Për ikjen e një viti të mbrapshtë, që nuk ja ndali shkëlqimin yjeve

E premte, 26 Prill, 2024

Viti 2020 u prit me gëzim nga kushdo, por shumë shpejt u përballëm me gjënë e panjohur dhe pothuaj absurde të COVID-19. Shumë gjëra ndryshuan në jetët tona natyrisht për keq, si mbyllja totale e paparë me parë ku çdo gjë ra në një heshtje që të ngjallte pasiguri sikur ndali gjithçka, maska, distancimi nga njerëzit, etj, etj… Gjëra të panjohura për të gjithë. Njerëzit vetë krijuan ngjarje online, artistët dhanë aq shumë për të motivuar njerëzit, për të ringjallur shpresa, për të jetuar jetën ashtu si vjen, njerëzit shpalosën talentet në fusha të ndryshme, mjekësia u përball me situata të panjohura si kurrë më parë…

Në prizmin personal e familjar në këtë situate pati dhe gëzime si dasma e djalit tim të madh Gazmend me Katie që të vendosur të dy për të mos e shtyrë dasmën e realizuan dhe u gëzuam shume, në prizmin shoqëror gëzim të madh kam pasur duke ndjekur suksesin e yllin tonë shqiptaro-kanadez Ana Golja me filmin “ The Cuban”.

Ana Golja, producente dhe aktore e këtij filmi korri një sukses të paparë, ky film në kohë rekord i kaloi pritshmëritë dhe i hapi kufijtë e mbyllur, u nderua dhe u nominua me plot çmime ku së fundmi dhe me çmimin e filmit më të mirë të vitit 2020 (ndër dhjetë të tillë në garë). Nuk është rastësi që kjo vajzë e talentuar e ka nisur karrierën e filmit që fëmijë dhe talenti i saj është zhvilluar me hapa shumë të shpejtë, e kjo fale talentit, punës, vullnetit, përkushtimit të saj, por mbi të gjitha Ana mbart virtyte të çmuara të një vajze model të brezit te saj, thjeshtësia dhe modestia e saj e lartësojnë deri në madhështi. E njoh Anen prej më shumë se një dekade, e rritur në një familje me virtyte të larta, por edhe e angazhuar në aktivitetet e komunitetit shqiptar që e vogël. Edhe pse aq e angazhuar në filma ajo kurrë nuk i tha jo angazhimeve me pjesëmarrje direkte në moderim të dhjetra aktiviteteve, të muajit të trashëgimisë shqiptare në Parlamentin e Ontarios e në shume aktivitete të tjera të SHBSHK dhe mbarë komunitetetit. Për Anën kam aq shumë për të dhene, por në këtë prag festash po shkruaj   këto rreshta në respekt të figures se saj, si përfaqësuese shumë e denjë e këtij brezi të ri, të suksesit madhor qe ka arritur me mbështetjen absolute të familjes së saj, e sidomos nënës së saj Ardiana Golja që është dhe mentore e saj.

Dy vjet më pare me ftesë të Divës, Inva Mula ajo mori pjesë në festivalin e 57-të të këngës në RTSH krahas gjigandit të skenës Viktor Zhusti, ku shfaqi gjithë talentin, elegancen, profesionalizmin, thjeshtësinë. E me të drejtë u cilësua si imazhi i ri i festivalit e dikush në shkrim e quajti si fituesja e këtij festivali, për fat këto kujtime na i risolli në memorje facebook e që është bukur kur vijnë në kujtesë këto gjëra kaq të bukura. Nëpërmjet këtij shkrimi të thjeshtë duke dhënë modelin e suksesit të Ana Goljës në kohë pandemie, ju uroj të gjithëve një vit të mbare e të shëndetshem për vitin 2021. Suksese të gjithëve shqiptareve kudo ku janë.

Gezuar festat e fundvitit!