Nexhmije Zaimi, gazetarja e parë shqiptare e “CNN” dhe “Zërit të Amerikës”

E shtunë, 11 Maj, 2024

Shumë nga personalitetet që kanë shërbyer për gjigandët e medias amerikane e përmendin herë pas here kontributin e spikatur të reporteres nga Shqipëria. Çuditërisht këtu, në “shtëpinë” e zonjës së famshme, dinë fare pak për të dhe kontributin e saj. Ka qenë veçoria e jetës nën diktaturën komuniste, që e ka mbajtur në hije dhe e ka lënë të pazbardhur historinë e shqiptares që bëri emër në median e SHBA-së. Qëndrimi kritik i Nexhmijes me regjimin diktatorial të vendosur në Shqipëri pas Luftës së Dytë Botërore do ta rreshtonte atë në radhën e “armiqve të Partisë e të popullit”, duke e stigmatizuar me lloj-lloj epitetesh vulgare. Do të ndodhte kështu çudia e radhës me një nga shqiptaret, që fill pas luftës, do të linte angazhimet e saj intelektuale në SHBA dhe do të gjendej në Itali për t’u marrë nga afër me përmirësimin e statusit social të mijëra refugjatëve shqiptarë, që kishin depërtuar aty për t’u shpëtuar reprezaljeve të luftës dhe dhunës komuniste. Do të reagohej kësisoj ndaj kontributeve të vyera të gazetares së famshme, që do të bënte shumë për të bindur Shtëpinë e Bardhë dhe Kongresin Amerikan për çështjen shqiptare dhe për të fokusuar vëmendjen e tyre te gjendja e mjeruar e shqiptarëve të persekutuar në ish-Jugosllavi.

Me një sjellje amorale do t’i përgjigjej hierarkia e lartë e shtetit komunist shqiptares që do të raportonte e para për OKB-në praninë e kampit të refugjatëve me një milion palestinezë. Në mënyrën më të paskrupullt do të reagonin strukturat e sigurimit të shtetit përballë kundërshtisë së prerë të saj për të bashkëpunuar me ta. Gjithsesi, për asnjë çast ajo nuk u tërhoq nga rruga e saj, nga angazhimi në shërbim të çështjes shqiptare dhe të shqiptarizmës. Mbeti deri në ditët e fundit të jetës së saj e vendosur dhe këmbëngulëse për misionin që i kishte dhënë vetes në ndihmë të njerëzve dhe në vijën e parë të frontit kundër padrejtësive.

Për herë të parë për median në Shqipëri, ka qenë gazeta “Panorama” e cila solli nëpërmjet dokumenteve dhe dëshmive të bashkëkohësve një profil të plotë të jetës dhe veprimtarisë së publicistes dhe intelektuales së shquar, Nexhmije Zaimi. Në prjetë një intrevsite të gjatë me djalin e saj, Erik Margolis, një tjetër gazetar i njohur i “CNN”, zbardhet deri në detaje profili, karakterin dhe angazhimet e vyera të saj.

Nëna juaj është quajtur “mbretëresha e pakurorëzuar e shqiptarëve”, ndërkohë që në Shqipëri pak njerëz e njohin kontributin e saj. Çfarë mund të thoni për jetëshkrimin e saj?

Nexhmija, nëna ime, lindi në një familje toske, siç thoshte ajo në gjallje, diku në vitin 1914 dhe u rrit në qytetin e vogël të Libohovës dhe në Tiranë. Them diku, se ajo vet pretendonte se kishte lindur në vitin 1917. Babai i saj Mustafa Zaimi ishte njëri nga zyrtarët e lartë të qeverisë osmane. Kishte një motër, Hanifen dhe dy vëllezër, Mehmetin dhe Hiqmetin. Ky i fundit vdiq i ri nga një sëmundje në mushkëri.

Thatë se fëmijërinë e kaloi në Libohovë dhe në Tiranë, ndërkohë që babai ishte pjesë e administratës shtetërore. Për çfarë studioi Nexhmija?

