Aristidh Rruci, historia e firmëtarit të Pavarësisë që ende nuk i dihet varri

E premte, 26 Prill, 2024

Aristidh Rruci u lind më 11 mars 1875 në Sheper të Zagorisë. Prindërit e tij quheshin Nikolla dhe Evanthia. Kishte vëlla Leonidhën dhe motra Aspasinë, Elisavetën (Savën), Athinanë dhe Sorkën.

Mësimet e para i mori në fshatin e lindjes dhe më vonë në Manastirin e Nivanit. Bashkëlagjës me A.Z.Cajupin dhe bashkëkohës me I.D.Sheperin. Pas mbarimit të studimeve të mesme në gjimnazin “Zosimea” të Janinës, punoi në Stamboll në një magazinë që tregtonte lëndë ndërtimi (1896-1898) dhe në tregun e drithit në Janinë (1899-1904).

Në këto qytete u njoh me atdhetarët Naim Frashëri, Shahin Kolonja, Kadri Gjata, Osman Haxhi, etj. Në vitin 1906 u vendos në Vlorë ku qëndroi deri në fund të jetës së tijë. U bë një nga tregtarët më të njohur të qytetit. Aristidh Rruci bashkëpunoi me I.D.Sheperin, burrin e motrës se tij Elisaveta (Sava) Rruci dhe zhvilloi një veprimtari të gjërë kombëtare.

Dy intelektualët patriotë sheperjotë në bashkëpunim dhe me Jani Mingën, Ibrahim Shytin, Kristo Karbunarën, etj dhanë një kontribut të çmuar në përhapjen e gjuhës shqipe, shpërndarja e librave dhe gazetave në gjuhën shqipe në fshatrat dhe qytetin e Vlorës. Në Lubonjë hapën një kurs të fshehtë për mësimin e gjuhës shqipe.

Në shtator të vitit 1908 takohet në Vlorë me Ismail Qemalin. Një muaj më vonë në bashkëpunim me Bektash Cakranin, Faslli Patozin, Mustafa Gorishovën, etj krijuan klubin “Labëria”, iniciator dhe financues i klubit ishte vetë Aristidhi.

Ishte një nga organizatorët e “Kuvendit të Drashovicës” (31/7/1911) dhe mori pjesë në “Kuvendin e Sinjës” (Gusht 1911).

Në fillim të Gushtit 1912 krerët e Vlorës, Mallakastrës, Beratit, Skraparit dhe Korçës thirrën në Fier një kuvend ku morën pjesë dhe Ismail Qemali, Luigj Gurakuqi, Aristidh Rruci.

Kuvendi i Fierit zgjodhi Hasan Prishtinën përfaqësues të kryengritësve të Jugut. Gjithë shpenzimet për armatimin, veshjen dhe ushqimin e kryengritësve u përballuan nga Aristidh Rruci. Mbante korrespondencë të rregullt me A.Z.Cajupin, I.D.Sheperin, Jani Vruhon, Sotir Kolenë. Në Nëntor 1912 ishte delegat i Tepelenës në Kuvendin e Vlorës për shpalljen e Pavarësisë Kombëtare dhe firmosi Aktin e Pavarësisë me siglën “A.Ruci”. Për atë kohë, Lef Nosi, një personalitet i madh, në kujtimet e tij shkruan: “….

Menjëherë pas shpalljes së Pavarësisë, Ismail Qemali me shokë dhe me popullin mbrapa, shkuan në Xhami dhe Kishën kryesore të qytetit të dëgjonin lutjet Fetare të rastit, udhëhequr nga Klerikët Shqiptarë. Edhe në Xhami e Kishë u duken të ngrihen dhe të valojnë dy Flamujtë e Shqipërisë.

