Intervistë me Zef Skiro di Maxho, ruajtja e gjuhës dhe jetesa e arbëreshëve

E shtunë, 20 Prill, 2024

Zef Skiro Di Maxho është poet Arbëresh i cili ka lindur në Siçili. Në një intervistë të dhënë ai ka folur në lidhje me krijimtarinë e tij dhe për komunitetin Arbëresh në Itali dhe sfidat e tyre.

Skrio shprehet se Ruajtja e gjuhës është elementi kryesor i jetesës arbëreshe

Jeni nga emrat më të shquar të letërsisë moderne arbëreshe: poet, dramaturg, publicist dhe studiues letrar. A mund të na flisni për fillimet tuaja: poezia e parë, libri i parë…

Poezitë në fillim i shkruaja në gjuhën italiane. Një ditë të vitit 1964, pasi u kisha shkruar në Universitetin e Palermos për letërsi klasike, i solla një grumbull poezish në gjuhën italiane asistentit të Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, papas Matteo Sciambra-s; ky prift ishte edhe famullitar i kishës arbëroro-bizantine të Palermos, që quhet “La Martorana”, afër Universitetit. Papas Matteo Sciambra (1914-1967), autor i disa librave (Mbi malin e trundafilevet – Palermo, 1963; etj.), sapo vërejti poezitë, më tha t’i ktheja arbërisht. Pasi kaluan pak ditë, e ritakova në famulli dhe i dhashë poezitë arbërisht. Ai u gëzua, se i pëlqyen. Më tha: “Lemi këtu se ja qell Atë Valentinit” – titullar i Katedrës së Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe në Universitetin e Palermos. Atë Zef Valentini i pa, i pëlqyen edhe atij dhe ia solli prof. Ernest Koliqit në një takim kongresual në Napoli. Ernest Koliqi i lexoi, i çmoi dhe i botoi në revistën e tij “Shejzat” (X, 1966 – 3-4). Kështu, pata tre nunë që më pagëzuan te pagëzorja e “Shejzave”. Kujtoj se pas ca kohësh rastësisht ndodhesha i pranishëm në çastin kur postieri i solli papasit Matteo Sciambra bustën me revistën “Shejzat”, në të cilën shkëlqenin bukur pesë poezi të miat. Ai lexoi prezantimin e redaksisë së “Shejzave” dhe pastaj tha me vete, o me mua: “Ky është moment historik!” Unë që kisha përvetësuar të gjitha shkrimet e Pirandello-s dhe lëvroja filozofinë që buronte nga veprat e tij dhe e vija në praktikën e jetës, nuk qesha për nderim ndaj priftit, por tani që jam plak dhe më kujtohen fjalët e tij, mendoj se ndoshta papas Matteo ishte edhe profet. Ashtu zura fill të shkruaja arbërisht, më parë poezi në stilin e Ungaretti-t, që përshtatej mirë me arbërishten, sepse nuk nevojiteshin shumë fjalë për t’u shprehur, njëkohësisht shkruaja edhe rrëfime në mënyrën e Pirandello-s. Kështu fillimet e të shkruarit tim arbërisht.

Tiranë. Prill 1984. Kongesi i 3të i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë. Nga e majta: Muzafer Xhaxhiu, Nasho Jorgaqi, Giuseppe Del Gaudio, Ismail Kadare, Helena Kadare, Giuseppe Schirò Di Maggio, Vehbi Bala.

Keni pasur një model në rrugën tuaj letrare? Nga letërsia arbëreshe, shqipe apo e huaj?

Për ne arbëreshët (italo-albanesi) letërsia italiane nuk është e huaj. Me atë jemi rritur dhe zhvilluar. Në fillim, thashë se në poezi ndiqja poetët italianë dhe në prozë e dramaturgji, sidomos, Verga e Pirandello. Letërsinë shqiptare, bashkë me atë arbëreshe, e njoha, si të gjithë studentët tanë, në universitet. Një ndihmë praktike në mësimin e gjuhës sonë na jepte që kur ishim fëmijë kisha arbëroro-bizantine me leximin e epistulave dhe tropareve. Ju shqiptarët jetën tonë në Sicili e mendoni si parajsa ku mbrohet gjuha, tradita e gjithçka ka të bëjë me arbëreshët. Nëse nuk do të ekzistonin njerëz të apasionuar në transmetimin e kulturës së fjalës, në mungesë të institucioneve, sot do të kishte qëndruar vetëm kostumi kombëtar femëror që u flet syve, por nuk shpreh fjalë arbëreshe.

