At Gjergj Fishta, Homeri i pavdekshëm shqiptar

E shtunë, 4 Maj, 2024

Në 80 vjetorin e vdekjes një shënim i shkurtër mbi jetën dhe veprat e At Gjergj Fishtës nga Bardhyl dhe Ylli M.Dilo

Epopeja kombëtare, hymni i muzikuar prej të madhit të letrave Gjergj Fishta është pronë në duart e gjithë bashkëatdhetareve që Atdheun e quajnë Altar të Shenjtë.

Lahuta e Homerit të kombit shqiptar – si është vlerësuar nga njerëzit e penës dhe të artit në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, flet jo për trimëri dhe heroj legjendare, por për ngjarje, beteja reale të zhvilluara në ato male dhe bjeshkë ku Zanat lahen në ujin kristal që buron nga të çarat e shkëmbejve mijëvjeccare dhe gurgullon me hijeshi duke pasqyruar bukuritë e trevave Ilire.

Jeta e Fishtës

Më 23 tetor 1871 në katundin Fishtë të Zadrimës u lind Zefi, më i vogli nder tre vëllezërit dhe një motër.

Prindërit e tij quheshin:

Babai – Ndok Simoni nga Domgjoni i Mirditës dhe ëena – Prenda Kaçi nga katundi Koterr i Zadrimes.

Famulltari i Trashanit, famulli ku përfshihej dhe katundi Fishtë, Marian Pizzochini nga Palmanova, ua kërkoi prindërve që ta bënin frat dhe ata ia dhanë.

Me shpenzimet e famullarit, Zefi shkoi në shkollën franceskane në Shkoder deri në vitin 1880, kur nisi Kolegji i Troshanit.

Më 1886, vetë i gjashtë Zefi u nis për në Bosnje nga Urdhëri Franceskan për studime teologjike dhe filozofike. Vitin e parë të provës e kaloi në Gucjagorë afër Travanikut, ku sipas sharteve të urdherit ndërroi emrin nga Zef në Gjergj.

Atje u njoft me poezinë e rilindesave kroate Kacic, Martiq, Mazhuraniq-franceskan).

Në këtë kohë ai lidh miqësi të ngushtë me poetin lirik kroat Silvije  Strahimir Kranjceviq(1865-1908).

I pajisur me njohuri te klasikëve, pasi mbaroi studimet në Bosnje, në fund të vitit 1883 kthehet  në vendlindje. Bie në kontakt me italo-shqiptarin At Leonard de Martino, i cili, me shkrimet e veta dëshmoi se në gjuhën shqipe mund të shprehet  çdo ritëm i poezisë klasike.

Një nga kolegët e Fishtës, At Pashk Bardhi O.F.M. dëshmon se “Gjergji  përveç veprave të dy klasikëve kroate Kaciq dhe Martiq, kishte gjithnjë nëpër duar vepra të poetëve klasikë latin dhe italian.

Ne të ri të tij Gjergji  na recitonte vjersha të krijuara prej tij që ishin aq të bukura sa na bënin të shpërthenim në gaz.  Duke vënë re talentin e tij i rekomandova të bënte një vepër poetike kombëtare duke marrë për shembull këngët e popullit.

Por atij nuk i mbushej mendja.  I habitur prej klasikeve , mendonte se nuk mund të bënte jehonë një vepër poetike popullore”.

Në shkurt të vitit 1894  Fishta dha meshën e parë në Troshan dhe filloi shërbimin meshtar në famulli të ndryshme, si në  Lezhë, në Gomsiqe, n’Abacine e Mirditës dhe në Hot, gjë që i dha rast të marri kontakt me popull dhe të njoh shpirtin e tij. Hetoi e gjurmoi pasurinë e virtyteve të trashëgimit arbëror dhe bukuritë e gjuhës së popullit. Cilësitë e burrnisë, trimërisë, besës e të nderit dhe gjuhën, ai i ngriti duke i brumosur në pajën e kulturës së lartë që zotëronte, në nivelin e vetëdijes për dëshirën dhe nevojën e lirisë e të pamvarësisë në vëllazërimin kombëtar.

