Vendlindja ime / Hoti në rrjedhat e shekujve!

E enjte, 2 Maj, 2024

Në venat e gjakut Malësor ka rrjedhur, ndër shekuj, gjaku fisnik i Bejlerëve që formuan historinë. Këto fise heroike tronditën tokat otomane dhe mbarëbotërore me heroizmin trimëror-fisnik. Ata që kurorëzuan krijimin e Shtetit Shqiptar, ishin Martirët e Flamurit më 6 Prill  1911 në  majën e Bratilës të Malësisë së Madhe. Përveç heronjve të Grudës, Shkodrës, Trijeshit, Kojës kemi edhe heronjtë e Hotit. Ky i fundit njihet për vlerat e  larta Historiko-Gjeografike që i ka falur Shqipërisë në rrjedhat e shekujve.

Hotin e  përbëjnë shumë fise fisnike. Këto fise  e  kanë Prejardhjen nga Ujbardha (Plava) e Gucisë.

Si element kulturor njihet historikisht kisha e Shën Mëhillit. Hoti e ka origjinën nga Krahina autentike-unike e  Pulatit e cila u përfshi në 12 fise ose krahina, midis tyre edhe Hoti, pjesë e Malësisë së Madhe e ndarë nga Dukagjinasit në ndarjen e 12 Malcive. Sipas Historisë, malsorët nuk janë pasardhës të Ilirëve, por mund të jenë fis i ardhur nga Kroacia.

Para ardhjes së Turqve, Shqipëria Veriore ka qenë shumë e zhvilluar, për shkak të lidhjeve të ngushta që Malësia e Madhe ka pasur me Venedikun. Kjo e fundit, lidhej ngushtë me diplomacitë intelektuale të heroit historik hotjan, Andrea Hoti. Malësia e Madhe arriti ti shpëtojë sulmit të Sulltan Muhamedit II në vitin 1479 dhe, me  heroizëm, pat fituar pavarësinë duke kaluar si mal më vete. E gjithë Malcia luftoi e bashkuar, kundër otomanëve deri në 11 prill 1912. Një fitore që i dha vullnet mbarë Shqipërisë për të qendruar të bashkuar duke luftuar forcërisht deri në 29 Nëntor 1912.

Në bazë të kësaj panorame të përgjithshme historike, zërat e artit letrar sollën në  dritë të pathënat mbi Malësinë e Madhe dhe Hotin gjatë rrjedhës së shekujve. Këto të pathëna  u shpalosën në një Simpozium Shkencor dedikuar Hotit nën Rrjedhën e Shekujve. Ky Simpozium u mbaj në Kishën e “Shën Palit”, Rechester Hills, Michigan-USA.

Ligjëratat kushtuar Hotit, u përfaqësuan në 10 tema kryesore. Këto tema përmbajtën fakte Historike, Etnografike, Etnologjike, Sociologjike, Politiko-Shoqërore, Gjeografike, Antropologjiko-Kulturore/Sociale, Gjuhësore/Letrare, Kulturore dhe  Religjoze/Shpirtërore.

Nuk do ngelet pa përmendur edhe roli i Hotjanëve në kryengritjen e Malcisë së Madhe në 1911 dhe ngritjen e flamurit në prelud. Një kryengritje, e cila i solli lirinë jo vetëm Hotjanëve, por edhe gjithë Shqiptarëve deri më 29 Nëntor 1912. Merita i takon Malcisë, duke parë hapin e madh në kryengritjen e vitit 1911. Një kryengritje, e cila u dha kurajo pjesës tjetër të trojeve Shqiptare në bashkimin kundër pushtimit Otoman.

Familjet dhe figurat e shquara dhanë kontributet e tyre në formimin e historisë së Malcisë së Madhe. Le të “denoncohet” masakra Serbo-Malazeze kundër Hotjanëve.

 Hotjanët mbrojtën heroikisht pushtimin e Shkodrës, Koplikut, etj. Përgjegjësia që mban Mali i Zi për veprat morale të kriminelit Bajo Stankoviç dhe bashkëpunëtorëve të tij në masakrat që kreu kundër familjeve malësore dhe vrasjen e Fratër Zef Tagaj, famulltar i Traboinit. Jo pak gojëdhëna kanë folur mbi Malsinë e Madhe dhe bëmat e saja historike apo kulturore. Për malësinë thuhet se ka pasur një folklor të shquar. Të famshme janë ninullat e gjumit e quajtur‚ gjiniae nan’s.’ Gjuha e këngës ishte ajo e dialektit verior me ngjyra burrërie të sokolit t’malit.

Autori i shqiptar Fran Camaj e krahason Malësinë me Shqiponjën e Malit. Ai thekson se malësori i ngjan zogjve të shqiponjës në procesin e Metamorfozës duke i dhënë një përshkrim të detajuar pamjes gjenetike. I përshkruante si krijesa që nuk janë parë kurrë më parë.

Autorët shkruajnë për Malësinë, se ky vend gjithmonë ka luftuar për mbijetesë. Kjo tokë e ashpër është munduar të ruajë përjetë traditën dhe kulturën e sajë të veçantë dhe të paklonueshme. E sulmuar nga viruset e jashtme,  ajo ka fortifikuar vullnetin për një luftë për mbijetesë. Heronjtë e saj i ngjanin Uliksit të Itakës. Ata u rikthyen në vendlindje pas disa vitesh emigrim dhe mbrojtën fuqishëm ekzistencën e vendit të tyre duke zgjedhur si arme penën, artin, folklorin apo pushkën.

Ky pneumonium më kujton emigrantët e dikurshëm në Amerikën e Largët. Emigrimi në Tokën e Bekuar nuk i detyroi ata të braktisnin traditat e tyre Malësore. Martoheshin pa e njohur burrin dhe këndonin këngët e Tokës Mëmë. Bukur i përshkruan, Martin Dedvukaj, traditat e Malësisë së Madhe ku vë përball dy botëkuptimet midis Amerikës dhe Malësisë, pra kohës së re dhe të vjetër. Ai shpalos përvetësimin e përjetshëm të traditës Malësore edhe në Tokë të huaj, nën çatinë e një epoke moderne.

REFERENCAT:

  1. Malësia e Madhe – Kërkime të regjistrimeve të gjetura.
  2. Anton Gjojcaj – “ Letërsia Shqipe në Malin e Zi”
  3. Fran Camaj – “Rruga e Pamëshirshme”
  4. Martin Dedvukaj – “Katuni Im”; “Dëshmi Kohe”
  5. Kolec Traboini – “U Dashka Të Dal natën Vonë”

*** Kumtesë e mbajtur në simpoziumin “Hoti nën Rrjedhën e Shekujve” në Rechester Hills, Michigan SHBA.