Shoqata “Bashkimi Shqiptar Iraklio” me kryetar Vangjel Halilin, falë ndihmës dhe kontributit të shqiptarit Fatjon Rrapushaj arriti të hap “Qendrën Kulturore Bashkimi Shqiptar Iraklio”. Motoja e Fatjonit dhe shumë shqiptarëve të tjerë që ndihmuan në hapjen e qendrës është: Të punojmë bashkë për të bërë diçka për brezin e ri.
Tashmë puna e tij e palodhur dhe hapja e qendrës do të jetë destinacioni më i bukur për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Iraklio, Kretë.
“Emëruesi i përbashkët i shqiptarëve ishte emigrimi, tani është “Bashkë”. Bashkë për të ruajtur rrënjet tona, të flasim shqip dhe t’i mësojmë famijëve zakonet dhe traditat”, thuhet në njoftimin e Qendrës Kulturore Bashkimi Shqiptar.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.