“Lahuta e Malcis “ botohet në frëngjisht

E hënë, 29 Prill, 2024

Një nga kryeveprat e letërsisë shqiptare “Lahuta e Malcisë” tashmë sheh dritën e botimit edhe ne gjuhën frënge. Ka qenë puna e vështirë dhe me përkushtim e Abidin Krasniqi, I cili për herë të parë në jetën e tij merrej me përkthim. Ishte inters I ti ndaj poemës epike dhe dëshira për ti dhënë mundësinë lexuesit francez të njiheje me një nga penat më të mira shqiptare. At Gjergj Fishtën. Rreth 15600 vargje të shkruara në gegnisht , i morën afro 3 vite kohe jo vetëm për ti përkthyer por edhe për ti pershtatur për botim.

I lindur në vitin 1986 në Francë, nga nënë franceze dhe baba shqiptar i Kosovës (Sefo Beta Krasniqi, regjisor dhe aktor i viteve 1970 në Kosovë). Ai studioi fillimisht Juridik, por pas vetëm një viti e ka braktisur. Pastaj ka punuar dy vjet në fabrikë, ka udhëtuar rreth dy vjet në Amerikë të Jugut, në Afrikë, në Indi, në Nepal, në Azi Qendrore… Më vonë, në Paris ka studiuar sociologjinë, duke e marrë titullin master. Kjo është me pak fjalë CV-ja e Abidin Krasniqit, që ka përkthyer në frëngjisht “Lahutën e Malcis” të Gjergj Fishtës.

“Për mua Lahuta është po aq një kryevepër letrare sa një dokument historik mbi ngjarjet që çuan në krijimin e shtetit të Shqipërisë dhe në njohjen ndërkombëtare të tij. Ishte thelbësore për mua që lexuesit frëngjisht të njohin këtë kryevepër dhe këtë dokument. Prandaj është një përkthim që mund të përshkruhet si patriotik. Jam rritur i rrethuar nga librat. Babai im ishte i interesuar kryesisht për histori, por edhe për antropologji, etnologji dhe histori të feve. Ai ishte në gjendje të fliste disa gjuhë të gjalla dhe të lexonte disa të vdekura (mes tyre, greqishten e vjetër dhe latinishten). Nga të gjithë këta libra, disa ishin në gjuhën shqipe ose mbi shqiptarët. Mbaj mend disa vëllime me këngë kreshnike, “Albanesische Studien” të Johann von Hahn-it, ose “Studi speciali albanesi” nga Antonio Baldacci etj. Midis këtyre librave në gjuhën shqipe ose mbi shqiptarët, ishte “Lahuta e Malcis” e Fishtës. E lexova ndërsa isha ende fëmijë. Nuk kuptova gjithçka, natyrisht, por historia më mahniti. Pothuajse njëzet vjet më vonë, ndërsa kërkoja diçka tjetër, hasa përsëri “Lahutën…” në bibliotekën universitare INALCO në Paris. E lexova përsëri. Këtë herë, e kuptova më mirë se herën e parë. Dhe ajo më magjepsi si kurrë më parë! Ndërsa bëra disa hulumtime, pashë që Lahuta ishte përkthyer në italisht, gjermanisht dhe anglisht, por jo në gjuhën e Molière-it. E gjithë kjo po ndodhte në fillim të vitit 2017. Një sëmundje e gjatë më kishte tronditur. Unë po mendoja se çfarë do të bëja në jetë pas një viti e gjysmë pa aktivitet. Përgjigja erdhi natyrshëm: Më duhet ta përktheja Lahutën! Unë isha një nga njerëzit e vetëm që mund ta bëja këtë punë pasi që e njihja edhe shqipen (për më tepër gegnishten) edhe frëngjishten. Lexuesi francez duhej të njihte letërsinë tonë, kulturën tonë, civilizimin tone”, është shprehur Abidin Krasniqi.

Për sa i përket procesit të përkthimit të një vepre kaq komplekse dhe në dialekt Krasniqi u shpreh se e kishte pasur të vështirë përkthimin. “Nëse do të ishte shkruar në prozë, do të kishte qenë më lehtë, natyrisht! Por kam dashur me çdo kusht të ruaj ritmin, frymën poetike të vargut fishtian… pa u larguar nga kuptimi, dhe duke e përkthyer varg pas vargu, as një më pak, as më tepër. Teknikisht, sa u përket fjalëve, jam mbështetur më së pari në shpjegimet (shkruar nga Danjel Gjeçaj) që përmban vet botimi i 1958-ës. Se dyti, kam përdorur shumë fjalorë (atë të Tahir Kolgjinit, Shpalime rreth Lahutës, fjalorin e Gazullit, atë të Mehmet Elezit dhe Fjalorin e Gjuhës së Sotme Shqipe, Fjalorin e orientalizmave të Tahir Dizdarit dhe të tjerë). Së treti, krahasimi me përkthimin shum serioz anglisht të të ndjerit Robert Elsie më ka ndihmuar shumë. Disa studime tjera mbi Lahutën më frymëzuan dhe më ndihmuan të shkruaj shënimet shpjeguese. Prej atyre duhet të përmendën : Tonin Çobani, “Lahuta e Malcis. Ngjizja mitologjike dhe Fjalori i figurave mitologjike” ; Xhavit Beqiri – “Lahuta e Fishtës : gjuhë dhe stil”  si dhe vëllimi mbledhur nga At Benedikt Dema, me titull “Gjergj Fishta O.F.M. (1871-1940)”. Në fund, kam lexuar shumë libra e artikuj për të shkruar fusnotat dhe për të vendosur çdo ngjarje të përmendur në Lahutë, në kontekstin e saj historik (bëhet fjalë për librat e mirënjohur të autorëve Mary Durham, Hyacinthe Hecquard, Auguste Degrand, Margaret Hasluck, por edhe për atë të George Gaërych, Nathalie Clayer, Jean-René Trochet, Robert Elsie…), u shpreh ai.

Projekti i radhës për Krasniqin? Po, një antologji të epikës popullore shqiptare. “Pavarësisht nëse dikush beson se këto këngë datojnë që nga lashtësia, apo se ato datojnë vetëm nga shekujt XVI-XVIII, nuk ka rëndësi. Dhe nuk dua të hyj në këtë debat, i cili mendoj se nuk është i domosdoshëm. Këngët kreshnike janë vjersha epike të shquara, si për stilin e tyre, për estetikën dhe faktet që ato raportojnë. Nuk është për shkak se serbët ose boshnjakët gjithashtu kanë këngë epike, ndonjëherë edhe më të gjata se tonat, që vlera e tyre të zvogëlohet. Kur merret parasysh konteksti në të cilin këto këngë janë transmetuar për breza, nga rapsodë kryesisht analfabetë, tek një audiencë, gjithashtu pothuajse gjithmonë analfabetë, atëherë njeriu kupton se sa e pabesueshme është vetëm ekzistenca e tyre. Një përkthim i nivelit akademik në gjuhën frënge, i plotësuar me shënime të shumta, me indeks, harta dhe ilustrime është i rëndësishëm dhe duhet të bëhet”.