Malli për dheun e të parëve, pa dyshim, ju ka shoqëruar në jetën tuaj. Kur keni ardhur për herë të parë në Shqipëri?

Për herë të parë erdha në Shqipëri me rastin e Kongresit të 3-të të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe të Artistëve të Shqipërisë, në prill të vitit 1984. Ftesa nënshkruhej nga presidenti i Lidhjes, Dritëro Agolli, por ai që bëri të mundshme ardhjen time ishte profesori Nasho Jorgaqi, që para ca muajsh kishte vizituar trevat arbëreshe të Sicilisë e të Kalabrisë. Ia kam borxh profesorit sepse, pavarësisht nga mendimet politike që mund të kisha asokohe (si familje ishim demokristianë), më dha mundësinë të shikoja për herë të parë Shqipërinë, sipas dëshirës sime. Nga ndonjë i arratisur e kisha dëgjuar se Shqipëria ishte si e prapambetur në krahasim me standardet perëndimore, por mua më interesonte të shihja me sytë e mi Dheun e të Parëve. Kur u ktheva në Sicili, miqve që më pyesnin çfarë kisha parë u tregoja këtë e këtë dhe se të gjithë, gra e burra, kishin punë. Punonin edhe studentët, sidomos vullnetarisht: për shembull, për të hapur një vijë hekurudhore duhej të pritej ndysh një kodër, punën e mbaronin pas ndonjë jave. E këtu më përgjigjej duke qeshur miku arbëresh që më dëgjonte, duke më thënë se me një buldozer të vetëm për një ditë e gjysmë mund të sheshonte e di sa kodra. Më mirë të flisja për poezinë që shkaktonte Dheu i të Parëve! E për ndjenjat që të zgjonte me pamjet natyrore: male, fusha, lugina, liqene, brigje, kodra të krehura nga bujqësia, kanalizime ujërash të pijshme etj., etj., të gjitha të bukura e të mahnitshme. Dheu i përrallave më dukej arkadik, i lumtur pa masë, sidomos kur pashë parakalimet e 1 Majit 1984, që më bindën se kurrë marksizëm-leninizmi nuk do të shfarosej aty dhe ndryshe ndodhi, se u shfaros dhe tregoi të vërtetën e zbrazët të qenies së tij.

Lexuesit tanë ju njohin prej shumë kohësh nga vëllimet tuaja poetike, të botuara së pari në Kosovë (“Rilindja”): Gjuha e bukës (1981), redaktuar nga poeti Ali Podrimja, pastaj në Shqipëri: Përtej maleve, prapa kodrës, “Naim Frashëri”, Tiranë (1985), përgatitur nga studiuesi Nasho Jorgaqi.  Ajo që bie në sy është botimi gati pesë vjet më vonë në Tiranë. A mund të na thoni se ku qëndronte vështirësia e botimit  Shqipërinë e para viteve ’90? 

Libri me vjersha Gjuha e bukës u botua në Prishtinë më 1981, redaktuar nga Ali Podrimja. Besoj se nuk ka lidhje me hapësirën kohore prej pesë vjetësh me botimin tjetër Përtej maleve, prapa kodrës, përgatitur më 1985 nga Nasho Jorgaqi. Janë dy veprimtari të pavarura: njëra ndodhi në Prishtinë, tjetra në Tiranë. Asnjë vështirësi nuk më paraqitej për të botuar në Shqipëri. Isha unë që mendoja se sa shkruaja, ndoshta nuk ishte e përshtatshme me tendencat krijuese të poezisë shqipe në periudhën e monizmit. Nuk mund të shkruaja poezi për “Partinë”: te ne në Itali nuk lavdëroheshin partitë. Siç nuk shkruheshin poezi për krerët e Republikës Italiane. Unë kisha revistën “Mondo Albanese”, ku disa herë dëshiroja të botoja vjershat e ndonjë poeti shqiptar që kisha takuar gjatë udhëtimit tim të parë e të dytë (1985). Me keqardhje, në librat e poetëve shqiptarë nuk gjeja poezi të përshtatshme për lexuesin arbëresh, sepse ishin gati të gjitha lavdi për Partinë dhe për kreun e saj.