Nexhmija, bashkë me një vëllanë e saj, Mehmetin ndoqën një shkollë të drejtuar nga misionarë amerikanë të Kishës Protestante (Presbyterian). Nëna ime ka qenë ndër gjashtë vajzat e para në Shqipëri, që në atë periudhë shkuan në shkollë të mesme. Kjo ishte një zgjedhje e saj në kundërshtim me dëshirën e prindërve, të cilët bënë ç’është e mundur për të mos e lejuar të vazhdonte studimet. Edhe më herët Nexhmija kishte dalë në kundërshtim me dëshirën e prindërve. Kur ishte diku 13 apo 14 vjeçe, familja e urdhëroi të vinte perçe, por ajo e refuzoi dhe e hodhi atë nga dritarja, duke shkaktuar një skandal në Tiranë. Nëna ime mbante veshje perëndimore, duke refuzuar për të ndjekur traditat turke për gratë që dominonin atëherë në Shqipëri…

Si mbërriti Nexhmija në Amerikë, kur ishte ende e re në moshë?

Sipas traditës së asaj kohe, kur ishte 16 vjeçe, me detyrimin e prindërve u martua me një burrë shumë më të vjetër se ajo, martesë që nuk u konsumua kurrë, pasi ata nuk jetuan bashkë për asnjë çast. Pas vdekjes së nënës së saj, Nexhmija mundi të largohej nga Shqipëria për në SHBA, falë lidhjeve me një sponsore protestante nga Nju Xhersi. Këto lidhje pra, me zonjën Jesse Munger, i krijuan hapësirat, madje edhe komoditetet e nevojshme për të ndërtuar një jetë të re.

Ku i nisi studimet e para pas zbritjes në Amerikë?

Pas rrugëtimit me anije për në Nju Jork, punoi për pak kohë në shtëpinë e zonjës Munger, ndërkohë që më vonë filloi studimet në Kolegjin e Wellesley-it, universitet ky, nga më prestigjozët dhe më të famshmit për femrat në atë kohë. Kështu, ajo u bë e para grua shqiptare që shkoi në universitet, me gjithë kundërshtimin e madh të familjes dhe pavarësisht zakoneve shqiptare.
Në “Wellesley” Nexhmija përvetësoi anglishten në mënyrë të përshpejtuar dhe u bë studente e nivelit A, që do të thoshte e nivelit shkëlqyeshëm. Gjatë katër viteve në këtë universitet, ajo shkroi një libër që u vlerësua jashtëzakonisht në atë kohë dhe u shit në mënyrë rekord. Libri quhej “Bija e shqiponjës”.

Ku filloi punë pas përfundimit të studimeve në Universitetin e Wellesley?

Ajo, menjëherë pas diplomimit, nisi sërish studimet në një tjetër universitet, madje po kaq të famshëm sa dhe ai. Në Universitetin e Kolumbisë u diplomua për gazetari. Gjatë kësaj periudhe, ajo u njoh dhe u martua me Henry M. Margolis, një jurist nga Nju Jorku, i cili merrej me administrimin e hoteleve dhe pronave të tjera. Bashkëjetesa e tyre ishte e shkurtër dhe produkt i saj ishte një fëmijë i lindur në shkurt të vitit 1943, me emrin Erik Skënderbeg Margolis. Pra, unë djali i vetëm i tyre.

Me sa dimë nëna juaj pas Luftës së Dytë Botërore është shpallur nga autoritetet italiane “Komandante e Kryqit të Kuq të Italisë”. Me çfarë motivacioni lidhet ky dekorim?

Pas Luftës së Dytë Botërore, Nexhmija shkoi në Itali, ku punoi për disa vjet, duke ndihmuar shqiptarët dhe refugjatët e tjerë, të cilët kishin emigruar në Itali. Ajo kaloi disa kohë në Kalabri duke investiguar historinë e shqiptarëve arbëreshë dhe dialektin e tyre të shqipes mesjetare. Pikërisht për punën me refugjatët dhe kontributet e jashtëzakonshme që ofroi në ndihmë të tyre, Nexhmija u bë “Comandatoressa della Coronna d’Italia”, që do të thotë “Komandante e Kryqit të Kuq të Italisë” dhe iu dha një nga medaljet italiane më të larta. Kjo është, si të thuash, historia e dekorimit të nënës time nga autoritetet italiane. Për vitet kur ajo ka shërbyer në atë zonë ajo ka lënë edhe shumë shënime, në të cilat ka regjistruar kronikën e plotë të aktivitetit të saj në Itali pas Luftës së Dytë Botërore. Më duket çudi, duke pasur parasysh distancën e vogël të Shqipërisë me Italinë, që për këtë aktivitet të saj aty e dinë shumë pak bashkëkombësit e saj, për mos të thënë se nuk e njohin fare.