Këta dy flamuj u gjenden në shtëpitë e Aristidh Rucit dhe Eqerem Vlorës. Zonjat e këtyre të dyve shkonin te Marigoja për të qepur e qëndisur rroba. Në shembull të Flamurit të Marigosë edhe Ato kishin qëndisur nga një Flamur”. (L. Nosi, dokumenta historike).

Aristidh Rruci mbrojti punimet e Kuvendit të Vlorës me ushtrinë që vetë e financoi. Në qeveri nuk mori vota të mjaftueshme (vetëm 14) së bashku me Jani Mingën (20).

Nga zyrat e Aristidh Rrucit, me alfabetin “Mors” u bë e njojtur në qeveritë e asaj kohe shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë. Megjithëse nuk u zgjodh në Qeverinë e Vlorës ai zhvilloi një veprimtari të gjerë për zgjidhjen e problemeve ekonomike e financiare të Qeverisë duke shpenzuar nga pasuria e tij. Ndihmoi për ngritjen e administratës së saj në Vlorë, Fier, Tepelenë, Gjirokastër, Delvinë e Sarandë. Gjatë viteve1918-1920, në bashkëpunim me atdhetarët vlonjatë u përfshi në një veprimtari të dendur anti italiane ishte një nga organizatorët e demonstratës së 28/11/1919. U dallua në krijimin e “Komitetit të Mbrojtjes Kombëtare” për organizimin e luftës së Vlorës. Së bashku me Jani Mingën, Shezair dhe Vesel Comon mori pjesë në hartimin e statusit të shoqërisë “Përlindja Kombëtare” 1920.

Në vitet 1920-1924 u përfshi në lëvizjen “Atdheu” dhe shoqërinë “Bashkimi”. Bashkëpunoi me Avni Rustemin, Fan S. Nolin, Halim Xhelon, Jani Mingën për rimëkëmbjen e Vlorës, ndihmoi shkolla të fshatrave dhe të qytetit me bazë materiale, libra, fletore dhe orendi.

Mbajti korrespondence të rregullt me Justin Godardin, që u njoh pas ardhjes se tij në Shqipëri Shtjefen Gjecovin. Aristidh Rruci kishte autoritet, vlerësohej, nderohej dhe respektohej. Ka qenë anëtar i Këshillit Administrativ të Bashkisë së Vlorës, sipërmarrës në fabrikën e duhanit në Durrës, posedues i 40% të aksioneve të shoqërisë me aktivitet në Itali.

Në vitin 1937 ka qenë anëtar i kryesisë së Bankës Kombëtare Shqiptare dhe nismëtar për krijimin e degës së Kryqit të Kuq Shqiptar për Vlorën. Dha një kontribut financiar me rëndës për arsimimin në Universitet të fëmijëve të motrës se tij Elisaveta (Sava) Rruci Dilo. Gjate viteve të luftës A.N.C u arrestua nga pushtuesit italiane dhe u internua në ITALI. Ndihmoi ekonomikisht pa rezerva luftën A.N.C., por nuk u pajtua me regjimin gjakatar që u vendos pas lufte. Për këtë arsye u arrestua si kundërshtar politik i regjimit diktatorial dhe hoqi kalvarin e tmerrshëm në burgjet shqiptare. Pas daljes nga burgu në vitin 1950 shpalli greve urie dhe vdiq. U përcoll në banesën e fundit nga familjarët e tij. Trupi i tij u vendos pranë varrit të birit të tij Nikollaq, student universitar vdekur në moshën 25 vjeçare.

Një perlë e krijimtarisë letrare shqiptare, janë vargjet që Aristidhi shkroi mbi varrin e te birit:

Nikollaq

Shpresat dhe ëndrrat mi more me vete

Në varrin e ftohtë ku shkon djalërinë

Si lulet e verës u vyshke, u trete

Dhe le pas neve mjerimin e zinë.

Së bashku me neve ju lut Perëndisë

Atje ku je Ti dhe neve të vimë

I thuaj s’rrohet më në strehën e zisë

As mundim me tepër farmakun ta pijmë.

