Trashëgimia gjuhësore e arbëreshëve të Italisë

E premte, 26 Prill, 2024

Trashëgimia gjuhësore e arbëreshëve të Italisë, është dëshmi edhe për historinë e gjuhës shqipe. Papas Emanuele Giordano, personalitet i shquar i kulturës arbëreshe, i njohur sidomos me veprën e tij më të rëndësishme “Fjalor i Arbëreshvet”, në një intervistë ka treguar qëllimshmërinë e përdorimit të grafemës shqipe “y”, në këtë fjalor. “Te fjalori unë përdora grafemën y për të thjeshtëzuar gjuhën arbëreshe për shqiptarët. Por ne, në sistemin tonë fonetik, kemi vetëm fonemën i. Në gjuhën e shkruar arbëreshe kjo germë nuk duhet përdorur, sepse ne nuk e kemi, nuk e sollëm nga Shqipëria, nuk ishte në Shqipëri kur arbëreshët u nisën për në Itali. Pastaj, ndoshta y-ja ka hyrë në shqipen nga gjuha turke”, ka thënë Giordano, i cili ka shtuar se po ashtu gjuha arbëreshe ka një fonemë tjetër, që nuk është në gjuhën shqipe, “hj” me origjinë prej greqishtes dhe gjendet tek fjalët si: hje, ahjak, etj. Përveç fjalorit, ky studiues është i njohur edhe për përkthimin e “Liturgjisë së shenjtë të Shën Janit Gojartit”, botuar në vitin 1968 nga Eparkia e Ungrës, për botimin e revistës “Zëri i Arbëreshvet”, të cilën e realizoi së bashku me nipin e tij Agostino Giordano. Kjo revistë u botua për dhjetë vjetë nga 1972 deri në vitin 1982, kur botimi i saj u ndërpre për arsye ekonomike. Kishte një karakter më kulturor ashtu si edhe revista “Jeta arbëreshe”, që e ndoqi më pas, qëllimi kryesor i të cilës është përhapja dhe njohja e gjuhës arbëreshe, sido që flitet, domethënë në të gjitha variantet, pa përjashtuar nga ajo edhe gabimet e një gjuhe të folur. “Arbëreshët janë të lirë të shkruajnë gjuhën e tyre ashtu si e njohin. Por te “Jeta arbëreshe” botohen edhe artikuj të shkruar mirë në formë letrare”. Papas Giordano besonte në një ringjallje të kulturës arbëreshe. Në intervistën e meposhtme ai dëshmon se gjatë viteve shtatëdhjetë gjuha arbëreshe ishte gati per t’u zhdukur. Por studiuesit arbëreshë të asaj periudhe dhanë një ndihmë të madhe për ruajtjen e saj. Në radhë të parë, vlerëson Ernest Koliqin mjeshtrin që i drejtoi me revistën e tij “Shejzat”. Pas tij, në Shën Benedhitë filloi botimi i së parës revistë arbëreshe “Zgjimi”, dhe kështu me radhë erdhën revista të tjera, si “Katundi Ynë”, “Zëri i Arbëreshëvet”, “Zjarri”, “Vatra”, etj.

***

Kur keni lindur dhe çfarë mund të na thoni rreth fëmijërisë suaj?

Unë kam lindur më 27 qershor 1920. Në moshën pesëvjeçare më dërguan në shkollë në Frasnitë, por isha akoma i vogël dhe nuk më pranuan sepse prindërit e tjerë kundërshtuan. Kur isha gjashtë vjeç nuk hyra në shkollë, sepse ne kishim bagëtitë, dhe më duhej të ndihmoja familjen. Kështu që hyra në shkollë në moshën tetëvjeçare. Megjithatë atë vit nuk vajta në shkollë për gjashtë muaj, sepse duhej të ndihmoja familjen dhe kështu m’u desh të përsërisja vitin e parë.

Ku i keni vazhduar studimet?

Pasi mbarova shkollën fillore, bëra provimin për të hyrë në gjimnazin e Horës (Castrovillari).

Ishim dymbëdhjetë vetë nga Frasnita dhe Purçilli që bëmë provimin por e kaluam vetëm dy vetë: një miku im, Scornavacca Giuseppe nga Frasnita, dhe unë.

Pastaj unë doja të vazhdoja studimet në Seminarin e Grotaferratës, sepse, që kur isha i vogël, i shkoja gjithmonë mbrapa priftit dhe në kishë më pëlqente të dëgjoja Fjalën e mirë dhe mësoja këndimet e kishës (tradicionale).

