Shqiptari i suksesshëm në SHBA / Dyfishon stafin në kohë pandemie

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Sipërmarrësi shqiptar me veprimtari në SHBA, Premtim Gjonbalaj, është themeluesi i kompanisë “Butler Hospitality”, me zyra dhe në Kosovë.

Kompania e tij, me qendër në New York sapo ka publikuar lajmin e mbledhjes së një fondi prej $15M, pavarësisht situatës së vështirë të krijuar për industrinë e turizmit dhe shërbimeve.

Kompania dyfishoi ekipin e saj duke çuar numrin e anëtarëve të stafit në 250. Ky është një sukses më vete pasi në të gjithë botën shumë persona po humbasin vendet e tyre të punës për shkak të pandemisë Koronavirus.

Kompania “Butler Hospitality” është një kompani që merr në pronësi një kuzhinë hoteli dhe përgatit ushqim për atë hotel, por edhe për hotelet e tjera në atë zonë apo edhe për persona që e duan shërbimin në shtëpi.

Ai ka ndihmuar para pak kohësh me ushqime falas ekipet në vijën e parë kundër COVID-19.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.