Shoqata e Grave Shqiptare të Zagrebit “Drita” vijon aktivitetet e saj në shtetin kroat, me temë “Shqiptarja në sukses”. Sigurisht në kushtet e vështira për shkak të pandemisë, akivitetet zhvillohen me një numër të kufizuar pjesëmarrësisht dhe duke respektuar protokollin e shtetit për masat anti-covid.
E ftuara e rradhës në ciklin e aktiviteteve me temë “Shqiptarja në sukses”, organizuar nga Shoqata “Drita”, doktore e shkencave në psikologji Arta Dodaj, njëkohësisht lektore në Universitetin e qytetit të Zadarit.
Shoqata “Drita” është krijuar prej 16 vitesh dhe ka organizuar evente, takime, promovime në mënyrë të vazhdueshme. Pjesë e aktivitetit “Shqiptarja në sukses” para nisjes së pandemisë kanë qenë edhe shumë gra të suksesesshme që jetojnë në Shqipëri, me ftesë nga shoqata “Drita”.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.