Peshkopi i atëhershëm ishte Giovanni Mele, të cilit i bëra kërkesë për të hyrë në Seminar. Koha kalonte dhe në tetor fillonin mësimet në Seminar dhe gjatë gjithë shtatorit prisja me ankth përgjigjen e peshkopit. Mamaja, që e njihte peshkopin, sepse ai vinte shpesh herë te xhaxhai im, i tha që të na jepte një përgjigje. Ai iu përgjigj që pranimi im ishte pak i vështirë, sepse isha trembëdhjetë vjeç (mosha më e madhe ishte njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë për të hyrë në Seminar) dhe pastaj tha që xhaxhai im nuk i kishte përfunduar studimet në Seminar. Atëherë, ndërhyri prifti i Frasnitës Vincenzo Frascino, i cili, kur pa që nuk po më thërrisnin, i shkroi peshkopit. Pas pak ditësh peshkopi na u përgjigj duke na dërguar dokumentet që duheshin përgatitur.

Ishte viti 1933 dhe unë isha në mal me babain. Atë natë kishim fjetur në mal bashkë me barinjtë e tjerë. Në mëngjes më erdhi lajmi i pranimit. I thirra babait, i cili po priste dru në pyll: “Oi ta, oi ta, mund të shkojë atje, në Grotaferratë!!!” Kur ai po më përgjigjej unë nuk e dëgjova fare dhe i thashë: “ Rri mirë, se unë po iki!” dhe për një orë e gjysmë u gjenda në katund. Mamaja ishte shumë e kënaqur dhe bashkë me motrën time vajtën te pazari i Spixanës dhe më blenë rrobat e reja.

Kështu më 3 tetor, dita e nisjes për në Romë të “Pelegrinazhit kalabrez për vitin e shënjtë”, sepse 33 ishin vitet e Krishtit, qe dita e nisjes sime bashkë me babain nga stacioni i Spixanës. Si thashë ishte viti i shenjtë dhe atë natë fjetëm në Romë. Të nesërmen në mëngjes vajtëm te Sheshi Shën Pietrit, dëgjuam meshë e Papës dhe pastaj u nisëm për në Grotaferratë. Pasdreke babai do të nisej për t’u kthyer në shtëpi. Kur po ndaheshim më tha: “Ti biri im ndëse sillesh mirë e bën për veten tënde, sepse e di vetë çfarë pune të pret.”

Po vitet e Liceut?

Në moshën tetëmbëdhjetëvjeçare vajta në Romë për të bërë Liceun edhe studimet për “Filozofi dhe Teologji” në Kolegjin Grek. Në Grotaferratë mësuesit e mi ishin kallogjerët, të cilët më mësuan lëndët e gjimnazit: greqishten, latinishten, frëngjishten dhe lëndë të tjera. Pasi mbarova në Grotaferratë, më dërguan në shtëpi me pushime. Kur arrita në Frasnitë shikoja shtëpitë e vogla dhe i krahasoja me ndërtesat e mëdha të Romës. Atë vit, motra ime bashkë me të birin u nis për në Argjentinë, ku gjendej i shoqi. Pushimet zgjatën pak a shumë një muaj dhe kur u ktheva në Romë, fillova Liceun bashkë me studimet për Filozofi dhe m’u desh ti vazhdoja për dy vjet të dyja bashkë. Kur mbarova studimet për Filozofi më dhanë përsëri liçencën për t’u kthyer në Frasnitë. Pas këtyre pushimeve, kur u ktheva në Romë, fillova Teologjinë. Këtu njoha shumë njerëz dhe lidha miqësi me meksikanë, argjentinas, spanjollë, etj. Kështu, bashkë me ta, fillova të flisja spanjishten dhe frëngjishten me francezët. Gjithashtu, mësimet e universitetit ishin në gjuhën latine, kurse greqishten e kisha mësuar në Grotaferratë, vazhdova ta studioja në Kolegj dhe e praktikoja me Meshën dhe Liturgjinë dhe, së fundi, greqishten moderne e flisja me shokët grekë që ishin në Kolegj.

Kur mbarova Teologjinë (Morale dhe Dogmatike) bëra tezën. Kjo tezë ishte përmbledhja e njëzet e pesë tezinave që unë kisha pregatitur gjatë çdo viti. Kështu mora edhe Liçencën në Teologji, në 30 maj të vitit 1946. Ishte mundësia të bëhej edhe doktorata, por unë nuk e bëra, sepse mendoja se nuk ishte e nevojshme për priftin e një katundi të vogël.

