Sport/ Shqiptarja Anna Memija në garë si golashënuesja më e mirë

E hënë, 19 Tetor, 2020

Futbollistja shqiptare Anna Memija është një ndër golashënueset më të mira në New Jersey. Në një listë me 50 emra, shqiptarja renditet në dhjetëshen më të mirë për golat e shënuar gjatë muajit tetor. Ajo ka realizuar 10 gola dhe ka rrezikuar 7 herë portën kundërshtare.

Anna Memija ka lindur në SHBA, por futbollin e ka nisur në fushat e vendilindjes së prindërve të saj, në Vlorë. Memija gjithashtu luan për kombëtaren shqiptare dhe është shumë e lumtur që vesh fanellën kuq e zi.

Votimi elektronik është i hapur deri më datë 21 tetor dhe tifozët kanë të drejtë të zgjedhin golanshënuesen më të mirë.

Shqiptaren Memija mund ta votoni në webfaqen NJ Advance Media, një media promovuese dhe informative e talenteve të zonës.