Më 1985 shkrimtari Nasho Jorgaqi përgatiti librin me poezitë e mia, Përtej maleve…, duke më thënë me gëzim: “I botova të gjitha!” Ndërhyrja e ekspertit shqiptar ishte e nevojshme. Komedia ime Paja, shkruar drejtpërdrejt arbërisht, u përshtat në shqip nga prof. Gjovalin Shkurtaj, me këshillat arbëreshe të poetit tonë Vorea Ujko. Përshtatja doli shumë mirë, sepse komedia mbajti shpirtin e saj arbëresh dhe u shfaq nga të shkëlqyeshmit aktorë korçarë të teatrit “A. Z. Çajupi”, aktor kryesor Pandi Raidhi, regjisor Dhimitër Orgocka. Më pëlqeu sinqerisht mua dhe shoqes sime, poeteshës Margherita Scilippa, që më shoqëronte.

Në fondin e krijimtarisë suaj keni një varg vëllimesh poetike që ju kanë dhënë një emër të nderuar. Tema zotëruese e tyre është realiteti arbëresh, bashkëkohor dhe historik. Ju keni lëvruar jo vetëm poezinë lirike, por edhe poema me vlera të veçanta, siç është Nëpër udhat e Parrajsit Shqipëtarë dhe t’Arbëreshë etj. Po kështu zë vend në poezinë dhe teatrin tuaj fati i diasporës arbëreshe, siç del në veprën teatrale Orëmira (Teatri im arbëresh – Tri vepra, botuar nga Ombra GVG, Tiranë, 2008, me parathënie nga prof. Josif Papagjoni). Cilat janë motivet më të preferuara të poezisë suaj dhe çfarë risie ka pësuar ajo vitet e fundit?

Natyrisht, kam shkruar vjersha dhe teatër për shpërnguljen e parë të arbëreshëve nga Epiri e nga Morea, por edhe për emigrimin e dytë të të papunëve drejt Europës së Veriut; në substancë ndjenjat janë gjithmonë ato shekullore për ne, dhembja e dyfishtë çdoherë: herën e parë dhe herën e dytë. Një vepër teatrale që më duket se është madhështore (si ata filma prodhuar nga “Paramount”) – e them me bindjen objektive të autorit! – përveç Orëmirës, që trajton emigrimin e ri në tokat e pasura të Europës së Veriut, më duket se është botimi Për tokën fisnike të Horës (Teatri im arbëresh – Tri vepra, Ombra GVG, Tiranë, 2008, me parathënie nga prof. Josif Papagjoni), që përshkruan shpërnguljen e parë, atë klasike, nga Epiro-Morea deri në Sicili.

Motivet e poezisë, si dhe të teatrit tim, janë të ndryshme: nga ato që na përkasin drejtpërdrejt neve si arbëreshë, deri në ato që i përkasin njeriut universal. Tani për tani jam si i bllokuar nga Platoni, që poetët i merr si njerëz të kotë e llafazanë.

Sapo kaloj këtë çast “filozofik”, kam gati poezi të reja që kam shkruar, por pres çelësin, Platoni e quan “marrëzi hyjnore” (théja manìa) që hap mendjen për t’i shprehur mundësisht jashtë mjeteve tradicionale, sepse brendinë e kemi, por forma është ajo që duhet të dalë nga binarët e rëndomtë.

Letërsia arbëreshe është kryesisht poetike dhe mungon lëvrimi i prozës. Mbase i vetmi autor arbëresh që shkruan vepra në prozë dhe është afirmuar e vlerësuar nga kritika italiane dhe më gjerë me romanet e tij të suksesshme, është Carmine Abate. A keni një shpjegim për këtë?

E kam shpjegimin: gjuha italiane ka përmasa madhështore dhe 60 milionë lexues hipotetikë; gjuha arbëreshe është e kufizuar dhe të lexojnë, kur vete mirë, ata katër miq të vullnetshëm, që edhe ata ndoshta bëjnë sikur të lexojnë.

Por dua të flas për pohimin tashmë historik se arbëreshët nuk kanë prozë të shkruar arbërisht. Ky pohim duhet prishur njëherë e përgjithmonë.

Ju shtroj një pyetje: teatri i shkruar në prozë, cilës gjini letrare i përket? Natyrisht, prozës, jo poezisë. E di se kush ka shkruar për teatrin është shprehur edhe me vargje, por proza teatrale tani u përhap gjerësisht.

