Ambasada e Shqipërisë kishte planifikuar të dërgonte një ekip të posaçëm për kryerjen e aplikimeve për dokumentet biometrike në ishujt Kretë dhe Rodos, por kjo është anuluar.
Sipas një njoftimi më të fundit të ambasadës shërbimi i planifikuar konsullor është anuluar për shkak të përkeqësimit të të dhënave epidemiologjike në orët e fundit.
NJOFTIMI I AMBASADES
Të nderuar bashkëatdhetarë,
Për shkak të përkeqësimit të të dhënave epidemiologjike në orët e fundit dhe masave kufizuese në fuqi për frenimin e përhapjes së Covid-19, jemi njoftuar nga autoritetet kompetente greke se shërbimi i planifikuar konsullor në ishujt Kretë dhe Rodos, nuk mund të zhvillohet në këtë periudhë. Ky njoftim i momentit të fundit, ka pezulluar ardhjen e ekipit të posacëm për realizimin e projektit ishujt, i cili shtyhet deri në një vendim të dytë. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë shpreh angazhimin se ky projekt do të realizohet pas lehtësimit të masave kufizuese.
Ju faleminderit për mirëkuptimin.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.