Diçka për kontaktet që mbante nëna juaj në Amerikë me familjarët e saj në Shqipëri…

Lidhjet e nënës time me familjen e saj në Tiranë ishin gjithmonë shumë të ngushta. Ajo nuk i takoi ata për dekada, por kujtimi për Shqipërinë dhe dashuria e saj për familjen mbetën gjithmonë shumë të forta. Ajo vuante vazhdimisht nga frika se mos familjarët e saj arrestoheshin dhe torturoheshin, apo edhe vriteshin nga sigurimi i shtetit, veçanërisht kur ajo u bë e famshme në çështjet politike shqiptare në SHBA. Në mjaft nga analizat e saj në median amerikane, duke filluar nga “CNN”, ajo, duke promovuar vlerat më të mira të shqiptarëve, fshikullonte me forcë regjimin komunist të vendosur në Shqipëri menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. Ajo nuk i shkëputi për asnjë çast lidhjet e saj me vendlindjen dhe kudo u krenua me faktin që ishte shqiptare.
Në fund të viteve 1940, 1950 dhe 1960 nëna ime përpiqej ta shpëtonte familjen e saj nga uria, duke dërguar ngarkesa të rregullta me ushqime dhe veshmbathje. Kështu ndodhi edhe në kohën kur ajo kishte pak të holla pas divorcit në vitin 1949. Familja e saj në Tiranë u deklarua “Armike e popullit” nga komunistët, vetëm pse të afërmit e saj kishin ndjekur shkollën amerikane. Gjendjen e tyre politike e rëndonte ndërkohë fakti që Nexhmija dhe vëllai i saj, Muhameti kishin shërbyer disa kohë si përkthyes për ambasadën britanike në Tiranë. Angazhimi i saj si një nga gazetaret me emër të medias perëndimore, e bënin edhe më të rëndë pozicionin e familjarëve të saj në Tiranë.

Çfarë u kujtohet nga rrëfimet e nënës për persekutimet që u bëri regjimi komunist familjarëve të saj në Tiranë?

Muhameti, vëllai, i Nexhmijes, u burgos dhe u torturua për 16 vjet nga regjimi i Hoxhës. Kjo vetëm për faktin që kishte punuar disa kohë si përkthyes i britanikëve në Tiranë dhe si vëllai i nënës time, që nuk e kishte mbështetur asnjëherë regjimin që erdhi në fuqi pas çlirimit të vendit. Po kështu kushërinjtë e mi të parë u internuan në Burrel. E gjithë familja Zaimi dhe Çano (motra e Nexhmies, tezja ime ishte martuar në familjen Çano), u shkatërruan si rezultat i kësaj përndjekje të tmerrshme politike dhe me zor mundën të mbijetonin. Ndërkaq, një i afërm tjetër i nënës time, Besnik Çano, i lidhur me familjen e saj, u bë drejtues i shquar i rezistencës antikomuniste, për të cilën u zbulua dhe u torturua për vdekje nga komunistët. Përmbledhtazi, çdo gjë që kishte lidhje me fisin e nënës time në Shqipëri, provoi një reprezalje të tërë të dhimbshme.

Në Shqipëri dinë farë pak për veprimtarinë e Nexhmije Zaimit në Amerikë në shërbim të çështjes shqiptare. Çfarë do të shtonte për këtë djali i vetëm i saj…

Nga viti 1950 deri në vitin 1980, Nexhmija luajti një rol drejtues në një sërë organizatash shqiptaro-amerikane. Më e rëndësishmja ndër to ishte federata pan shqiptare “Vatra”. Ndërkaq, ajo përfaqësonte Shqipërinë në Ligën e Kombeve të Evropës Juglindore me qendër në SHBA dhe në Kongresin Amerikan për çështjet shqiptare dhe për të kthyer vëmendjen e tyre tek gjendja e mjeruar e shqiptarëve të shtypur në ish-federatën jugosllave. Nëna ime ishte e përfshirë tërësisht në veprimtaritë atdhetare që ndihmonin komunitetin shqiptar në Nju Jork apo Nju Xhërsi, veçanërisht të ardhurit rishtaz, të cilët kalonin një moment shumë të vështirë për t’u integruar në jetën amerikane, pasi kishin jetuar në Shqipëri, apo në kampet e refugjatëve. Në vazhdim ajo vijoi me përkthimet në gjykatat e Nju Jorkut për shqiptarët e akuzuar për vepra të ndryshme dhe përpiqej t’i ndihmonte ata dhe familjet e tyre për t’u zbutur sa të ishte e mundur krizat e ndryshme…

“Mbretëresha e pakurorëzuar e shqiptarëve”

