Përgjatë historisë shqiptarët kanë ditur të tregojnë vlerat e tyre në çdo vend ku kanë punuar dhe jetuar. Një nga rastet më të njohura është kontributi që ata kanë dhënë gjatë dy luftrave të mëdha botërore, duke qenë pjesë e ushtrisë amerikane.
Kontributi i tyre është i pasqyruar në mjaft dokumente që gjenden në institucionet e shtetit amerikan, organizmat e shumta të emigrantëve si shoqatat, sindikatat, shoqëritë e biznesit, të kujtimeve dhe ditarëve të mjaft pjesëmarrësve aktivë.
Ky kontribut është kujtuar dje në Ditën e të Rënëve, në shenjë nderimi të të gjithë atyre veteranëve shqiptarë të vdekur gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Në librin e studiuesit Viron Prodani, “Kontributi i Emigrantëve Shqiptarë në SHBA, në Luftën e Parë dhe të Dytë Botërore”, rreshtohen emrat e plot 3441 shqiptarëve që luftuan me ushtrinë amerikane.
Komuniteti Shqiptar i Worcester ka publikuar në faqen e saj zyrtare në Facebook, foto të një memoriali të qytetit, ku shihen të shkruara disa nga emrat e ushtarëve shqiptarë të rënë në luftë, si Peter Nanof, Victor L.Peristere, Angel G. Peters dhe Henry Proko.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.