Një gazetë në kohë “Kolere”

E enjte, 9 Maj, 2024
E enjte, 9 Maj, 2024

Një gazetë në kohë “Kolere”

Botimi për herë të parë i një gazete është si një fëmijë e sapolindur. Në këto ditë të vështira që po kalon Shqipëria, është pak e vështirë të bësh një urim formal.

Fillimi i botimit të gazetës “Diaspora Shqiptare” është finalizimi i një dëshire të hershme. Ajo synon t’i japë cilësi opinionit publik të komuniteteve shqiptare në diasporë. Gazeta shpreson të kthehet në një hapësirë ku nga largësia e vendlindjes, të mund të tregohet për jetën dhe sfidat e migrimit, për arritjet dhe shqetësimet.

Migranti është një pasagjer i kohës. Ai është simbol i kurajës që tejkalon një brez. Kjo është arsyeja që migracioni shqiptar vlerësohet jo si një sasi numerike, por si një cilësi kombëtare.

Gazeta “Diaspora Shqiptare” është një arritje dhe një hap në rrugën e informimit me profesionalizëm të shqiptarëve në të gjithë botën. Ajo nuk është përpjekja e parë dhe as do të jetë e fundit. Janë me dhjetëra titujt e gazetave shqiptare që sot i gjen në bibliotekat dhe arkivat e shumë shteteve në botë.

Në Bibliotekën e Kongresit Amerikan, një vit më parë, pata kënaqësinë të shoh një prej numrave të parë të gazetës “Taraboshi”, botim në gjuhën shqipe në fund të viteve 1800. Me emocion dëgjova kreun e bibliotekës të më shpjegonte këtë pjesëz të vyer të shtypit shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur Shqipëria ende nuk ekzistonte si shtet.

Në historinë e kombit shqiptar aktiviteti i diasporës shqiptare ka luajtur një rol të pazëvendësueshëm. Ka shumë raste kur grupe të ndryshme në diasporë kanë iniciuar ndërmarrë veprime dhe fushata të cilat kanë ndikuar në mbrojtjen e identitetit, gjuhës dhe kulturës shqiptare.

Sot shqiptarët janë të vendosur thuajse në gjithë botën. Bashkë me diasporat e vjetra nga Italia dhe Ukraina deri në Turqi, Argjentinë dhe Australi jetojnë komunitete të cilët janë protagonistë të një zëri dhe kulture. Ata janë një opinion publik i cili do zërin e tij në Vendlindje.

Shqiptarët kudo ku ndodhen janë me një “sy e vesh” nga vendlindja. Lidhja me vendlindjen është e fortë. Ajo tejkalon vlerësimet politike sepse është përkatësia kombëtare që bën dallimin dhe identifikon cilindo shqiptar kudo në botë.

Gazeta “Diaspora Shqiptare” është një hapësirë e vogël për të “futur” gjithë botën shqiptare në të. Ajo brenda mundësive do të jetë një mundësi për të diskutuar, për të paraqitur ide, propozime apo për të rrëfyer përvojën larg vendit të origjinës.

Gazeta “Diaspora Shqiptare” uroj të jetë vendi për të sugjeruar ide, për të ndërtuar një shoqëri shqiptare më të mirë.

Gazeta “Diaspora Shqiptare” është një përpjekje të cilën e gjeti e kaluara. Ajo nuk duhet të tingëllojë si një kopje e thatë e një fërshëllime fëmije që imiton melodinë e kompozuar nga dikush tjetër.

Gazeta “Diaspora Shqiptare” duhet të ketë brenda cilësinë e dashurisë. Sepse kjo gazetë do të lexohet nga njerëz që ndajnë të njëjtën dashuri.

Sot, është kohë e vështirë për të uruar! Gazeta “Diaspora Shqiptare” është një gazetë në kohë “kolere”. Dashuritë lindin zakonisht në të tilla kohë. Sigurisht!