Ka qenë nga mikeshat e afërta të ish-mbretëreshës Geraldinë kur ajo nuk i gëzonte privilegjet e monarkisë dhe e ka dashur si një motër të vërtetë. Ka ndodhur pastaj që është pagëzuar me fronin e saj, duke u quajtur “mbretëresha e pakurorëzuar e shqiptarëve”. Dhe ka punuar një jetë të tërë për t’i shërbyer çështjes shqiptare dhe bashkëkombësve të saj, pa kërkuar tituj e grada. Kështu, deri pak vite më parë, kur ndërroi jetë në Santa Barbara të Kalifornisë në moshën 90-vjeçare. Eshtë një histori e panjohur në Shqipëri për vet papajtueshmërinë e saj me sistemin komunist që u vendos në vendin tonë pas Luftës së Dytë Botërore. Një histori interesante që ka për protagoniste Nexhmije Zaimin, vajzën e lindur në qytetin e Libohovës në fillimet e shekullit të kaluar dhe të vendosur në SHBA në vitin 1937. Studentja shqiptare që do të shkëlqente në universitetin “Ë ellsley College” dhe në “Columbia University”, do të bëhej më vonë një nga gazetaret me emër në median amerikane, duke spikatur sidomos mes kolegëve vendas të “Zërit të Amerikës”, “CNN”, “Evropës së Lirë”, për ta lartësuar personalitetin e vet me shërbimin profesional në “Office of Strategic Services” (Zyra e Shërbimit Strategjik e SHBA-së). Gjatë gjithë karrierës së saj si gazetare ka promovuar vlerat dhe traditat e bashkëkombësve, duke u bërë ndërkaq një zë i rëndësishëm në mbrojtje të çështjes së shqiptarëve brenda dhe jashtë Shqipërisë. Kontaktet dhe miqësia me figura të tilla si Abaz Kupi, Fan Noli, Faik Konica etj. i ka dhënë misionit të saj një përmbajtje të spikatur kombëtare. Përtej angazhimeve me problematikën e shqiptarëve, Nexhmije Zaimi është regjistruar në memorien e institucioneve të rëndësishme amerikane si gazetarja e cila përcolli e para gjendjen e mjeruar të refugjatëve palestinezë në vitet ‘50. Më shumë se kaq, ajo ka qenë nga të rrallat punonjëse të medias amerikane, që ka sjellë për shtypin në SHBA raportet e para nga pasojat e konfliktit arabo-izraelit, ndërkohë që ka qenë e para që ka realizuar intervistat me personalitetet më të larta të vendeve arabe, si me mbretin e Jordanisë, Husein, atë të Egjiptit, Naser etj. Veprimtaria e saj është vlerësuar nga personalitetet më të larta të jetës politike e publike të SHBA-së dhe nga mjaft institucione prestigjioze të vendeve perëndimore.

Konica në kujtimet e Nexhmijes

Nga kujtimet e saj për Konicën, përveç mbresave nga takimet e drejtpërdrejta, Nexhmija veçon konsideratat e senatorëve dhe kongresmenëve të ndryshëm amerikanë, të cilët i kanë thënë se ndër të huajt që janë në SHBA, Konica është i pakrahasueshëm për nga aftësitë diplomatike, kultura, sjelljet, veshja dhe humori. Për ta ishte mjaft domethënëse paraqitja e tij në takimet me diplomatët amerikanë me kostumin kombëtar.

Mirënjohja e Rusveltit

Nexhmije Zaimi është një nga personalitetet shqiptare që ka marrë me dhjetëra dekorata nga institucionet ndërkombëtare. Eshtë dekoruar së pari nga shoqëria amerikane e veteranëve të luftës “American Legion”. Ka marrë titullin e nderit “Komandante e Kryqit Italian” dhe një nga medaljet italiane më të larta. Ndërkaq, ajo është dekoruar me “Medaljen e Mirënjohjes” nga presidenti i SHBA-së, Rusvelt.

