Toponimet dhe emrat si pjesë e identitetit dhe lidhjeve me kulturën shqiptare

E premte, 26 Prill, 2024

Mësimdhënia e gjuhës amtare në Diasporë ka qenë dhe mbetet një ndër sfidat kryesore të Diasporës duke vënë në lëvizje dhe bashkëpunim aktorë dhe faktorë në Diasporë si dhe vendet mëmë Kosovë-Shqipëri. Përcjellja e njohurive nëpërmjet gjuhës dhe përdorimi i elementëve lidhës të historisë, gjeografisë, traditave, folkorit dhe shumë faktorëve  tjerë kulturorë është qëllimi i çdo mësimdhënësi. Që kjo gjë është e mundur sot e faktojnë Arbëreshët e Italisë dhe modeli i tyre kulturor.

Me zhvillimin e botës digjitale (jo vetëm për shkak të pandemisë) dhe shtimin e rrjeteve sociale bëhet e mundur një bashkëpunim, shkëmbim e komunikim intensiv mbarë botëror mbi baza të shëndetshme tematike, siç është në këtë rast mësimdhënia e gjuhës shqipe, duke i dhënë Diasporës nuanca dhe karakteristika tematike.

Mësimi i gjuhës shqipe në Diasporë është i varur nga forca dhe përbërja e komunitetit shqiptar si dhe nga zhvillimi i tij social në vendin ku komuniteti jeton, por gjithashtu një rol të rëndësishëm luajnë dhe kornizat dhe kushtet të cilat vendi atij i ofron.

Koha e mësimdhënies është një tjetër problematikë me të cilën ndeshet çdo mësues në Diasporë. Duke pasur parasysh që tek fëmijët detyrimet shkollore si dhe aktivitetet jashtë shkollore janë shumë të domosdoshëm për zhvillimin e tyre dhe integrimin e plotë të fëmijëve në shoqërinë ku ata jetojnë, janë dy orë mësim suplementar në javë; të realizuara në këtë format mësimor, vlerësoj se kjo përbën një ngarkesë për fëmijët, si dhe për mësuesin është një kohë shumë e shkurtër për ezaurimin e lëndës mësimore.

Një rol shumë të rëndësishëm në mësimin dhe përdorimin e gjuhës luan dhe komunikimi në familje dhe edukata familjare.

Mësimi i gjuhës amtare nuk duhet parë si pengesë në integrimin e fëmijëve në shoqërinë ku jetojnë, përkundrazi, – nëpërmjet mësimit të gjuhës amtare, arrihen të konsolidohen disa tipare shumë të rëndësishme të individit, si:

  • Zhvillohet aftësia për të përvetësuar gjuhë të huaja dhe kombinuar kulturat përkatëse;
  • Shumëgjuhësia promovon mirëkuptimin brenda një shoqërie të karakterizuar nga diversiteti
    kulturor dhe gjuhësor;
  • Zotërimi i gjuhës amtare është kualifikim i vlefshëm për jetën shoqërore dhe zhvillimin ekonomik;
  • Ndërgjegjësimi për vlerën e kompetencës së gjuhës amtare shton motivimin dhe vetëbesimin e nxënësve dhe ndihmon integrimin e tyre;

Mësimi i gjuhës amtare luan një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në forcimin e personalitetit të fëmijëve dhe kështu ato pranojnë dhe kapërcejnë më lehte sfidën e adoleshencës duke ditur se kush janë dhe çfarë prejardhje kanë.

Metodat e mësimdhënies në Diasporë kanë një diapazon të gjerë gjuhësor, kulturor dhe historik. Ndërthurja sa më e natyrshme e tyre, bën të arrihen nivele të larta në mësimdhënie duke rritur efektivitetin e të nxënit.

