Kanada/ Ambasadori i Shqipërisë ngre flamurin kombëtar në Bashkin e Otavës

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Flamuri ynë kombëtar është ngritur sot në mbarë botën. Edhe në Kanada Ambasadori i Shqipërisë Ermal Muca ngriti flamurin kombëtar në oborrin e Bashkisë së Otavës.

Për shkak të kushteve të krijuara nga pandemia e COVID-19 organizimet nuk kanë qenë të njëjtja me vitet e mëparshme, por kjo ditë nuk ka mbetur pa u festuar nga Diaspora Shqiptare.

Flamuri me shkabën dykrenare është ngritur për herë të parë në vitin 2008 në Toronto. Kjo ngjarje është shënuar në memorien e shqiptarëve të Kanadasë si një arritje dhe hap i rëndësishëm në konsolidimin e komunitetit shqiptar.

Kanadaja multikulturale i jep hapësirë çdo komuniteti të shpalosë nisma që mbartin trashëgiminë kulturore të vendit të origjinës. Kështu që shqiptarët e Kanadasë mjafton të kenë ide, dëshirë dhe vullnet për të përcjellë vlerat shqiptare si komunitet në çdo muaj të vitit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.