Flasim për prozën arbëreshe të botuar dhe jo, për shembull, për diskurse në prozë shkruar nga famullitarët tanë për të lëçitur komentin e ungjillit të së dielës (disa herë kryevepra për gjuhë dhe koncepte). I pari që shkroi, por nuk botoi, sepse botimi u bë në vitin 1984 shumë larg nga vdekja e tij, është F. A. Santori me dramën Emira. E vërteta është se dy aktet e dramës Emira u botuan në “Antologia Albanese” të De Radës dhe akti i tretë në revistën “Flamuri i Arbërit” (1883-1887). Emira është e para vepër zyrtare si prozë dhe si teatër. Unë kam shkruar njëzet vepra teatrale, ca të botuara me mjete modeste, ca të botuara bukur, dhe të parën Dashuri magjike e shkrova në fund të viteve ’70 të shekullit të kaluar dhe e botova me mjete modeste në vitin 1982. Me atë botim aktorët dhe lexuesit tanë patën mundësi të shikojnë prozën e gjallë arbëreshe. Kështu del se i pari që shkroi në prozë qe Santori, i pari që botoi një libër në prozë qeshë unë në vitin 1982. Prandaj, nga viti 1982 ekzistojnë botimet në prozë arbëreshe. Kemi edhe prozën e bukur të Dushko Vetmos (Francesco Solano) në librin Tregimet e lëmit (1975).

Prozë janë tregimet e mia që kam botuar në revistat arbëreshe Mondo Albanese, Katundi ynë, Biblos dhe Palimpsest. Kam llogaritur mjaft tregime për t’i mbledhur si dyqind faqe të një libri. Por mungon romani arbëresh si gjini.

Për këtë do të shkojmë në letërsinë italiane, te romanet që flasin për arbëreshët, shkruar nga arbëreshë “di sola lingua italiana”. Nëse ne pranojmë këtë diçiturë, kemi zgjidhur problemin e mungesës së romanit arbëresh. I pari romancier “di sola lingua italiana” ka qenë Giuseppe Bennici me Un primo libro per mio figlio… (1896).

Edhe unë kam një roman të pabotuar, me titull kuptimplotë O mia bella Moorea, kujdes se thashë “Moorea”, ishulli që ndodhet në Oqeanin Paqësor në Polinezinë franceze, ku arbëreshët kanë emigruar dhe kanë vazhduar pa pikë druajtjeje traditat dhe përdorimin e gjuhës në një mjedis fare të ri.

Më i miri shkrimtar italian “yni” sot është Carmine Abate, që ka pasur sukses në Itali dhe ne sinqerisht jemi gëzuar, sepse edhe ne jemi italianë. Tepër infantile të mendosh se jam “invidioso”, se kam zili për Carmine Abate-n. Jo, nuk kam zili, siç nuk mund të kem zili për Giovanni Verga-n, për Luigi Pirandello-n, për Andrea Camilleri-n etj. O, për sa na përket neve, për Ismail Kadarenë. Flasim seriozisht!

Por ju ftoj të imagjinoni për një sekondë Carmine Abate-n që shkruan romanet e tij në gjuhën arbëreshe o arbëroro-shqipe. Suksesi është shumë më i vogël, natyrisht, sepse folësit dhe lexuesit arbëreshë janë një frymë para gjashtëdhjetë milionë lexuesish italianë, por më e lartë se çdo lartësi kozmike, më e gjerë se çdo hapësirë ndërgalaktike do të ishte lavdia dhe përjetësia e famës që do të lindte midis arbëreshëve për mot e monë! Një herë Carmine Abate më tha se gjuha arbëreshe nuk ishte gjuha e fëmijërisë së tij dhe se ajo italiane përshtatet me krijimtarinë e tij. Mirë. Ai ndihet arbëresh, megjithëse shkruan në gjuhë italiane. Për shqiptarët vete mirë. Sepse shqiptarët sapo dëgjojnë se, për shembull, aktori akëcili (pa bërë emra: Bellusci) dëfton nga mbiemri prejardhje shqiptare, e vendosin në altarin e famës së përjetshme si gjiri i tyre. Edhe për presidentin Trump ndonjë shqiptar thotë se ka prejardhje shqiptare dhe mburret sikurse janë bij motrash. Kështu që duhet t’i nënshtrohemi mendimit se, edhe nëse shkruan në gjuhë italiane, Carmine Abate është shkrimtar arbëresh. Si Tagore që mbeti poet indian, megjithëse shkruante në gjuhë angleze. Si shumë shkrimtarë dhe poetë që ndërruan gjuhë kur u larguan nga vendi i lindjes. Mirë!