Fishta është shkrimtar profilik dhe figurë e dalluar  poliedrike në jetën  kombëtare  të kohës së vet, ndoshta më tepër se asnjë tjetër shkrimtar i yni. Kryevepra e tij është “LAHUTA E MALCIS” , poem epik i bazuar në poezine popullore, ku këndohet lavdia e luftërave të shqiptarëve, herë me serbë e malazesë e herë me turq.

Nevoja e bashkimit dhe fryma e vëllazërimit kombëtar përcjellin cdo skenë që lexuesit i përfytyrohet gjallërisht, duke u përkundur në krenarinë e virtyteve të larta të trashëgimisë stërgjyshore dhe duke u dalldisur në vetëdijen e pavdekshmerisë të fisit të përbashkët.

Ndodh ndonjëhere në jetën e njeriut që disa punë megjithëse në vetvehte të vogla, bëhen shkas për punë të mëdha.

Kështu i ndodhi dhe At Fishtes me “Lahuten e Malcis”.

Në vitin 1902  At Leonard Gojani, famullitari i Rashës në Hot, largohet nga famullija dhe për ta zëvëndësuar për pak ditë dërgohet Fishta. Atje ai u njoh me Marash Ucin, burrë i vjetër dhe malsor me virtyte. Ky po thuaj cdo ditë shkonte për të vizituar Fishtën dhe i shpinte nga tri hudhra. Marash Uci për At Fishtën ishte shumë simpatik se i tregonte histori të vjetra dhe luftrat që kishin bërë Malsorët me Malazes, e sidomos tek Ura e Rrzhanitces, në të cilën kishte marrë pjesë dhe ai vete.

Këtu At Fishta  mori shkas për të shkruar  vëllimin e parë të ” Lahutës se Malcis “, “Te Ura e Rrzhanes”.

Rrethi shoqëror i At Fishtës që kishte lexuar këtë krijim të tij mbeten shumë të kënaqur dhe i propozuan që t’i botonte. Por At Fishta nuk i dha shumë rëndësi propozimit të bërë prej kolegëve.  Le të rrinë njëherë, shohim më vonë që përgjigja e tij.

At Pashk Bardhi, pjestar i shoqërisë letrare  “Bashkimi”, bisedoi me themeluesin dhe kryetarin e kësaj shoqate Emzot Doci, Abat i Mirditës.

Ishte vera e vitit 1904.

Kryetari, megjithëse krijimtaria e Fishtës  i pëlqeu shumë, u përgjigj  se shoqata nuk kishte fonde për të botuar as ato vjersha dhe as vepra të tjera që antarët e saj kishin pregatitur.

Në këto kushte Emzot Doci  dhe At Pashk Bardhi  që  kishin korespondencë me Faik Konicën, që botonte në atë kohë të përkohshmen  “ALBANIA ”  në, Londër i kërkuan ndihmë ekonomike  për botimin e veprave që kishte në duar shoqata “BASHKIMI”.

Faiku u dërgoi 200 franga  duke u shpjeguar se ato të holla i kishte dërguar Ministria e Punëve te Jashtme  të Austrohungarisë  për të botuar disa vjersha të Filip Shirokës  por, meqenëse ky nuk i kishte gati për botim ju dërguan shoqatës “BASHKIMI “.

Pasi u sigurua fondi për botim u ndesh në një tjetër pengesë pse, sipas ligjit, në libër duhet të shkruhej emri dhe vendi i shtypshkronjës ku botohej libri. Ne atë kohë qeveria turke ndalonte botimin e ccdo libri në shqip dhe veccanërisht të autorëve fetarë.

Emzot Doci, që ato ditë ndodhej në Vjenë- kryeqytet i Austrohungarise  bisedoi me Ministrin austrohungarez dhe i kërkoi që të anashkalohej ligji për këtë rast. Ky ju pergjigj se vetëm Mëkembësi i Mbretit të Dalmacisë (vend ku ndodhej shtypshkronja)  Nardelli mund të vendoste.  Përgjigja e  Nardellit  ishte: ligji nuk mund të shkelet por shtypshkronja mundet që emrin e saj dhe vendin mund ta vendosi jo ne faqen e pare me titullin e librit, autorin, etj. por në një faqe të fundit në të cilën të mos shkruaje gjë tjetër.

