Përgjysmohet tregu i makinave në Europë, Italia kryeson rënien, bie me 85%

E martë, 19 Mars, 2024

Tregu europian i makinave u përgjysmua në mars për shkak të alarmit COVID-19. Të dhënat për regjistrimet e reja tregojnë një rënie prej 51.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019, duke zvarritur tregun që nga fillimi i vitit, poshtë me mbi 26 pikë përqindje. 917.953 vetura mungojnë në hapësirën e një muaji, për shkak të bllokimit të fabrikave dhe rrjetit të tregtarëve, si dhe salloneve të shitjeve.

Rezultati më i keq u regjistrua në Itali, vendi i parë që shpalli urgjencën, me një kolaps të regjistrime prej 85.4%. Franca (-72.2%) dhe Spanja (69.3%) ndjekin. Ndikimi i alarmit shëndetësor në Gjermani (-37.7%) dhe Mbretërinë e Bashkuar (-44.4%) është më i përmbajtur. Trendi fuqishëm negativ i tregut italian kushtëzoi rezultatet e FCA në Europë, me një pjesëmarrje gati të përgjysmuar në muaj, nga 6 në 3.2%, dhe rënien më të rëndë të vëllimeve në mesin e prodhuesve, -74.4% .

Ndërkohë, shoqata e kompanive të prodhimit të makinave, po i kërkon Europës të përcaktojë një strategji të koordinuar për të rihapur prodhimin e automjeteve në mënyrë të sigurt dhe një seri masash për të mbështetur dhe ringjallur sektorin. Prodhuesit flasin për nevojën e ndërhyrjeve për të stimuluar kërkesën për të gjitha kategoritë e automjeteve, për të zhbllokuar homologimin dhe regjistrimet e automjeteve të teknologjisë më të fundit. Volkswagen ka njoftuar rihapjen e pjesshme të fabrikave të saj duke filluar që javën e ardhshme. Ekspertët thonë se prodhimi duhet të rinisë sa më shpejt, pasi në të kundërt do të jetë e pamundur të rikthehemi te prodhimi në shkallë të gjerë.

Burimi origjinal, këtu: