Kurbeti një plagë e madhe, Ja si shkruanin të parët tanë

E enjte, 28 Mars, 2024

Sa veshtirë është kur largohesh nga Atdheu, Mëmëdheu i dashur e nisesh për emigrim…

Len mbrapa gjithçka. Gjithçka që nuk e shikon më. Ndaj gjithmonë Atdheu u ka munguar dhe u mungon emigrantëve. Sado mirë të jetojnë e të jenë integruar në dhe’ të huaj, përsëri zemra u punon e u zhuritet për Atdhe.

E ndjejnë këtë të gjithë sa emigrojnë… Rilindasit tanë të  mëdhej janë shprehur me shpirt e plot ndjenjë për këtë plagë.

Vëllezerit Frashëri, Çajupi, Asdreni, Filip Shiroka, etj., kanë shkruar me ndjenjë për këtë mall atdhetarie. Ata shkruanin plot dashuri me zemrën të plagosur:

“  O malet e Shqipërisë ….

…Që ju kam ndërmend dit’ e natë …

…Mendje merr fusha dhe male…”

(N. Frashëri),

ose

“… Të mos heq e të mos vuaj

Poshtë e lartë e i sëmurë

Të mos vdes në dhe të huaj

Se nuk do të tretem kurrë …”( Cajupi)

Vargje plot dhembje, me një efekt therës, të pa treguar, vargje që tronditin shpirtin, aktuale edhe sot, kur dihet që  një pjesë e madhe shqiptarësh janë të larguar, kanë kaptuar male, dete, oqeane…

Faik Konica, gjithashtu, një nga korifejtë e shqiptarizmës, diplomat i shquar, princi i letrave shqipe, i ndodhur gjithmonë larg atdheut, me zemër të zhuritur nga dashuria për të, boton me 1899 ketë shkrim që po përcjell më poshtë.

Eshtë zemra e atdhetarit që qan për atdhe.

Mall i Atdheut (shkruan F. Konica).

Kur vete njeriu, i lirë dhe i vetëm, larg Atdheut, viset e reja, ndryshimi i zakoneve, ëmbëlsia e udhëtimit , e një mijë gjëra që vihen re nër popuj të huaj, të gjitha këto ta përgëzojnë zemrën, e të bëjnë jo ta harrosh Shqipërinë, po të mos të vejë te ajo aq dendur mendja… Më tutje, si ngopen sytë së pari ndyshime, gazi shuhet pak nga pak. S’di se ç’të mungon, s’di se ç’të duhet.  Një hije trishtimi ta mbulon fytyrën; e pik-së-pari here-herë, pastaj më dendur, e më në fund shpesh e po thua kurdo e kudo, kujtimi i prindërve, i miqve e i shokëve, kujtimi i dheut ku u lindëm e ku u rritëm, ku qanim foshnja e ku loznim djem, kujtimi i atyre maleve larg të cilëve nuk rron dot mirë një shqiptar, kujtimi i kombit e dëshira, e etja e gjuhës s’onë, ta shtrëngojnë e t’a dërmojnë me të vërtetë zemrën.

Ah! malli i Shqipërisë, malli i atdheut të dashur, i shenjtë mall e dashuri e shenjtë, kush është ay Shqiptar që se ka pasur në dhe të huaj!

Duhet të jesh jashtë Shqipërisë, e të jesh larg, për të kuptuar se ç’forcë e ç’bukuri të ëmbël ka për veshët kjo fjalë: Shqipëri! Ajo më e zbrazura fjalë, ajo fjala më e vogla, na sjell, kur’ vjen nga Shqipëria, një gas të parrëfyeshëm, sa na sjell një copë t’atdheut.

E ky mall është më i nxehtë te ne teë mjerët, se s‘kemi shpresë t‘a shohim Shqipërinë; jemi te dënuar, për dashuri t‘atdheut, të rrojme tej e këtej nër dhera të huaj, e veç të bëhemi tradhëtorë e të poshtërit e të poshtërve, s’ kemi për të puthur tokën e Shqipërise edhe shumë vjet, ndofta kurrë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.