Mbani mend, nga kjo përsiatje, se gjuha italiane zë pjesën kryesore të kulturës dhe shprehjes së përditshme të arbëreshëve. Arbëreshë, mos ngatërroni mesazhin se vetëm kush shkruan në gjuhë italiane fiton suksesin! Por, në do suksesin, shkruaj në gjuhë italiane!

Dhe ata që kanë kërkuar t’i japin shkëlqim arbërishtes, kanë gabuar? Kush e tha se duhej të kërkonin suksesin në vend të dëfrimit, të lartësimit shpirtëror dhe të gazit të arbëreshëve që të kanë ndjekur.

Pas shumë dekadash kërkesash e pritjesh nga komuniteti arbëresh, më në fund, shteti italian e njohu zyrtarisht statusin e tij, gjuhën amtare, shkollimin arbërisht, financimin në fusha të ndryshme etj. Një ngjarje kjo historike për komunitetin tuaj dhe që shënoi progres të gjithanshëm për diasporën arbëreshe. Cilat janë ndryshimet në jetën tuaj dhe në fushën e kulturës pas kësaj ngjarjeje jetike?

Në jetën time nuk ndryshon asgjë. Kam punuar falas me pasion, siç kam punuar me pasion kur ka ardhur ndonjë kontribut publik. Edhe fakti se shteti italian ka njohur minorancat që jetojnë në të enfatizohet shumë, sikurse nga ligji për pakicat do të ndryshojë situata. Zakonisht, kush interesohet për financime, nuk interesohet për progresin dhe për ruajtjen e gjuhës që, sipas meje, është elementi kryesor i jetesës arbëreshe. Besoj, me kaq, se kush pret financimet shtetërore që të fillojë të interesohet për problemet efektive të arbërishtes, do të jetë shumë i kënaqur.

Në kuadrin e gjuhës dhe mendimit të lirë keni pasur një numër të konsiderueshëm gazetash dhe revistash arbëreshe. Dhe ju vetë keni botuar dhe drejtuar revistën “Mondo Albanese”. Por, për dijeninë tonëkëto organe nuk dalin mëI vetmi organ që vijon të dalë për afro 50 vjet është revista Katundi ynë”. Si shpjegohet kjo situatë?

Ajo revistë o gazetë arbëreshe që do të jetojë, detyrohet të dalë në gjuhën italiane që të shumëzohet numri i lexuesve. Ka pasur revista në mes të arbëreshëve, por, përveç asaj që përmendët ju, d.m.th. “Katundi ynë”, të tjerat kanë pasur fat dhe zhvillim të shkurtër. Edhe revistat antike të drejtuara nga letrarët tanë të mëdhenj kanë zgjatur pak: mendoni se “Arbri i ri” i Zef Skiroit (1865-1927) pa dritën vetëm tri herë në tre numrat e saj.

Revista “Mondo Albanese” lindi për lodër, d.m.th. për të bredhur (shqip: luaj) me të shkruarit arbërisht, dhe megjithëse ballina dilte në gjuhë italiane, për kundërshtim, kush shkruante, ishte i detyruar të përdorte arbërishten. Numrin e fundit e botuam më 2009. Por sot “Mondo Albanese” jeton në Facebook: kërkoni “Mondo Albanese – Shkruanj urtësisht përgjithmonë arbërisht”dhe gjeni ndonjë gjë interesante.Në web del edhe revista “Jeta arbëreshe” nga Ejanina, por çdo gjashtë muaj.

Nga komuniteti juaj kanë dalë poetesha të talentuara, si Enca Skutari, Matilde Ferraro etj. A mund të na flisni për krijimtarinë e tyre?

I njoh këta emra dhe njoh të tjera gra që i janë kushtuar poezisë në gjuhë. Por nuk di të flas për krijimtarinë e tyre dhe si unë nuk dinë të flasin arbëreshët e Sicilisë. Për Kalabrinë nuk e di në ka kritikë të kualifikuar. Problemi është se nuk ka “shkollë” që të mëson kush janë ato. Nga ana tjetër, fare pak janë poeteshat arbëreshe në Sicili që kanë pasur mundësi të botojnë vjershat e tyre. Njoh për shkaqe familjare poeteshën Marg Shilipa (Scilippa) që ka botuar dy libra të dendur me poezi dygjuhëshe këtu në Palermo dhe një libër-antologji në Tiranë me titull Ëndrra si re tek Ombra GVG në vitin 2015. Ka poetesha të tjera në Horën e Arbëreshëvet dhe poetesha në Kuntisë (Contessa Entellina) që kanë shkruar arbërisht.

