Pasojat e Koronavirusit, investitorët e huaj kërkesë Ministrisë së Financave

E martë, 14 Maj, 2024

Shoqata e Investitorëve të Huaj të Shqipërisë (FIAA) i ka dërguar ministres së Financave, Anila Denaj, një kërkesë për të lejuar shtyrjen e afatit të dorëzimit të pasqyrave financiare të vitit 2019 dhe raportit të auditimit mbi to, përtej 31 marsit 2020.

Sipas FIAA’s, situata e krijuar me përhapjen e koronavirusit në masë të gjerë dhe në përgjigje të masave të marra nga shteti, ku shumica e punonjësve po punojnë nga shtëpia është shkak që mund sjell ngadalësimin e punës së sipërmarrjes.

Gjithashtu dhe bizneset e huaja pranë kësaj shoqate kërkojnë bashkëpunimin dhe mbështetjen e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë për të lejuar shtyrjen e afatit të dorëzimit të pasqyrave financiare të vitit 2019.

FIAA ka propozuar shtyrjen e këtij afati mundësisht deri në 30 prill 2020.

“Ne besojmë se kjo është një kërkesë e arsyeshme, që jemi të bindur edhe Biznese të tjera në vend do kërkojnë ta shtrojnë, në kushtet ku një pjesë e mirë e departamenteve të financës, si dhe kontabilistëve të jashtëm dhe audituesve janë të detyruar apo të këshilluar të punojnë nga shtëpia, të punojnë në mënyrë të kufizuar, apo të mos punojnë, për të paktën dy javët në vijim”, thuhet ndër të tjera në këtë kërkesë.

Më herët edhe bizneset vendase kërkuan që të shtyhej afati i dorëzimit të bilanceve, por drejtori i Përgjithshëm i Politikave Fiskale, Niko Lera pohon se nuk do të ketë shtyrje të afateve, pasi dorëzimi i deklaratave dhe bilanceve kryhet online.

Burimi origjinal këtu.