Përjetime nga takimet me kolosët e kulturës shqiptare

Zaimi: Me Fan Nolin u njoha në varrimin e Avni Rustemit

Nexhmije Zaimi është ndjerë mirë, siç ka shkruar vet ajo, kur është takuar me kolosët e kulturës shqiptare, Fan Noli dhe Faik Konica. Me Fan Nolin është takuar për herë të parë në qytetin e Vlorës, ndërsa me Konicën në Ë ashington, kur sa kishte mbërritur nga Shqipëria. Në kujtimet e saj kanë mbetur emocionet nga takimi i parë me Fan Nolin…
“Ishte prill i vitit 1924, kur u takova për herë të parë me Nolin në qytetin e Vlorës. Ai kishte ardhur aty për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të Avni Rustemit. Në karrocën me të cilën shkonim në funeral bashkë me mua dhe prindërit e mi ishte edhe nëna e Avni Rustemit, që herë pas here lotonte dhe qante me dënesë. Ky çast mortor u bë shkak të njihesha me Fan Nolin, i cili ndjehej shumë i dëshpëruar për humbjen e papritur të Avniut, që siç thoshte ai, kishte qenë një patriot i rrallë. Mbaj mend që nëna ime Sherifja, gjatë atyre ditëve vuri në dritaret e shtëpisë pëlhurë të zezë. Ndërkaq, nëna e Avniut për ditë të tëra pas kësaj ndenji në shtëpinë tonë”. Po me Nolin, Nexhmije Zaimi, siç ka shkruar vet ajo, do të takohej disa herë më vonë në Nju Jork dhe të dy bashkë do të bëheshin ndër protagonistët kryesorë të federatës atdhetare “Vatra”. Sidoqoftë takimi i parë me të në përcjelljen e Avni Rustemit do të mbetej i paharruar…

Gazetarja që kundërshtoi politikën amerikane

Nexhmija zbuloi e para kampin e refugjatëve me një milion palestinezë

“Të vërtetën duhet ta shikojmë në sy: Unë arrita ta vizitoj nga afër kampin e refugjatëve me një milion palestinezë”.

Për herë të parë në median amerikane raportohet për kampet e mëdha të refugjatëve palestinezë dhe për shkeljen brutale të të drejtave të njeriut në rajonin e Lindjes së Mesme. Gazetarja me origjinë shqiptare, Nexhmije Zaimi, e cila depërtoi në zonën në konflikt qysh në vitin 1949, është e para që raportoi për opinionin në SHBA krijimin e kampeve të refugjatëve dhe gjendjen e traumatizuar të njerëzve që jetonin në to. Investigimet e saj disavjeçare do të promovonin të vërtetat e konfliktit arabo-izraelit dhe shkaqet e tij. Më shumë se kaq, ajo do të paralajmëronte institucionet amerikane për rrezikun që mbartte mbështetja e SHBA-së ndaj sinoistëve izraelitë, duke bërë thirrje të hapur për bllokimin e deportimit të sovjetikëve në rajonin e trazuar të Lindjes së Mesme. Nexhmije Zaimi rikthehet si mysafire në këtë zonë në vitin 1950, 1951, 1952,1953 e 1954 dhe viziton nga afër Palestinën, Pakistanin, Jordaninë, Libanin, Egjiptin, Sirinë dhe mjaft shtete të tjera arabe, për t’u takuar me politikanë e njerëz të thjeshtë, me deputetë e shkrimtarë etj. Gjatë takimeve me ta shkëmbeu mendime për konfliktin ndërmjet shteteve arabe dhe Izraelit dhe për rrugët e mundshme për zgjidhjen e tij. Intervistoi disa nga figurat kryesore të jetës publike e politike, si mbretin Hussein të Jordanisë, presidentin Naser të Egjiptit etj. Me hulumtimet në terren dhe njohjen nga afër të situatës në rajonin e trazuar, Nexhmija kompletoi një studim me argumente të plota kundër filozofisë sinoiste: “Palestina, një vend pa njerëz, për njerëz pa tokë”, me të cilën tërhoqi vëmendjen e opinioneve zyrtare amerikane jo vetëm për guximin, por edhe për prognozën për të nesërmen e konfliktit që do të vazhdonte për vite e dekada me radhë. Ndërkaq, shqiptarja që do ta shkelte me këmbë të gjithë teatrin e konfliktit arabo-izraelit, do të sillte për herë të parë në median amerikane të vërtetat e tij me raporte të drejtpërdrejta nga terreni. Për herë të parë amerikanët do të kishin mundësi që në shtypin e tyre të lexonin konsideratat dhe opinionet e krerëve të vendeve të Lindjes së Mesme të intervistuara nga gazetarja shqiptaro-amerikane, Nexhmije Zaimi. Periudha e “guidës” në këtë zonë do t’i jepte mundësinë gruas së lindur e rritur në Shqipëri të takohej me ish-mbretin e shqiptarëve, Ahmet Zogu, dhe të vendoste miqësi të ngushtë me mbretëreshën, Geraldinë, e cila do ta ndihmonte pa kursyer për të përmbushur misionin e saj.