Kur dhe si keni filluar shkrimin dhe leximin e arbërishtes?

Arbërishten fillova ta studioja kur vajta në Grotaferratë. Kur vajta atje mora me vete dorëshkrimet e Bernard Bilotës dhe i studiova. Kështu që studiova gjuhën që na mësonin atje, por edhe gjuhën arbëreshe, duke u argëtuar me dorëshkrimet e Bilotës. I lexova të gjitha dorëshkrimet e tij: më se njëqindmijë vargje dhe i studiova thellësisht.

Aktiviteti juaj si prift dhe ai si kultor arbëresh, si janë lidhur midis tyre?

Kur u ktheva në Kolegj, gjatë rrugës, i bëra një telegram peshkopit: “Kam kaluar provimin”. Ejanina atëherë, ishte pa prift dhe peshkopi të nesërmen e arritjes së telegramit më emëroi famullitar të Ejaninës: sine ullo examine, pa asnjë provim. Në vitin 1946 u bë referendumi: monarki apo republikë, kështu që erdha këtu që prej datës 10 qershor për të votuar dhe në 16 korrik, festa e Shën Mërisë së Karmunit, fillova zyrtarisht aktivitetin tim si famullitar i Ejaninës. Që atëherë jam akoma në këtë famulli!

Gjatë këtyre viteve ç’bëra? Dihet ç’bëra. Fillova në moshën 26-vjeçare edhe pse më mungonte përvoja e drejtpërdrejt e famullisë në mes të njerëzve. Qe prifti i Frasnitës papas Sepë Ferrari që më udhëhoqi në mirësjelljen time si famullitar. Ndërkohë bashkë me papas Sepë Ferrari kishim kënaqësi të madhe të studionim gjithmonë e më thellë gjuhën dhe kulturën tonë arbëreshe. Në vitin 1953, studionim bashkë dhe botuam “Kalimeret”.

Cili qe roli juaj në përkthimin e “Liturgjisë së shenjtë të Shën Janit Gojartit”, botuar në vitin 1968 nga Eparkia e Ungrës?

Unë thoja meshën arbëreshe kur akoma nuk mund të thuhej. Që kur isha në Kolegj me Pjetër Llazar Izakun, një shoku im shqiptar, thonim meshën në gjuhën shqipe. Pastaj unë bëra një meshë arbëreshe, si është ajo e sotmja, mbi të cilën u mbështet përkthimi i Komisionit i Eparkisë së Ungrës. Ky Komision ishte i përbërë prej tre vetësh: papas Francesco Solano, papas Domenico Bellizzi ed io. Unë solla bazën dhe së bashku ndërruam pak fjalë. Qëndroi mesha ime, atë që unë thosha që prej vitit 1946. Nga viti 1968, deri më sot, ajo mund të përdoret në të gjitha kishat arbëreshe.

Si lind ideja e hartimit e “Fjalorit të Arbëreshvet t’ Italisë”?

Në shtëpinë e papas Sepë Ferrarit vinte shpeshherë Ernest Koliqi, kështu që e njoha atje dhe i thashë që doja të bëja një fjalor italisht-arbërisht. Atëherë, profesor Koliqi më këshilloi të bëja një fjalor arbërisht-italisht, sepse kështu mund të dallohej se sa fjalë arbëreshe kisha mbledhur. Atëherë fillova të mblidhja materialin duke filluar nga gjuha e shkruar: Bilotta, De Rada, Serembe, Anselmo Lorecchio, Argondizza, dhe i shtova ato fjalë që unë dija dhe që dëgjoja nga të tjerët.

M’u deshën tetë vjet që të mbaroja këtë fjalor, sepse nuk punoja çdo ditë me fjalorin, nga që isha i zënë edhe me punën e priftit. Këto tetë vjet janë sikur të kishin qenë një vit i plotë pune. Kështu, në vitin 1963, botova fjalorin në Bari në shtëpinë botuese Paoline.

Cili është vendi i këtij fjalori sot, kur të shumta janë debatet për sa i përket shkrimit dhe njësimit të gjuhës arbëreshe?

Kur botova fjalorin, gjuha po humbte. Sot me lejen për të mësuar këtë gjuhë në shkollat tona, me studiuesit e shumtë që interesohen për të ardhmen e arbërishtes, unë besoj që kjo gjuhë po zgjohet përsëri. Vetëm Bashkisë së Frasnitës i kam shitur 25 fjalorë, gjithashtu kam pasur edhe kërkesa nga bashkitë e tjera arbëreshe. Kjo do të thotë që gjuha po përhapet dhe po mësohet jo vetëm nëpër shkolla, por edhe midis të mëdhenjve, me kurset e alfabetizimit, të organizuara nga bashkitë e ndryshme arbëreshe dhe fjalori është një mjet ndihmës në këtë proces alfabetizimi.

Si lindi revista “Zëri i Arbëreshvet” dhe pse u ndërprenë botimet e tij? Ç’mendoni për shtypin e sotëm arbëresh?

Kur mbarova fjalorin, bashkë me nipin tim Agostino Giordano menduam të bënim një revistë. Botimi i saj filloi në vitin 1972 dhe vazhdoi për dhjetë vjetë deri në vitin 1982. Botimi i kësaj reviste u ndërpre për arsye ekonomike.

Revista “Jeta arbëreshe” ka tre vjetë që ka lindur. Kjo revistë nuk vazhdon në drejtimin e “Zëri i Arbëreshvet”, sepse ajo është një revistë që përmbledh të gjitha të folmet e katundeve arbërishtfolëse. Kush do të shkruaj, shkruan në të folmen e tij, kurse “Zëri i arbëreshëvet” kishte një karakter më kulturor sepse shkruanim ne dhe ata që ishin më të interesuar në fushën kulturore arbëreshe. Qëllimi i revistës “Jeta arbëreshe” është përhapja dhe njohja e gjuhës arbëreshe, sido që flitet, domethënë në të gjitha variantet, pa përjashtuar nga ajo edhe gabimet e një gjuhe të folur. Arbëreshët janë të lirë të shkruajnë gjuhën e tyre ashtu si e njohin. Por te “Jeta arbëreshe” botohen edhe artikuj të shkruar mirë në formë letrare.

Unë besoj që ne po jetojmë një ringjallje të kulturës arbëreshe. Gjatë viteve shtatëdhjetë gjuha arbëreshe ishte gati per t’u zhdukur. Por studiuesit arbëreshë të asaj periudhe dhanë një ndihmë të madhe për ruajtjen e saj. Në radhë të parë, Ernest Koliqi qe mjeshtri ynë që na drejtoi me revistën e tij “Shejzat”. Pas tij, në Shën Benedhitë filloi botimi i së parës revistë arbëreshe “Zgjimi”, dhe kështu me radhë erdhën revista të tjera, si “Katundi Ynë”, “Zëri i Arbëreshëvet”, “Zjarri”, “Vatra”, etj.

Sot kultura arbëreshe është e rrethuar nga shumë studiues dhe gjuha mund të mësohet edhe në shkollë. Sot janë shumë njerëz që njohin gjuhën dhe punojnë për njohjen dhe përhapjen e saj: si Nikolla Toçi i cili botoi “Kalendarin e Arbëreshëve” dhe shumë të tjerë jo vetëm të krahinës sonë por edhe të Siqilisë. Por sot po jetojmë një ringjallje kulturore edhe në krahinat e tjera, ku gjenden katunde arbëreshe si në Molize, në Bazilikatë, në Puliet. Botimi i “Kamastrës”, për shembull, është një hap drejt një të ardhmeje të re ku lind një interes i veçantë dhe i ri për gjuhën arbëreshe.

Ju keni bashkëpunuar edhe me tekstin shkollor “Alfabetizzazione arbëreshe” ku, ndër të tjera, shprehet mendimi për krijimin e një koineje të Pullinit? A jeni dakord me këtë qëndrim?

Unë kam menduar gjithmonë se, që ne arbëreshët të kemi një gjuhë të përbashkët, duhet të mblidhen të folmet e të gjithë fshatrave arbëreshë dhe, prej tyre, duhet të lindë më pas, një gjuhë e mbështetur në një nga të folmet, siç u bë me gjuhën italiane, e cila u mbështet mbi të folmen e Firences. Ashtu si u bë edhe në Shqipëri, ku mësuesit u shpërndan nëpër gjithë Shqipërinë e Veriut dhe të Jugut dhe mblodhën shprehjet e ndryshme të gjuhës dhe së bashku, në Tiranë, studiuan dhe krijuan gjuhën shqipe, të mbështetur mbi dialektin tosk. Kështu duhet të bëjmë edhe ne arbëreshët. Marrim shprehjet më të mira dhe i bashkojmë në një gjuhë. Shprehjet më të mira janë ato më të afërta me shqipen e sotme. E folmja më e afërt me gjuhën shqipe është ajo e Frasnitës dhe jo sepse unë jam frasnjot, por, sepse kjo e folme ruan një leksik më të afërt me atë të shqipes standarde.