Dhe kështu u veprua; pasi doli tirazhi nga botimi , porositësit prenë faqen e fundit nga cdo libër dhe u shpërnda ne  Albanolloget shqiptare brenda dhe jashtë Atdheut, në personalitetet letrare të kohës, në studente.

Kështu doli në dritë vëllimi i parë i “Lahutes së Malcis” e, ndonëse gjithë lavdia dhe nderi i përket At Fishtës, një grimcë nderi duhet t’ja dimë dhe Marash Ucit, pse po të mos ishte takuar me ‘të , At Fishtës nuk i ishte mbushur mendja të shkruante Lahutën e Malcis.

Kudo “Lahuta e Malcis” u prit me entuziazëm. Studentët shqiptarë në Vjenë u entuziazmuan aq fort sa propozuan Fishtën për ccmimin NOBEL.

Nga lavdërimet e shumta që ju bëne veprës, At Fishta merr zemër dhe me 1907 boton në Sarajevë njeherazi  “Anzat e Parnasit”  dhe vellimin e dytë të “Lahutes Malcis” , – “Oso Kuka”

Lavdërimet dhe entuziazmi qenë të menjëhershme si dhe për botimin e parë.

Por Fishtes akoma nuk i qe mbushur mendja plotësisht se doli i zqjuar në gjithë krijuesit e kohës me “Lahutën e Malcis”

Inkurajimi që i dhanë profesorët, intelektualet, dhe studentët që merreshin me gjuhën shqipe ne Vjenë dhe gjithë Universitetet Europiane  i dhanë zemër Fishtës që të vazhdojë botimet mbi plotësimin e Lahutës Malcis,  prandaj dhe neve sot kemi një epope kombëtare të shkruar me mjeshteri që rrallë e kanë kombet e tjerë.

Vepra të tjera të Fishtës

At Fishta ka shkruar shumë vepra të tjera, sidomos në poezi, disa prej të cilave janë: “ Mrizi i  Zanave”, “Vallja e Parrizit ”(lirika), “Anzat e Parnasit” Gomari i Babatasit Tarollagjia e Ballkanit  ( satira, kjo e fundit botim postum), Juda Makabe  dhe Ifigjenia (tragjedi), Francesku i Azisit, Shqiptari i Qytetnuem, Jerina  ose Mbretnesha e Lulevet, etj.( drama dhe melodrama)

Ka përkthyer nga  Homeri, Petrarca, Moliere, Manzoni.

Prodhimet në prozë janë kryesisht artikujt e shumtë që ka shkruar në të përkoheshmet revista e gazeta si :

Hylli i Drites dhe Posta Shqiptare ( themeluar dhe drejtuar nga vete Fishta ), Albania  ( Konica), Leka , Perparimi  ( Jezuitet ), Shkendija ( Koliqi ),Dielli ( Vatra ), Ora e Maleve e shume te tjera.

Epistolari ( korespondeca private ) ka vlerë jo vetëm informative e ndricuese por edhe letrare, prandaj njihet pjese me rëndësi e prozës fishtjane.

Si ndër më përfaqësuesit e poeteve romantike, shkroi vepra që zhvillojnë tema të poezisë gojore dhe të traditës, duke u mbeshtetur shumë mbi modelet stilistkore folklorike, duke përfshirë edhe metriken folklorike.

Ka të dhena që ka lënë piktura dhe po ashtu që arkitekt i njërës prej kishave në Shkodër. Ka botuar nëntë tekste dramatike.

Kontributi që Fishta i ka dhënë kombit dhe Atdheut në fushën shoqerore e politike dëshmohet nga disa të dhëna biografike:

Drejtor i Shkollave Franceskane në Shkodër me 1902 ku vuri shqipen gjuhë mësimi për të parën herë.

Kryetar i Komisionit për caktimin e alfabetit kombëtar në Kongresin e  Manastirit  me 1908.

Kryetar i Dërgatës shqiptare në Konferencën e Paqes më 1919.

Deputet dhe nënkryetar i Parlamentit me 1921.

Në tetor 1921 me si vllaun Dodjan, shkuan në  Romë për të takuar Kryetarin e Urdhërit dhe u pritën nga PAPA  BENETIKU  XV, ku morën ndihma për hapjen e shkollës  Illyricum.