Ju jeni edhe dramaturg i njohur dhe keni drejtuar edhe teatrin e Horës. Një komedi juaja është vënë në skenë edhe nga teatri “A. Z. Çajupi” i Korçës, siç keni botuar në Tiranë një përmbledhje të poemave tuaja Poema arbëreshe (Poemi arberischi) nga kolegu im, botuesi i Ombra GVG. Cilat janë tashmë lidhjet tuaja me Shqipërinë dhe a keni projekte për të ardhmen?

Ajo komedi e shfaqur në Korçë quhet PajaPaja u bë edhe balet dhe u shfaq në Teatrin e Operës në Tiranë, me përshtatje të poetit Sulejman Mato dhe muzikë të maestros Nikolla Zoraqi.

Një komedi tjetër me titull E fejuara fantazmë, nga origjinali Shumë vizita, u shfaq nga aktorët e teatrit “Bylis” të Fierit, regjisor Roland Çaka.

Gjithë këto raste nuk i shfrytëzova për të mbajtur raportet me këta artistë të shkëlqyeshëm. E sot pendohem. Ndryshimin e regjimit në Shqipëri aty në fillim të viteve ’90 e përjetova si katastrofë, e duhur, patjetër, por tepër shkatërruese për mua që kisha parë “lumturinë e rreme” të shqiptarëve.

Në vitin 2007, me parathënie të Nasho Jorgaqit, Ombra GVG më botoi një antologji poetike të bukur jashtë dhe brenda, Ishuj.

Në vitin 2018, në Panairin e Librit të Tiranës, Poemat arbëreshe (Poemi arberischi) – Ombra GVG – mori çmimin e veçantë të Shoqatës së Botuesve.

Them edhe se pas tridhjetë e nëntë vjetësh botova një libër në Prishtinë për nderim të poetit të shquar Ali Podrimja, me titull Ali Podrimja, njeriu pa adresë – “Faik Konica”, Prishtinë, 2019.

Megjithëse si ca i moshuar, kam një mijë ide për të vënë në praktikë: botime e botime. Kam të botoj gjithë teatrin, njëzet vepra; kam të botoj vjershat e reja e të ribotoj të vjetrat; kam të mbledh e të botoj rrëfimet e mia; ndoshta do të botoj edhe romanin tim të vetëm shkruar ca arbërisht e ca italisht etj.

Si paraqiten marrëdhëniet e shkrimtarëve arbëreshë të Sicilisë me ata të Kalabrisë? A ekzistojnë shoqata letrare që zhvillojnë veprimtari krijuese dhe kontribuojnë në letërsinë e përbashkët?

Arbëreshët janë të gjithë të ndarë. U hyn lufta për pushtetin kulturor, por edhe natyra e egër e individualizmit. Shqiptarët nuk e di. Por arbëreshët po. Aq sa një profesor i njohur kalabrez propozoi një shoqatë me këtë parullë: “Bashkë jemi më shumë!” Kur lexova parullën, shtanga. Si nuk mund të bashkohemi kurrë? Si të thuash bashkojmë individualizmat. Në Horën e Arbëreshëvet, p.sh., jemi të gjithë të ndarë. Kështu që propozova një shoqatë më të përshtatshme me situatat tona: “Të ndarë jemi më shumë!”

Cilat janë lidhjet dhe kontaktet në ditët tona mes letërsisë shqipe që zhvillohet në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni etj.? Ju personalisht çfarë raportesh keni me kolegët tuaj sivëllezër? Sa njihet nga lexuesi krijimtaria e dy palëve?

Njihet pak o njihet e kufizuar. Nëse, për shembull, ti boton një libër më 1981 e miku poet lexon po atë libër, sepse objektivisht s’ka mundësi të ketë librat e tjerë që ke botuar deri më sot, sa e njeh ai poezinë tënde? Por kemi, si të thuhet, njerëz të ndritur që favorizojnë njohjen e ndërsjellë, me takime poetike dhe me botime të antologjive. Unë udhëtoj pak, prandaj e jashtëzakonshme ka qenë prania ime në mes të poetëve dhe poeteshave në Tiranë, Korçë, Ulqin, Tetovë, Sarandë. Poetët dhe shkrimtarët që kam takuar nuk i përmend këtu, sepse druaj të harroj ndonjë emër, por i kam miq të mirë. Tani me Facebook kemi mundësi të takohemi kur të duam.

Nga Bujar Hudhri-Exlibris.al