Sot 136-vjetori i lindjes së atdhetarit të shquar Milto Sotir Gurra

E enjte, 25 Prill, 2024

Më 16 maj të vitit 1884, në fshatin Marjan të krahinës së Oparit, lindi Milto Sotir Gurra, atdhetari, shkrimtari e publicisti, që botoi revistat “Shkëndija”, “Zekthi” dhe “Mituria”. Ai shkroi gjithashtu veprat: “Rrëjenjë”, “Goca e malësisë”, “Kur rilindej Shqipëria”, vëllimin poetik “Dëshirë”, etj.

I ati, Ligori i shtyrë nga vështirësitë ekonomike, kish emigruar prej kohësh në Odesë të Rusisë. Kur Miltoja ish në moshën 5 vjeçare, familja u largua nga fshati në Korçë.

Këtu, ai mbaroi shkollën fillore të qytetit, ndërsa më vonë e tërhoqi i ati në Odesë, ku kreu shkollën e mesme. Në këtë kohë, nëpër kolonitë shqiptare, dhe veçanërisht në koloninë e shqiptarëve të Amerikës kish marr hov lëvizja patriotike e cila drejtohej, jo vetëm kundër turqve, që e mbanin vendin tonë prej shekujsh në robëri por edhe kundër shovinistëve grekë, që nën maska të ndryshme punonin në dëm të Shqipërisë.

Milto Sotir Gurra hyri në letërsi në fillim të shekullit XIX. I brumosur me idetë patriotike të rilindasve, duke jetuar pranë interesave të popullit, pa u shkëputur nga problemet e kohës dhe ngjarjet e ditës, i ushqyer nga idealet humanitare të letërsisë së madhe ruse, ai u bë një përkrahes i madh i çështjes shqiptare dhe u njoh si njeri i pendës në shtypin dhe botimet e kohës. Vitet më krijuese të jetës së tij i kaloi jashtë vendit: në fillim në Odesë buzë Detit të Zi, kurse më pas në Amerikë, Stamboll, Sofje dhe Konstancë. Ai bashkëpunoi shpesh me shumë organe shtypi kombëtare e letrare në mërgim, kryesisht me pseudonimet Nomadhi e  Gjon Zeza.

Në vitin 1908 Milto Sotiri botoi në gazetën “Kombi” të shqiptarëve të Amerikës tregimin e tij të parë “Fyelli i fabrikës”. Ky ishte një tregim i thjeshtë, që bënte fjalë për jetën e punëtorëve shqiptarë në Amerikë, por që ka rëndësi, sepse shënon fillimin e një veprimtarie të gjatë patriotike-letrare prej më shumë se gjysmë shekulli të këtij shkrimtari veteran. Ndërsa në vitin 1939 u botua në Tiranë “Plagët e kurbetit”, përmbledhja me njëzet e dy tregime të shkruara në kohën e mërgimit. Milto Sotir Gurra, sikundër Mitrush Kuteli më pas, përktheu letërsi ruse, duke sjellë në gjuhën shqipe emra të mëdhenj të letërsisë botërore, si: Leon Tolstoi, Anton Çehov, Maksim Gorki etj. Vdiq në Tiranë në vitin 1972.