Për sa i përket alfabetit dhe përdorimit të grafemës shqipe y, të cilën ju përdorni në Fjalorin e Arbëreshvet, por që në këtë tekst nuk është e mirënjohur si germë e alfabetit arbëresh, cili është mendimi juaj?

Alfabeti është njësoj. Te fjalori unë përdora grafemën y për të thjeshtëzuar gjuhën arbëreshe për shqipëtarët. Por ne, në sistemin tonë fonetik, kemi vetëm fonemën i. Në gjuhën e shkruar arbëreshe kjo germë nuk duhet përdorur, sepse ne nuk e kemi, nuk e sollëm nga Shqipëria, nuk ishte në Shqipëri kur arbëreshët u nisën për në Itali. Pastaj, ndoshta y-ja ka hyrë në shqipen nga gjuha turke.

Gjuha arbëreshe ka një fonemë tjetër, që nuk është në gjuhën shqipe, flasim për hj, me rrjedhë prej greqishtes dhe e gjejmë te fjalët si: hje, ahjak, etj.

Si qe e mundur sipas jush që Frasnita dhe Purçilli pati një shprehje kaq të gjerë të intelligentia-s arbëreshe me njerëz të shquar si: papas Giuseppe Ferrari, papas Antonio Belluscio, papas Francesco Solano, papas Domenico Bellizzi, Bernardo Bilotta, Vincenzo Dorsa?

Por kemi edhe të tjerë si Domenico Bellusci, ai që ringjalli gjuhën arbëreshe në Kolegjin e Shën Mitrit. Frasnita ka pasur gjithmonë një entuziazëm të veçantë për gjuhën dhe kulturën arbëreshe. Midis njerëzve të shquar, Frasnita pati edhe dy profesorë universiteti: Sepë Ferrari dhe Francesco Solano. Besoj që Frasnita është një qendër e kulturës arbëreshe. Si mund të dilnim të gjithë këta studiues të vendit që kanë kaq entuziazëm për gjuhën arbëreshe?

Cilat janë botimet tuaja deri më sot dhe cilat ato që po përgatisni për të ardhmen?

Tani këto janë botimet e mia të fundit, sepse pleqëria përparon dhe na pret Qyteti i të Gjithëve. Kam botuar në vitin 2000 përkthimin e Ungjillit të Shën Mateut dhe atë të Shën Markut e kam botuar në pjesë në revistën “Jeta arbëreshe”. Për të përfunduar përkthimin e të katër Ungjijve, kam përgatitur edhe Ungjillin e Shën Janit dhe të Shën Lukës.

Pastaj kam përgatitur një “Gramatikë arbëreshe”, e cila është në shtyp dhe që do të dalë së shpejti. Sivjet kam botuar “Himne arbëreshe: Muzika bizantine, një përmbledhje e këngëve fetare”. Një botim tjetër që dëshiroj të bëj është përmbledhja e këndimeve arbëreshe me muzikë perëndimore, një përmbledhje e të gjitha këngëve tona popullore.

Së fundi duke ju falenderuar përzemërsisht, si e shihni të ardhmen e gjuhës arbëreshe dhe a mendoni që ligji 482/99 mund ta përmirësojë atë?

Bernardo Bilotta në shkrimet e tij tha: “ata çë djovasjën këta vjershët e mi, këtu e njëqind vjetë s’mund t’i djovasjën më, se i vu përposhtë mjaltë e djallit lëti”. Djalli për të është gjeniu italian. Një shekull nuk ka kaluar akoma, le të presim dhe do të shohim. Megjithatë unë besoj që gjuha arbëreshe do të ruhet akoma në Itali, sepse unë shoh që ditët e sotme të arbërishtes janë ditët e ringjalljes. Ligji bëri të mundur jo vetëm mësimdhënien e arbërishtes në shkollë, por edhe alfabetizimin e të rriturve.

Unë jam i bindur që kjo gjuha jonë akoma nuk do të vdes!

Bisedoi Orjeta Harshova