albanologu më i njohur shqiptar Eqerem Çabej. “Gjuha është themeli i një kombi dhe pasqyra më e qartë e një populli”. E, kur jemi tek ky problem duhet shtruar pyetja: Sa është bërë në këtë drejtim? Sa ka bërë komuniteti ynë?

Edhe, pse pa drejtuar gishtin kah dikush, për të fajësuar, duhet pyetur veten. Sa kemi bërë ne si shoqëri, për mësimin e gjuhës shqipe? Sa ka bërë komuniteti ynë, gjegjësisht përfaqësuesit e zgjedhur apo të vetëzgjedhur. Sa ka bërë Ambasada jonë (konsulata). Sa kemi bërë ne?! Përgjigjja është e thjeshtë, krahas gjendjes që kemi. Se kemi bërë më të mirën, apo thënë më troç, s’kemi bërë sa duhet (kjo si vetëdije të kuptohet te komuniteti organizues). Jo, nga ata që janë përpjekur të bëjnë diçka të mirë, në mundësi të tyre prej viteve. Si do që të jetë, shtrohet pyetja? Si mund të dalim prej këtij tjetërsimi? A ekziston rruga them se po. A është e lehtë sigurisht që jo. A mund ta bëjë individi, sigurisht që jo. Këtë duhet ta bëjmë të gjithë së bashku. Duke investuar jo vetëm në organizim të mësimit por edhe në atë financimit (në shoqata që kanë këtë mision). E, që e bëjnë prej viteve. Me aq sa munden dhe kanë mundësi! Kjo vetëm kërkon bashkëpunim. Dhe kjo do të mund të bëhet duke përzgjedhur staf të përgatitur dhe profesional. Duke u bërë komunitet modern si të tjerët. (mos t’i përmendim, sepse i dimë të gjithë sesa ata janë të organizuar, si funksionojnë. Po ashtu i dimë rezultatet dhe vetëdijen që kanë për gjuhën e tyre, komunitetin e tyre në përgjithësi). Në mënyrë që të krijohen kushtet e arritjes së mësimit. Zotërimi i çdo gjuhe, më shumë është arritje. Por, për të mësuar diçka më shumë duhet zotëruar atë që ke, e atë që që është e jotja duhet kultivuar si hojet për brezat që vijnë. Duke, shpresuar se këtë kulturë një të ardhme të afërt fëmijët tanë ta zbatojnë në atdhe të tyre. Andej, përgjegjësia mbetet e jona dhe e askujt tjetër. Për të bërë hapa konkret dhe të drejtë. “Sa jemi vonë? Mos të vonohemi më shumë”.

Alban Nuredini, jeton dhe punon në Britani të Madhe. Aktualisht punon mësues.

Londër, 2020