Në fillim të vitit 1922 u nis në  Mbretërine e Bashkuar, në shkurt 1922 në Liverpool, dhe pas 12 ditesh ne Amerikë. Takoi senatore katolike, të cilët ndikuan tek  Henry Cabot Lodge, i Partisë së Republikanëve, për njohjen diplomatike  te Shqipërisë  së pavarur .

Delegat i  Shqipërisë në koferencat interballkanike në Athinë 1930, Stamboll 1931 e Bukuresht 1932.

Provincial i Franceskaneve te  Shqipërisë 1935 – 1938.

Më 1940,  Papa Piu XII e priti  Fishten në një audience te gjatë në Selinë e Shenjtë në Vatikan.

Censura

Si me Skiroin, Konicën  dhe autore të tjerë të rinj, me ardhjen në pushtet të regjimit komunist, Fishta u shpall ” armik i popullit ” dhe si autor u ndalua sepse kryevepra e tij Lahuta e Malcis, është antisllave. Ndër akuzat e tjera që i bëheshin qene dhe pranimi i medaljes nga Sulltani, të qenit agjent i austrohungarezeve ku botonte “Posta e Shqypnis” si  dhe mosrefuzimi i titullit  “Akademik” i Akademisë  së Shkencave të Italisë fashiste pasi kjo pushtoi  Shqipërinë.

Zhvarrosja:  Në valët e revolucionit kulturor, më 20 mars 1967  eshtrat e Fishtës me urdhër të strukturave të shtetit komunist zhvarrosen nga Kisha e Gjuhadolit.  Sipas një dëshmie eshtrat e tij dhe të sivellezërve të tjerë u hodhën pas tri ditëve në lumin Drin. Por dëshmi të tjera percjellin se eshtrat u shpëtuan, u ruajtën tinez sërishmi në varrezat e Rremajt në Shkodër. U rivarros më 1996.

Korespondenca e Fishteës me Musolinin  dhe Jakominin.

Njihen dy letra që Fishta i ka drejtuar  Brnito Musolinit.  Letra e parë i takon vitit 1934 dhe është postuar në Livorno (Itali ).  Është shkruar italisht. Në këtë letër Fishta  i kërkon  Musolinit  botimin e plotë të veprës së tij, pasi “Provinca e  Fishtës”  dhe  “Urdhëri Franceskan” nuk mund ta bënin. Të ardhurat nga shitja e veprës t’i kalonin kësaj province.

Letra e dytë e Fishtës  drejtuar  Musolinit  është shkruar në Romë  më datë 27 prill 1940 dhe i kërkon që Prof.  GIno Bottiglioni i  Universitetit të Bolonjes  të punoje për të organizuar një grup të rinjsh për studime albanollogjike.

Letra  drejtuar  Jakominit,  Mekembesit të Mbretit  Viktor Emanuel   i  lll-te , është një lutje për të ndihmuar albanollogun  Norbert Jokl.

Ditët e fundit të Fishtës

Nga fundi  i vitit  1940 shkoi në Troshan, ku kishte nisur fillimisht jetën rregulltare dhe atë letrare. Sëmuret me 10 dhjetor ku iu gjend pranë miku i tij Dodjan  dhe sekretari  Volaj.  Më 14 dhjetor e sjellin në Shkodër, ku e shtrojnë në spital për një sëmundje zemre dhe pleomoni. Më 22 dhjetor një borë e madhe mbuloi qytetin. Fishta  kundronte nga dritarja e spitalit  Shkodrën  e tij të dashur mbuluar me borë. Gjendja e tij shëndetësore po rëndohej. Me 27 dhjetor bie në koma dhe mjekët humbasin ccdo shpresë.

Μë 30 dhjetor 1940  Fishta ndërroi jetë.

Shtypi shqiptar dhe ndërkombetar lajmeroi vdekjen e Fishtës me fjalët: “Ndërroi jetë Homeri shqiptar”

Gjate viteve që jetoi  Fishta  ishte një personalitet i nderuar jo vetëm në arenen kombëtare, por dhe në atë ndërkombëtare.