Në këtë aspekt, një histori mbresëlënëse më shoqëron gati një vit dhe më bën të kërkoj vazhdimisht gjetjen e mënyrave të mësimdhënies sa më efektive me qëllim rruajtjen e gjuhës, traditave dhe kulturës. Gjatë pushimeve me familjen verës që kaloi në Sarandë (Gusht 2019), dëgjoj një bisedë në gjermanisht mes dy vajzave të reja rreth 20 vjeç. Kurioze, mbase dhe nga profesioni, i pyes gjithashtu në gjermanisht se cili ishte motivi i tyre për të vizituar Shqipërinë dhe konkretisht Sarandën. Njëra nga vajzat m’u përgjigj që ka lindur dhe jeton në Frankfurt dhe i ati i saj shqiptar, i ka dhuruar emrin “Saranda“! Vajza ishte shumë kurioze të mbledhë sa më shumë informacione rreth emrit, rreth vendit, prejardhjes, kulturës; U ndjeva e gëzuar por ndërkohë evidentoja që po flisja me një vajzë me orgjinë nga Shqipëria të quajtur “Saranda“ në gjuhën gjermane…. elementi lidhës shumë i rëndësishëm në këtë bashkëbisedim mungonte – Gjuha!

Dhurimi i emrave të vendeve tek njerëzit është një karakteristikë e veçantë shqiptare, që për mendimin tim ka ndodhur për disa arsye:

  • Shqiptarët që ndodheshin jashtë kufijve të Shqipërisë, mbartnin në këtë mënyre, si pjesë e qënies së tyre një copë Atdhe – duke pasur parasysh që toponimet janë tregues të denjë të autoktonisë shqiptare, dhe ruhen nga njeri brez në tjetrin pa asnjë ndikim fetar apo politik.
  • Shqiptarët që jetojnë në Shqipëri, për mendimin tim, me “dhurimin” e emrave të lumenjve (Drin, Erzen, Valbonë, Vjosë, etc), deteve (Jon dhe Adriatik), maleve (Korab, Tomorr, Jezerce, etc), krijuan një pavarësi nga feja (përmend këtu moton “Feja e shqiptarit është shqiptaria”) duke mbartur këto toponime që kanë një jetëgjatësi shekullore dhe tregojnë bukuritë të natyrës shqiptare.

Duke u nisur nga Emrat që ne mbartim, mendoj që trajtimi i toponimeve gjatë orës së mësimit është metoda për të lidhur gjuhen me gjeografinë, kulturën, traditat, veçoritë dhe karakteristikat e zonave.

Si shembull mund të marr lumin e Valbonës dhe emrin e të cilit e mbartin shumë vajza shqiptare, – ku Valbona është një nga lumenjtë më të rrëmbyeshëm të Alpeve shqiptare. Pjesa lindore e tyre me 12 maja mbi 2000 m ka një natyre dhe pamje solemne dhe mitologjike duke qenë kështu atdheu i eposit shqiptar. Nëse Jezerca do te ishte mbreti i Alpeve shqiptare, atëherë është Valbona që buron pikërisht nga kjo zonë, mbretëresha e tyre. Përbërja gëlqerore e shkëmbinjve si dhe veprimtaria gërryese e përrenjve dhe lumenjve, krijojnë lugina mjaft të thella dhe me pamje mahnitëse. Në pjesën e gjerë të luginës se Valbonës gjenden fshatrat Dragobi, Shoshan, Bujan dhe më poshtë përshkon Valbona dhe qytetin e Bajram Currit para se të derdhet në liqenin e Fierzës. Karakteristikë e kësaj zone janë pyjet e dendura me gështenja dhe me një botë të pasur shtazore.

Duke shqyrtuar karakteristikat e zonës, traditat e historitë që mbartin ato treva, festat, këngët dhe vallet me kostumet e tyre shumëngjyrëshe, përcjellim tek nxënësit jo vetëm mësimin e gërmave, shkrimin dhe leximin, por për të mos e përsëritur të gjitha fjalët – përcjellim atë që ne na bën të ndjehemi shqiptar.

Titulli origjinal:

Toponimet dhe Emrat si pjesë e identitetit dhe lidhjeve me gjuhën dhe kulturën Shqiptare”

*Trajtesa u mbajt në seminarin e tretë arsimor “Arritje dhe perspektiva të mësimit të gjuhës amtare në Diasporë“ Nju Jork, 12 shtator 2020