A ka varr Aristidh Rruci ku te prehen eshtrat e tij? Jo!

Arsyeja që nuk ka varr është se në vitin 1962 , me rastin e festimeve te 50- vjetorit të Pavarësisë, qeveria shqiptare dha urdhër që të ç’ vendoseshin varrezat publike të qytetit të Vlorës dhe të vendoseshin atje ku ndodhen sot. Ndërmarrja komunale e qytetit që zbatoi këtë vendim nuk lajmëroi të afërmit e tij që jetonin në Sheper të Zagorisë, nipërit dhe mbesat e tij Dilo. Kjo për arsyen e thjeshtë së gjithë Vlora e asaj kohe dinte që në varrin e blinduar që Aristidhi bëri për të birin, vendosi pjesë të pasurisë së tij, brilantë dhe ar. Vjedhësit e kësaj pasurie nuk u interesuan për vendosjen e eshtrave të Aristidhit dhe të birit të tij Nikollaq në varrezën e re të Vlorës.

Sa për qeverinë, ajo vazhdonte ta konsideronte akoma armik. Në vitin 1958 me sistemimin e vllehëve nëpër fshatra, nga jeta nomade që bënin deri atëherë, shtëpia në Sheper dhe pronat e “armikut” Aristidh Rruci ju dhanë njërës nga këto familje. Në vitin 1992 me triumfin e demokracisë shtëpia e tij në Vlorë kaloi në pronësi të familjeve që rrinin me qira aty, shtëpia dhe pronat në fshat ju dhurua familjes që banonte në të. Ato pak relike personale të Aristidhit që ruheshin tek nipërit e tij humbën pa nam e nishan nga sekuestrimet që u bënë në vitet e diktaturës dhe bastisjeve në vitet e tranzicionit. Shiritat e transmetimit në alfabetin “Mors” të shpalljes se Pavarësisë si dhe korrespondenca me patriotët që përmendem me lart, ruheshin në arkivën e nipit të tij Margarit Dilo në Sheper. U sekuestruan nga zyra e përmbarimit të Gjirokastrës në gusht të vitit 1970 pas dhënies së vendimit me burgim dhe sekuestrim të pasurisë të nipit të tij Koço Dilo. Për këtë krim kombëtar Margarit dhe Qirjako Dilo vunë në dijeni me shkrim Enver Hoxhën dhe Komisionin Qendror. Por nuk morën asnjë përgjigje. Qirjako Dilo zhvilloi dhe një gjyq në Gjirokastër ku akuzoi zyrën e përmbarimit për marrjen e pasurisë dhe të arkivit familjar, por nuk e fitoi. Në qoftëse shteti ka ruajtur librat dhe korrespondencën familjare të Dilo-ve të Sheperit brenda në to gjenden dhe shiritat dhe korrespondenca e Aristidhit. Për thesaret e tjera kombëtare që ndodheshin në këtë arkivë do të flasim herë tjetër. Me rastin e festimit të 100-vjetorit të Pavarësisë, Presidenti i Republikës së Shqipërisë dekoroi me titullin “Nderi i Kombit” Aristidh Rrucin.

Shkrimtari dhe studiuesi i shquar Piro Loli në veprën dedikuar këtij kollosi “Aristidh Rruci dhe koha e burrave”, hedh dritë mbi këtë “aisberg” të patriotizmit shqiptar.

Bibliografi

– A.Q.SH  F.B.D.48dhe F.58 dok. 8.9.1920

– Gace Bardhosh – “Ata që shpallen Pavarësinë Kombëtare” 1977  F.135-137 dhe nga epistolari i Ibrahim Shytit 1994 F. 170-173.

-Dokumenta Historike,1924 F.170-173.

– Qeveria e Përkohëshme e Vlorës 1962 F.58-59.

-Pango Apostol ” Enciklopedia e Zagorisë”