Këshilli i Ministrave ka vendosur sot në mbledhjen e radhës për krijimin e një regjistri publik për të gjithë studentët me orgjinë shqiptare që studiojnë jashtë shtetit.
Në VKM e propozuar nga ministri i Shtetit për Diasporën përcaktohen elementët që do të përfshihen në këtë regjistër. Kështu çdo studenti do t’i publikohen përveç gjeneraliteteve dhe të dhëna të tjera si periudha e studimeve, shteti pritës, institucioni i arsimit të lartë pranë të cilit studion, fusha e studimeve, burimi i financimit të bursës, emaili etj.
Ky regjistër do të përfshijë si shtetasit shqiptarë, të cilët kryejnë studimet e arsimit të lartë jashtë vendit, shtetasit e huaj me origjinë shqiptare, të cilët janë përfitues të programeve të financuara nga Republika e Shqipërisë si dhe shtetasit shqiptarë, të cilët kanë përfituar bursat e studimit të cilat i ofrohen Shqipërisë nga shtete, organizata ndërkombëtare dhe jofitimprurëse në bazë të marrëveshjeve të nënshkruara apo dokumente të tjera ku Republika e Shqipërisë është palë.
Baza e të dhënave shtetërore e studentëve, të cilët studiojnë jashtë vendit, dhe shtetasve të huaj me origjinë shqiptare, të cilët përfitojnë bursa studimi nga Republika e Shqipërisë, ndërvepron me Regjistrin Kombëtar të Gjendjes Civile (DPGjC) dhe database-t e tjera shtetërore, të cilat, në aktin e krijimit të tyre, parashikojnë ndërveprimin me bazën e të dhënave shtetërore të studentëve, të cilët studiojnë jashtë vendit, dhe shtetasve të huaj me origjinë shqiptare, të cilët përfitojnë bursa studimi nga Republika e Shqipërisë.
Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, institucioni administrues i të gjithë procesit deri në krijimin e regjistrit do të jetë Agjencia Kombëtare e Diasporës dhe buxheti i nevojshëm do të përballohet nga Ministria për Diasporën.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.