Britani/ Inxhinieri shqiptar merr dozën e parë të vaksinës

E diel, 29 Qershor, 2025

Në Britaninë e Madhe ka nisur vaksinimi ndaj COVID-19. Mosha e tretë është prioritare në rradhë dhe një prej personave të vaksinuar është edhe inxhinieri shqiptarë] Sinan Çelo, 84 vjecc. Në misionin “Open” me të ftuar janë mjekë e specialist të shëndetësisë, Inxhinieri Sinan Çelo në lidhje direkte në skype tregoi eksperiencën e tij të vaksinimit.

“Më kontaktuan në telefon, si fillim më pyetën nëse doja ta realizoja vaksinën. Më pas morën të dhëna për shëndetin tim. Më pas realizova vaksinën me dëshirën time, isha pak i dyzuar dhe sigurisht kisha një ndjesi frike, por sigurisht që vaksinën do e bëja. Pasi vajta atje gjeta shumë persona të moshës sime që rrinin në rradhë, prita mbi dy orë dhe më pas erdhi rradha ime, ishte një injeksion mëse i zakonshëm. Unë e kam marrë seriozisht këtë virus dhe gjithmonë mundohem të mbrohem. Pasi realizova vaksinën nuk kam pasur asnjë shqetësim. Më 8 janar do të shkoj sërish për dozën e dytë dhe gjithashtu do të pajisem me një vërtetim që kam kryer vaksinën”, u shpreh Inxhinieri Sinan Çelo.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.