Britani / 3-vjeçari shqiptar, influenceri më i ri markave të njohura

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Mediat britanike kanë publikuar historinë e një djali shqiptar që është kthyer në një fenomen në internet. 3 vjeçari Elension Sulaj jeton në “Waltham Cross” në Hertfordshire. Ai ka rreth 26 mijë ndjekës në rrjetet sociale, “të fituar” nga postimet që nëna e tij bën për firmat si Burberry, Versaçe, Gucci, Givenchy, Moschino dhe Ralph Lauren.

Nëna e Elensionit e ka pasion veshjen e djalit të saj, ajo i ka hapur llogari në rrjetet sociale që kur ai ishte vetëm 1 vjeç. Që nga ajo kohë, i ka mësuar vogëlushit të bëjë selfie dhe ka arritu të lidhë marrëveshje me kompanitë e veshjeve.

Nuk është e pazakontë për një influencer me mijëra ndjekës të ketë një gardërobë të mbushur me rroba firmato, por është jashtë të zakonshmes kur ai është ende i mitur. Garderoba e 3-vjeçarit kushton mbi 10 mijë paund.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.